Rama në Samitin e NATO-s: Do dyfishojmë prezencën në Afganistan

Elton Tafaruci

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve  në Afganistan.

“Shqipëria,-tha Kryeministri, – është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm”

Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.

Share This Article
5 Comments
  • ka boll te rinj te papune qe nuk emigrojne dot ne europe.Ti cosh ne Afganistan se ndryshe perfundojne ne rruge te keqe.20 fishoje numerin.

  • Mos mer ilaçet e Berishes se kane efekte te rrezikeshme anesore.Fole per Albanistanin qe digjet e mos dergo te shuash zjarret ne Afganistan me shurren e mengjezit!

  • Rama ka vendosur te kryej gjithe deshirat e Berishes. Fazllicit i dha tenderin e interkonjeksionit energjise, plehrat po kerkon ti sjelle, ne Afganistan po shton trupa, si duket Sala i ka lene ndonje broshure me udhezime per ti ndjekur.

  • PO PARATE DO TI VESH NGA ATO TE TUAT, APO DO FILLOSH PRAPE OPERACIONIN “KUPONI”.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • Këtë herë Rama nuk jep më dollarë për të dalë në fotografi me Obamën, por jep djem të rinj të vriten në Afganistan, vend me të cilin nuk na lidh asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *