Rama: Nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do kishte 85 deputetë

Edona Llukacaj

Kryeministri Edi Rama ka folur të martën mbi nismën e re e anëtareve të partisë socialiste, “Edhe një”. Kjo nismë ka për qëllim arritjen e integrimit të grave në politikë e më tej.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri deklaroi se femrat sot në Shqipëri drejtojnë një sërë institucionesh dhe mbajnë mbi supe punë të rëndësishme. Ai shtoi se nuk e dinte se në krye të Këshillit Bashkiak të Krujës ishte një grua, por e cilësoi këtë një hap drejt progresit shoqëror.

Rama gjithashtu tha se nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do kishte 85 deputetë.

Rama tha: Një barrë e madhe e punës së qeverisë sot mbahet nga ministret që janë gra. Kur vijmë te pushteti vendor, ne kemi përcaktuar një rregull, në rast se kryetari i Bashkisë është mashkull, më e pakta nënkryetari i parë duhet të jetë grua. Sot nuk kemi zbatim të këtij rregulli. Sot para se të vija këtu, iu kam çuar një mesazh kryetarëve të bashkive që të respektojnë këtë rregull.

Gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament dhe në terren. Territori shqiptar është i mbushur me plagë në kuptimin e refuzimit ndaj faktorit grua. PS është partia më e votuar nga gratë dhe vajzat e këtë e tregojnë të gjitha anketimet që ne kemi bërë. Në rast se në Shqipëri do të votonin vetëm gra e vajza, Partia Socialiste do të ishte me 85 deputetë. Po të votonin vetëm burrat, do të ishim rrotë më rrotë ose pak nën rrotë. Ne kemi potencial shumë të madh ende të paçliruar. Unë nuk e dija se kryetarja e Këshillit Bashkiak në Krujë është grua. Nuk e dija. Unë sa e njoh Krujën, sepse kam lidhje dhëndërore.

Rama vijoi duke thënë se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’ por duhet të bëhen pjesë e vendimmarrjeve. Ai gjithashtu ngriti shqetësimin se në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet, ndërsa ironizoi burrat.

Ai u shpreh: “Nuk është e lehtë që në të gjitha organizatat socialiste të kalojmë nga kryesimi në bashkëkryesim. Është një hap shumë kurajoz, por që nuk duhet lënë në asnjë mënyrë me kaq. Mbi të gjitha duhet të materializohet si një përpjekje e përbashkët e të gjithëve, e deputeteve, kryetareve të bashkive, e këshilltarëve, ministreve dhe zv.ministreve. Për të mos lejuar që materializimi i kësaj nisme të jetë fiktiv  për të mos lejuar që përmes fiktivitetit gratë dhe vajzat mos të përdoren si ‘dekor’. Dje kemi diskutuar këtë gjë në Kryesi, të gjithëve u pëlqen kjo nismë. Por kuptohet se djalli fshihet në detaje. Mbi të gjitha, me të drejtë një pjesë e anëtarëve të kryesisë shprehën shqetësimin se mos edhe kjo nisme përsëri nuk na çon më tutje sesa një respektim formal i një rregulli që përcaktojmë sëbashku. Në organizimin tonë në PS, e kemi sfidë të hapur atë ndaj formalizmit dhe fiktivitetit. Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; ska gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe. Çka është më e rëndësishme në kushtet e stome të shoqërisë tonë është se nuk na duhet përfshirja më e madhe e grave për të pasur barazi gjinore, por për të pasur sa më shumë njerëz që janë serioz dhe të aftë”.

e.ll./dita

Share This Article
7 Comments
  • Putankat qe ke promovuar e qe jane turpi i jone neper bote – Se Siç thot nje pushtetare franceze vetemme cantat e kepucet e tyre qe i nderonje cdo fite kur vine e na takojne do kishit paguar bursa per gjithe studentete shqiptare ne france sot! – jane shembulli ma i shemtuam per pse eshte idiotsi zgedhja jote o Edi Rama! Shqiptaret e kane kaluar fazen kur impresionohesh pse nje grua eshte votuar sot i votojne ato qe e meritojne si ne shkoder,E jo di Mimi ne kukes ! edhe ty te dhemb shembulli i shkodres! …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *