Rama: Nesër në SHBA firmoset memorandumi për TEC-in e Vlorës, do kemi portin hyrës të gazit për Ballkanin

time

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm mbrëmjen e sotme, ku ka njoftuar se ditën e nesërme do të nënshkruhet memorandum për TEC-in e Vlorës.

Ai tha se ministrja Belinda Balluku do ta nënshkruajë marrëveshjen me amerikanët në Houston dhe kështu porti i Vlorës do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin.

“Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës është në udhëtim për në Houston ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për futjen e Exo Mobile për TEC-in e Vlorës, që do të kthehet në një TEC për gazin e lëngshëm dhe Vlora do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin përmes kësaj aleance me amerikanët.

Është një projekt i nisur me administratën e Trump dhe është ndjekur qysh në fillim dhe me administratën e re amerikane nesër konkludojmë këtë projekt.

Bëhet fjalë për një kalim në një nivel tjetër në aspektin energjitik dhe për rilindjen e një tjetër gërmadhe të lënë pas nga ata që duan të vijnë prarë”, tha Rama në “Real Story”.

h.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Po pse duhet te vije gazi i lengeshem, kur aty po vjen gazi nga TAP,
    qe ka kosto shume te ulet .

    Gazi i TAP , eshte ne Shqiperi, dha mjafton qe tubacioni gazit te TAP te kaloje nje degezim ne Vlore dhe fillon nga Puna TECi ne Vlore

    Qeveria qe do vije duhet ta anulloje kete lloj gazi, se ky nuk mund ta konkuroje dot
    gazin e TAP, ne aspektin e kostos

    • Duhet te vije me Cisterna pertej Oqeanit Atlantik nga USA.

      Nuk e kuptoni qe po tall Bolet me genjeshtra para-elektorale posacerisht per ju?

      Nuk e kuptoj, tallen 30-vite me ju e ju ende i degjoni, besoni e analizoni e pastaj edhe i konfirmoni me vote. Ne fakt konfirmoni gomarllekun tuaj qe votoni.

      Po zgjohuni o njerez se u qelb dynjaja. Zot o zot, ndihmoi te hapin syte.

    • O Rajmond, “qeveria qe do te vi”, kush eshte kjo qeveri?! Sa ishte kosto e asaj germadhe TEC qe saliu e instaloi ne Vlore, di gje ti? Je edhe Vlonjat apo jo?! Keshtu jane bere leket e Shqipetareve rrush e kumbulla!

  • I shume nderuari shkencetar Raimond vlonjati replikat tuaja ne gazeta me mahnitin ketu larg nga Amerika ,shpresoja se do vije kanditaturen per deputet ,ja ke kaluar dhe saliut

  • Nese tech vihet ne pune do jete shume mire por kte porten hyrese ne e siguruam me TAP….nuk e kuptoj kte te Vlores..

  • Rama tall koqet me kete karantinen e Berishes
    Ky eshte pushteti i ketyre kurvave. Hedhin ne ere qindra miliona euro, dhe nuk u hyn gjemb ne kembe. Pastaj i perdorin per fushate si puna e ketij.
    Vlores i ka ngelur dhe kulla e Cenajt mu ne shesh te Flamurit..deshmi pisllekut te politikes dhe varferise mendore, morale e qytetare te vlonjateve

  • Sikur edhe sot ne darke te vije gazi ne Vlore, TEC_i, qe gjasme u vu ne pune ne v.2011,nuk eshte, dhe as qe do te jete ndonje ditnate ne gjendje qe te nxjerr tym e te rrotullohen agregatet. Jam i sigurte qe ai eshte gerryer e do gerryhet nga korozioni. Per mbi 10 vjet pse nuk po rregullohet difekti qe ka. Cdo ore e cdo dite ky Tec po vazhdon te haje para.Le te vije gazi, por me pare gjeni se ku do ta konsumohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *