Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme disa nga reformat më të rëndësishme që qeveria synon të nisë në shtator të këtij viti. Një prej tyre është reforma tek ujësjellësat, në mënyrë që të shmangen abuzimet, lidhjet e paligjshme, si dhe të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm.
Një tjetër reformë sipas kryeministrit Rama do të jetë reforma kundër informalitetit, ku do të ketë operacion frontal në dogana, tatime, e sigurime. Këto deklarata kryeministri Rama i ka bërë gjatë konferencës “Mbështetja e zhvillimit ekonomik”, ku ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke u ndalur tek situata ekonomike në vend, kryeministri Rama tha se qeveria që ai drejton ka realizuar një sërë reformash për të përmirësuar disa sektorë,ndërsa ka përmendur edhe ndërhyrjet që parashikohen në vijim.
“Kemi punuar me ekspertë të rinj për të futur në binarë sektorin e ekonomisë. Ne nuk duhet të lejojmë që të na cënojë një krizë energjetikë. Pati momente në ekonominë e vendit ku u vu re një shterim i dërgesave të emigrantëve.
Ndërhyrje pozitive do të ketë padyshim edhe në sektorin minerar. 200 leje minerare do të revokohen, dhe do po përgatitet plani i mbylljes së zonës së rrezikshme. Po kështu edhe në sektorin e turizmit janë bërë dëmtime të mëdha, me ndërtime pa leje. Po ndërhyjmë për normalizimin e situatës, dhe rritjen e numrit të turistëve në vend”, tha Rama.

O Edo !
Se mos bosh ndonji reform ne tetor.
Te gjitha ne shtator boji.
Ne s’kemi pa gjo akoma. Jemi tu prit me sy
t’zgurdullum.
Apo mos bohet si ai muhabeti i vjeter:
Prit gomar, te mbije bar ?
po cfare reforme uji, me depozita ne tarraca? e di ti zoti kryeminister qe ato depozita po helmojne banoret? sepse nuk mbahet uji stok, por duhet lene ne rezervuar aty ku ka vendin. e dyta ato depozta po shkatrojn kolonat e pallateve, apo prisni qe te bihe nje termet i vogel dhe ta rrafshoj tiranen. Ndoshta do ishte nje zgjidhje e mire ky termeti, se do i benim ndertimet sic duheshin, me gjelberim dhe parkim nentoskor dhe nje nivel te gjithe pallatet, sado qe ne shqiptaret jemi barbar, vetem per te krijuar dhe ndertuar mire nuk jemi.
Kur thote ky reforme rrenjesore dy ghera jane te sigurta, e para qe do bej nje m… dhe e dyta qe do i kepusi qytetart dhe kaq
Te marre pervoje gjitha rajoni si behen reformat .Shto nje brime nje rryp dhe lehteso dhe lehteso xhepin e popullit.
GJITHE UJESJELLESAT I KE MBUSHUR ME MILITANTE QE NUK BEJNE ASNJE PUNE, PERVECESE VOTOJNE PER PS.
KY ESHTE PROBLEMI I UJESJELLESAVE, TE BESOSH QE TI QE E KRIJOVE PROBLEMIN PRAPE TI DO TA ZGJIDHESH, ESHTE SI TE SHIKOSH ENDRRA ME SYTE HAPUR.
ZGJIDHJA E KETIJ PROBLEMI ESHTE TE SHPORRESH NJE ORE E ME PARE MORE MASHTRUES.
Në meksik shtypen 12 mysliman.
.
JEMI ME REFORMAT QE JANE PER TE RREGULLUAR KTE VEND PER TA BASHKUAR ME VENDET EUROPIANE ME LIGJE E RREGULLA EVROPIANE , POR DERI NE SHTATOR NUK MUND TE RRIME PA PIKEN E UJIT TE PISHEM SIÇ PO NDOLL TASH DHJETE DITE NE DOBRAÇ E TE NJE PJESE E QYTETIT TE SHKODRES 300 METER LARG POMPAVE TE UJIT , .
DREJTORIA E UJESJELLSIT QYTET NUK JEP ASNJE NJOFTIM DHE NUK PRANON BANORET NE ZYRE , TURP E FAQJA E ZEZE PER KTE DREJTOR TE PA PERGJEGJSHEM .
sa lavazhe nuk u mbyllen kur jeshe kryetar bashkie, ke
te blloku
te lsi
te parku i liqenit,ku kane hedhur zhavor mbi gjelberim e bejne parking
keta u pasuruan me ujin qe paguajne ne qytetaret, ata cunat ,burra gra qytetare si i quani ju.qe uji juvjen sa mezi mbushen edhe depozitat,blejne dhe uj per te pire dhe fatura 5000 leke te reja vete per nje bidon 5 litra te pishem..
shyqyr qe ai siste beri boviille dhe seliten per tiranen
Per cilin uji po na beke rreforme ? per ujin qe nuk po ja gjejme rrjedhjen, apo per ujin me ndryshk te buljerave , qe kane mbire si kerpudhat neper taracat e pallateve, kjo eshte rreforma, akoma me buljere …….te dhjefsha vendin Europjan te buljerave
Tani qe populli ja la ne dore te gjitha pushtetet ky sipas thenies lapidare te Nard Ndokes o do beje ose s’do beje asgje nga ato qe thote.
VJESHTA!
Do na vije vjeshta prape,
me permbytje e gojen thate.
Mire qe vjen o vjeshtuk,
balte shume por jo buke.
Kthehen nga deti borgjezija,
vdes femija nga urija
Ne Shtator nxihen me radhe,
Monika ,Topalli me Spiropale.
Ne Vjeshte muajin e trete ‘
fillon ‘Beni ecen vete’
Po ne Vjeshten e Nentorit
renkojne eshtrat e deshmorit.
Toka djerre si i krijoi zoti
asgje nuk shkon tek i zoti.
Edhe kjo Vjeshte si te tjerat
me te larte behen ‘pleherat’.
Nje çerek shekulli i biem legenit
ndaj i ndrit qimja KALIT TE XENIT!
Tashme kete figuren e gjate nuk duhet ta marrim seriozisht sepse mania per te dale ne televizion me lajme bombastike e ka bere te shkeputet fare nga realiteti. Deri me tani ende nuk kane qullosur gje e nuk ka gjasa qe te gjullosin ne ne pak se dy vitet e mbetura.
Z. Kryeminister nuk kuptoj nje gje, dy specialist teknik te bashkis elbasan bejne pun private brenda orarit te punes te administrates duke prodhuar planvendosje per pronar dhe keta te fundit I paraqesin ne hipoteken e elbasanit si dhe ne bashkin e elbasanit kundfrejt pagesesave qe behet nga pronaret privatisht, duket sikur bashkia eshte kthyer ne zyr private per keta punonjes dhe iformaliteti eshte brenda istitucionit te bashkis.
Po as ne kohen e Sale rrumpalles DOBRAÇI i Shkodres nuk ka mete pa uje te pishem si sot ne pikun e te ncehtit megjithse ka votuar perhere majtas . Kush po na len pa uje ne Dobraç z, kryeminister .
Ose e thene me shkoqur… reformen e “ujit te holle”. 😉