Rama: Kanabisi u asgjesua kur erdhëm ne në pushtet

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në seancën plenare të kësaj të enjteje ka akuzuar opozitën se ka bërë një “propagandë të madhe” me çështjen e kultivimit të hashashit.

Duke iu referuar komunikatave të policisë kur në pushtet ishte qeveria e djathtë, Rama ka deklaruar se asgjësimi i sipërfaqeve me kanabis atëherë ishte minimal.

“Në vitin më të mirë të qeverisjes së PD u asgjësua vetëm 7 për qind e sipërfaqeve me hashash”, ka thënë Rama, duke i bërë kontrast pretendimeve të opozitës me ndërhyrjen në Lazarat.

“Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë, të cilën ne e shkatërruam”, ka thënë ai, për të shtuar se kurrë më parë lufta kundër drogës nuk ka qenë kaq serioze. “

Ky fenomen po luftohet seriozisht që kur erdhi në pushtet kjo qeveri dhe kur u vu në detyrë ky ministër i Brendshëm”, ka thënë Rama, duke iu referuar Saimir Tahirit.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur deputetja e PD, Jozefina Topalli, e cila ka thënë: “Zoti kryeministër, ky ishte fjalimi më qesharak i yti. Askush nuk i beson ato që the. Hashashi do të jetë njolla jote e turpit”

Share This Article
4 Comments
  • Hahahahahahahahahahahahahahahahahaha.
    Rrofsh o Rama qe u ktheve nga Brukseli dhe shkove ne Parlament 10 min. e na bere per te qeshur.

  • ORE, PERSE MBAROI KOHA JOTE??!!!!

    PO GJITHE KY HASHASH QE ESHTE MBJELLE ANE E MBANE SHQIPERISE, NE “KOHEN TENDE” ESHTE APO JE ME KOHE TE PJESSHME.

    HAHAHHAHAHAHHAHAHA

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK, DHE SPECIALIST HASHASHI.

  • Mire me Jozefinen po me Erisen c’pate o kryepsikopat apo ishte fajtore se beri punen e saj si gazetare?! Mogherini duhet ta dije mire sepse ceshtja e rritjes eksponenciale te trafikut te kanabisit u ngrit edhe ne parlamentin italian. Po nuk qe ne dijeni le te marre informacion nga ministri Alfano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *