Rama në Shkodër për legalizimet falas. Një sqarim edhe për protestuesit

Bledar Lumani

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shkodër.

Ai ka dorëzuar 700 certifikata të legalizimeve falas.

Para mbërritjes së Ramës, disa dhjetra persona e kanë pritur atë me protesta para Pallatit të Sportit.

Ata kundërshtojnë ndërtimin e parkingut për stadiumin “Loro Boriçi”, pasi prishen banesat e tyre.

Rama është takuar vetë me ta dhe u ka thënë se ndërhyrja për punimet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të bëhet conform ligjeve.

Ai u tha atyre se për rikonstruksionin e stadiumit duhet të çlirohen hapësirat rreth stadiumit.

Por, Rama tha se fillimisht do të bëhen shpronësimet dhe më pas ndërhyrja.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *