Rama: Nëse PD na fton në tryeza diskutimi,ne do të shkojmë

Dita

Komisioni Europian i dorëzoi në orën 16:30 Kryeministrit Edi Rama Progres Raportin për Shqipërinë përmes ambasadores së BE në vend, Romana Vlahutin-it.  Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca është e hapur që të marrë pjesë edhe në tryezat e tjera që do të organizojë Presidenti Bujar Nishani apo dhe Partia Demokratike. “Nëse na ftojmë ne do të shkojmë sapo të na ftojmë”, theksoi Rama.

Lidhur me bojkotin e opozitës, kryeministri sqaroi se : “Opozita gjatë periudhës së qeverisjes sonë nuk do të vuajë asnjë gjë nga ato që kemi vuajtur ne kur ishim në opozitë gjatë qeverisjes së tyre. Ç’ka ne ia kemi konsideruar të drejtë opozitës dje, e konsiderojmë të drejtë për opozitën sot. Çfarë ne kemi kërkuar për opozitën dje, jemi të gatshëm t’ia ofrojmë opozitës sot.

Ne kur braktisëm parlamentin kërkonin hapjen e kutive, ishte një kërkesë konkrete, me një argumentim konkret. Akoma nuk e dimë se çfarë kërkon opozita, përveç largimit të qeverisë, por këtë s’ia plotësojmë ne, por është populli që duhet t’ia plotësojë ose jo”, tha Rama.

Kryeministri Rama deklaroi se raporti konfirmon vlerësimin shumë pozitiv të KE-së për arritjen konkrete të Shqipërisë. “Në këtë aspekt marrim si inkurajim të fortë vlerësimin e Komisionit se qeveria ka treguar vullnet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, se janë shënuar hapa konkretë në luftën e gjyqësorit, se Shqipëria po ecën me përafrimin e legjislacionit në një sërë fushash”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se hapat e ndërmarra nuk zbatohen vetëm se janë direktivë e BE-së, por se për qeverinë është vendimtare që në Shqipëri të vendoset sundimi i ligjit, që në Shqipëri drejtësia të mos jetë sinonim i korrupsionit, administrata të mos ketë pika përputhjeje me korrupsionin dhe jeta e qytetarëve të mos jetë e penguar nga korrupsioni.

***

Vlahutin takon Nishanin dhe Metën

Ambasadorja e BE-së në vendin, Romana Vlahutin, i ka dorëzuar Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Presidentit Bujar Nishani progres-raportin e Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë. Gjatë takimeve dypalëshe, Vlahutin  ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, administrata publike dhe dialogu politik.

Nga ana tjetër, ambasadorja e BE-së, në vendin tonë, ka marrë garancinë e dy zyrtarëve të lartë të shtetit për vijimin e reformave për plotësimin e kritereve për integrimin e mëtejshëm të vendit.

Bushati merr progres-raportin

Po sot, kreu i Delegacionit të BE-së, Ambasadorja Romana Vlahutin, prezantoi para Ministrit të Punëve të Jashtme Bushati, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Ministri Bushati vuri në dukje se: “Statusi i vendit kandidat shërben si inkurajim për përpjekje të mëtejshme në procesin e reformave. Mbetemi përpara një shansi unik për të konsoliduar ritmin dhe zbatimin e tyre në një frymë politike bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse të cilat do të çojnë drejt etapës së radhës, fillimit të negociatave për anëtarësim. Këto rekomandime të Komisionit Evropian përputhen plotësisht me vullnetin e qeverisë për kryerjen e reformës ne drejtësi, vendosjen e sundimit të ligjit dhe se drejtës ne ekonomi, luftën kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe administratën publike, vijimin e luftës tashmë të suksesshme kundër krimit të organizuar, depolitizimin e administratës publike si dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”. /E.K

Share This Article
6 Comments
  • Z. Bojaxhi Edi, ti nuk mund te plotesosh cdo kerkese idiote, antireforme dhe antidemokratike te Adolf Berishes (Lulezimes), ti nuk je pronar i shtetit, je Kryeminister i se majtes ne maxhorance dhe opozites do ti japesh jo ti, por aq sa i jep ligji dhe sa i ka dhene sovrani me 23 qershor, ky eshte verdikti dhe urdheri i qytetareve. Sulltanati i Berishes & Familja & Co kriminale duhet te jene pas hekurave te burgut 313, per kriminelet nuk ka liri dhe nuk ka bisedime e tavolina te perbashketa per t’i dhene Ti oksigjen per te mbijetuar, TURP.

  • TE PERSHENDES NGA ZEMRA ..EDI RAMA…SHQIPTARET DHE SHQIPERIA JANE ME TY DHE TE GJITHE SYTE JANE DREJTUAR TEK TY….JE I VETMI KRYEMINISTER QE MUND TE RINGRESH VENDIN DHE TE NDERTOSH SHTETIN LIGJOR….SUKSESE DHE JETE TE GJATE NE DREJTIMIN E SHTETIT…

  • Duam te shohim gjera konkrete,te prekshme se me keto qe thoni zotrote(jo se nuk ç’qendrojne) Saliu iuiuiuiuiuiuiuiuiuiu shtyu 23 vjete perpara e tash po shtyn anash!C’fare do te behet me venien e drejtesise ne vend si shtylla kryesore e nje shteti,ç’fare do behet me ndeshkueshmerine e atyre qe vodhen kete vend e e rropen se gjalli?Apo do vije nje dite e do te na deklaroni se smerreni me te shkuaren, e kush vodhi vdhi e Ju ne emer te qeverise do e falni me anashkalime!Nje nga aresyet qe ky popull iua dha voten ishte dhe ç’uarja perpra drejtesise dhe denimi e jo reabilitimi i hajduteve,vastareve te ketij vendi duke na bere karshillek ne brigjet e detit me vilat lluksoze te ber me parate e ketij populli e shitjen e ketij vendi per skrap!Leri denglat z.Rama por hiq kollaren si nje here ne nje kohe pavaresisht detyres e me kose ne dore fillo e kosit keto ferra qe kemi neper kembe ndryshe nga to do te dalin vetem gjarprinj qe do te pickojne Ty se pari e nepermjet Teje edhe Neve.

  • Bravo Edi ..te lumte ne presim nga ju…qe BE te japi sinjalin…kerko te dergohen ne burg te gjithe te korruptuarit ,filloni nga sali hajduti,vrasesi e gjakpiresi,shitesi e plackitesi i ketij vendi e populli…kete pret Europa,qe ka drejtu syte nga ju z.Edi…..mos u terhiq per asgje se je i fituar..e tere popullin shqiptare e ke pas me shume se 23 qershor 2013..veproni shpejt..
    .Nje keshilli…kur shkon ne takime, ne media kur flet…merr dy shishe uji me vehte se saliu vret kundershtaret e mos i jep shkak saliut ..mos harro edhe kundershtaret e tu si cfare ju beri sali gjakpiresi e vrasesi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *