Rama në Prishtinë: Mbledhim qeveritë në fund të nëntorit në Durrës

J L

Një javë pasi mori zyrtarisht detyrën, Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar shkuan sot në Kosovë ku konfirmuan mbështetjen për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij përballë tensioneve që po vijnë nga Serbia në ditët e fundit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i jep tërësisht të drejtë Kosovës në çështjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Ndryshe nga reagimet e ditëve të fundit, ku Rama kërkonte dialog, sot ai tha se Serbia po i përdor si pengje, serbët e veriut të Kosovës dhe se është duke nxitur debate mes dy vendeve.

Kryeministri njoftoi mbledhjen e dy qeverive në Durrës në javën e fundit të nëntorit, konfirmim që iu dha “live” edhe nga Albin Kurti, ndërsa shtoi se nisma e Ballkanit të Hapur i ndan dy vendet vetëm politikisht.

Dy kryeministrat u zotuan për më shumë bashkëpunim por edhe për të punuar për një treg unik për kalimin e qytetarëve dhe mallrave.

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë është 1-ditore dhe sot ai takoi edhe 3 kryetarët e partive kryesore të opozitës, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Akoma nuk u binde ti o Rame,se keto mbledhje te perbashketa jane vecse PROPAGANDE MASHTRUESE?
    E kush ne bote i ben keto mbledhje te perbashketa qeverish?
    Po Franca me Spanjen pse nuk bejne mbledhje te tilla?
    TURP!
    TURPO!
    TURP!
    As ne kohen e Kampit Socialist nuk beheshin mbledhje te tilla,o sharlatan mashtrues!

  • Do ta besh o Edi Rama kete takim se amerika ti ka vene koqet ne mengene ,jashte deshires tende.Ne jeten tende politike dy gjera jane per ty pas rrenies nga fiku:ne burg per korupsion(kesaj s’ka avokat te te ndihmoje dhe tradheti te interesave kombetare)Zgjidh e merr.!Ky eshte realiteti Dita,por stafi tuaj eshte i droguar me politike enveriste dhe luften nacional -clirimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *