Rama në Serbi si Kryeministër dhe artist, promovon “Kurbanin”

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë në tetor, mes të tjerash për të promovuar librin e tij “Kurban”, për të çelur një ekspozitë pikturash dhe për autostradën drejt Durrësit.

Shefi i Qeverisë shqiptare sipas mediave vendase do të nisë vizitën në Beograd më 13 tetor, kur promovohet ‘Kurbani’ në serbisht.

Libri kurban u shkrua nga Edi Rama pas humbjes së zgjedhjeve  lokale në 2011-ën.

Është parashikuar edhe çelja e një ekspozite me piktura të Kryeministrit.

Rama merr pjesë edhe në Forumin e Sigurisë. Më tej Kryeministri  do të udhëtojë drejt Nishit  më 14 tetor, ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro-serbë dhe do të promovohet projekti i rikonstruksionit të autostradës Nish-Durrës, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *