Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga kjo e hënë do të rihapt qarkullimi në të gjithë vendit, e ndërsa ka bërë me dije se është gati plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
“Meqë jemi të Facebook, një përgjigje për kompetencat që FB im i mori shtetit, gabimisht mendoj që vendimet e mia ishin në fb, asgjë që unë kam postuar në FB s’ka qenë e marrë më parë në mënyrë zyrtare, faqja ime ka ndikuar për të përshpejtuar përhapjen e informacionit, meqë ato po ndryhsonin ditë pas dite.
Shqipëria është një histori suksesi, do të bëjmë cmos që rikthimi në normalitet të mos na kthehet në një boomerang, por normalizimi do të vazhdojë, do të hapim kopshtet dhe cerdhet, kufijtë tokësorë, makina në të gjithë vendin, edhe plazhet. Por asnjë subjekt privat përvec hotele, nuk do vendos çadra në rërë.
Kjo do të jetë java e fundit me zonat me ngjyra dhe kjo fundjave do të jetë e fundit me ndalim kufiri përtej zonës së kuqe, detajet të premtet kur të dalë urdhri nga autoritet. Ju falenderoj për gjithçka dhatë dhe bëni kujdes kur gjithçka varet nga secili prej jush, do të vazhdojmë punën dhe do të prezantojmë shumë shpejt planin e rimëkëmbjes ekonomike, që po merr formë ku do të dalim më të fortë nga kjo vuajtje, do të investohemi me të gjitha energjitë tona, nga fillimi i qershorit do të hapen kantierët e rindërtimit dhe deri në fund të vitit të gjithë të prekurit nga tërmeti do të futen në shtëpitë e tyre. Do të bëjmë një plan investimesh që do të krijojë mundësi të reja, do të zgjerojë frymarrjen e organizmit të këtij vendi.
Si sot viti do e kuptojmë që ne do të bëhemi më të fortë dhe më të mirë. Janë 64 mijë 964 individë që kanë marrë pagat e luftë 19664 të tjerë që kanë marrë 400 mijë lekët e paketës së zgjedhuar! Janë shqyrtuar mijëra raste që nuk i kanë marrë lekët për shkak të bizneseve, edhe do të kenë lekët”, tha Rama.
l.h/ dita

POer cfare histori suksesi derdellit o i marre!
Po keshtu nuk flasin as lideret me te fuqishem te botes e jo ti,qe e ke lene popullin pa buke.[pa liti,pa drejtesi,pa shtet ligjor,pa shendetesi etj!
Ku e ke treguar historine e suksesit izolimin kriminal te 700 mije pensionisteve,kur ata kane mijra semundje te tera ne trup e jo vetem covid-19?
Ti je aventurier sharlatan,prandaj ia fut si kau peles!
Kjo puna e cadrave, qe u be boze, dhe s’ka si te mos behej ndryshe ne nje vend ku vendos Maliqi dhe jo ligji, ku pasi u zu bregu i detit dhe u ndertua sipas qejfit, u zaptua edhe rera nga sejcili subjekt privat, e biles disa zaptuan edhe detin, duke vene kordone edhe ne det, kjo pune e cadrave duhej rregulluar me kohe, qe jo i gjithe plazhi te zaptohej nga privatet, por gjysma te lihej ne perdorim te lire nga cilido qytetar! Mirpo kur s’ka ligj, te presim c’do na thote Maliq rama yne!..