Rama në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë: Një degradim

Bora Basholli

Kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën e re Profesionale Hoteleri-Turzimi në Tiranë, e cila është ndër më të mëdhatë e hotelerisë në vend.

Në këtë shkollë ofrohet mësim në drejtimet Hoteleri – Turizëm dhe Teknologji Ushqimore dhe përgatit afro 1000 nxënës çdo vit. Shkolla është ndërtuar  falë një investimi prej 272 milion lekësh nga buxheti i shtetit.

“Kjo është faza e parë e projektit. Këtu ka qenë një godinë e vjetër e ndërtuar që në vitin 59 me laboratorë të teknologjisë ushqimore. Ajo godinë është rrëzuar totalisht dhe është ndërtuar e re me dy kate ku ofrohen të gjithë laboratorët, po ashtu investim i qeverisë shqiptare,” -shprehet zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen.

“Unë kam qenë këtu, ishte një degradim i madh,” u shpreh Kryeministri Rama.

Me investimet e kryera synohet rritja e numrit të nxënësve që ndjekin këtë shkollë, si dhe realizimi i procesit mësimor vetëm paradite. Ndërsa së shpejti pritet të nisë edhe faza e dytë e projektit, ku është parashikuar bashkimi i shkollës së vjetër me shkollën e re, si dhe shtimi i ambienteve dhe laboratorëve profesionale.

Krahas mësimit, nxënësit zhvillojnë edhe praktikat profesionale në bare dhe restorantet më në zë të kryeqytetit. Gjithashtu nxënësit që përfundojnë studimet në këtë shkollë, kanë një nivel shumë të lartë të punësimit, madje një pjesë e tyre punësohen pa mbaruar ende studimet.

“Shkolla ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me biznese të fushës hoteleri turizëm. Kemi aq shumë kërkesa nga biznesi, sidomos për periudhën e verës, sa ndonjëherë na vjen keq t’i refuzojmë dhe t’u themi që nuk ua plotësojmë dot të gjitha dëshirat. Por, duke filluar nga shtatori, shkolla do ketë kapacitete më të mëdha edhe ne do t’i përgjigjemi më mirë tregut të punës për numër punonjësish. Për cilësi vetëm do ta përmirësojmë,” pohon Sorensen.

Kryeministri Edi Rama tha se specifika e kësaj shkolle, e bën mjaft të kërkuar në një treg, ku turizmi po vjen gjithnjë e në rritje.

“Shkollat e turizmit në vendet që po marrim zhvillim turistik janë super të kërkuara dhe super të rëndësishme. Pavarësisht situatave që po ndodhin, përsëri numri i turistëve duket se vazhdon të rritet dhe nga hyrjet që kemi parë tani në muajin maj jemi më lart se vjet. Mirëpo kjo e gjitha kërkon kualifikim të madh,” theksoi ai.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • ndërtime të mëdha dhe të bukura qënkan bërë!!
    pak të trasha,por sprish punë!!
    propagandë e pastër elektorale!del palloshi që nuk e ka medije në dorë,flet për një godinë skandaloze që është rrëzuar dhe në vënd të saj është një e mbrekullueshme,por në foto kemi palloshin, që duket sikur po shkurtohet nga dita në ditë,pesha e halleve të popullit dhe ngrënja pa masë,dhe dy gra të gjëra!shkollë ndërtim të ri a të vjetër?!
    kujt i plasi,mjafton të shoim larpamësin!!

  • Bere shume gabim qe disa ministra i le per shume kohe ne detyre…midis tyre Lindita Nikollen , nje gomaric injorante qe shkaterroj sistemin arsimor

    • A thua se Lindita është e pa varur nga Rama?
      A thua se e ka bër gjithshka më kokën e saj dhe Rama ka qënë i detyruar të pranoj më kokën ulur?

  • O Km disa ish ministra si lindita hajdute nikolla dhe damjan delaweri coji ne burg se do te cojme ata tu ne burg jane delfine te sali argat serbit i Japan dhe$$$$$.

  • KM e shoqeronte zv.ministrja Danja Sorense,zv,ministri Kurt Wendysel.drejtori per Euro Azine dhe Paqesorin,Nexhdet Turgutqamil,kryetarja e Dhomes se Galanterise Densila Qerrsamit,arkitekti me fame boterore Leonard Dermatol, tenori i operas se Stolholmit,Jurgen Leshmesen dhe kambisti kinez me fame boterore Ali Babai me 40 hajdutet!
    Te gjithe keta moren pjese ne premieren e shfaqjes se operas se pare shqiptare postkomuniste “Tenderi i unazes se re” vene ne skene nga Damian Gjiknur Salesan!

  • Dajakut Faliminderit per keshillat tuaja te vleveshme.Por te gjithe na i ke lene pa zgjillje.Sipas mendjes tende cilet na qenkan ato persona te devotshem perketo pune.A mos ndoshtake qene edhe ti ne ndonje nga te projektuarit dhe ta kane henger hakun.Apo je ti qe po ju ha hakunte tjereve.Me epitete dhe ofendime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *