Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në veri të vendit. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, Basha tha se Rama nuk ka shkuar në Vermosh, Tamare, Malësi të Madhe, Vaun e Dejës dhe Pukë për të dëgjuar hallet e banorëve, por për shfaqje. Sakaq, Basha theksoi se kryeministrit po i sosin ditët e mandatit.
“Tani që ditët e mandatit po i sosin, Edi Rama u nis për Vermosh, Tamare, Malësi të Madhe, Vaun e Dejës, Pukë etj. Nuk është aty për të dëgjuar, është për shfaqje. Nuk është aty për qytetarët, njerëzit me halle, se zgjedhja e tij janë trafikantët, banditët. Me ta është rreshtuar qëkur erdhi në pushtet, me ta po e mbyll mandatin. Nuk është aty për bilanc. Asnjë investim publik, asnjë metër rruge, asnjë shkollë e re, asnjë vend pune në 3 vjet. Asnjë bilanc nuk tregon para qytetarëve të cilët ia plasën në fytyrë këtë realitet të dhimbshëm. Kush ngre zërin për faturat e kripura, për varfërinë, për papunësinë, për arsimin apo shëndetësinë, i ndërpritet fjala: “pusho se jemi në televizion”, citohet në reagimin e Bashës.
Nga ana tjetër Basha theksoi se harbutëria e kryeministrit nuk ka kufij kur u thotë ‘merrni kredi’, në një kohë kur sipas Bashës, ata janë të papunë.

Bjeri moj Lulzime se i bie bukur gajdes,na cave trapin po ne nje vrime i bie ,ke 3 vjete jo sot jo neser do bjere kjo qeveri,i gjithe populli e shef se te gjitha qytetet jane te rregulluara e keto ne saje te Rames ,e jo ashru si ilate ju plehera ,por dije mire se shqiptaret e kosovaret e shohin cdo dite se kush eshte per kombin shqipetar ,Rama ,apo kryekrimineli Berishe ,apo ti mor kelyshi i serbeve,dhe prandaj i gjithe kombi do te votoje Edi Ramen edhe per nja 12 vite rradhasi ,se shpejti ju te dy do te jeni ne burge te Zani Caushi
ik o klysh kurve o lul berisha -basha waar dogs