Rama nga Çekia: Në BE kemi mbështetjen e katërshes së Vishegradit

Edona Llukacaj

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ndodhet në Çeki ku po merr pjesë në Samitin e Vishegradit. Kryeministri shoqërohet në këtë samit nga ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook nga samiti, Rama shkruan se jo vetëm ka marrë mbështetje totale nga vendet e V4, që janë Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, për çeljen e negociatave por edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv.

Kryeministri ndan me ndjekësit e tij edhe një numër fotosh nga ky aktivitet, ku shihet sëbashku me liderët e V4 dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë i kryeministrit:

“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik?”.

e.ll./dita

Share This Article
6 Comments
  • Po qe mungonte perfaqesuesi i Kosoves e vuri re kriekaqoli apo te shkuara te harruara kur bente karagjozin patriotik me batute me Vucicin ne Serbi.
    Nuk futesh ne Europe me reklama alla Fuga o kriekaqol po me veprime konkrete. Cfare ke bere zotrote nga ato qe te paten keshilluar komisioneret e BE? Dini gje nga behet shoku Flecke mo? Po kete Hahnin dini gje apo tani qe dolen jashte xhiros i harruat.

  • o timonier u bëre më keq se kolombi a i vrarë me lidhëset e atleteve të bardha!!
    dhe ai ju thoshte çdo ditë marinarve”ja mbrritëm sa të gdhihet do shohëm tokë”!!
    ai të paktën në vënd të indisë gjeti amerikën,ti në vënd të BE, po na çon prapë në turqi!
    o vulëhumbur!!

  • Kryeministri ynë dotë futet në Europë duke plotësuar kushtet dhe jo duke u lutur qeveritarëve të BE si lyps mjeran. Do të vej ti lëpihet edhe qeveritarëve të tjerë, zonjës Merkel, Makronit duke besuar në talentin e tij si diplomat i afirmuar dhe duke u mbështetur fort në diplomacinë e atleteve të basketbollistit dhe barcoletave bajate. Nuk shikon që është një kryeministër i një shteti me strukturë institucionale të rrënuar totalisht i pa pranushëm për drejtuesit normal të Europës. Zgjedhjet që janë themeli i një shteti normal janë shkatrruar nga opozita që s’mer pjesë dhe nga një Edi Rama që bën zgjedhje më të përçudnuara në botë dhe thotë që e ka fajin opozita sepse ai s’paska fare fajë kur 90% e votuesve s’ marin pjesë, ndërsa 10% marin pjesë vetëm që ruajnë vëndin e punës në administrat. Zgjedhjetbëhen më aventureske dhe me tja rrasur njëri tjetrit kur fut duart presidenti me dekretime e çdekretime të pa përgjegjëshme mbështetur në një histori komplloti të tipit Raishtag.Kjo histori e presidentit vlen për një shkrimtar të romaneve policeske dhe nuk i ka hije një presidenti që kërkon të luaj rolin e tij historik si mender burr i vërtetë shteti. Vetëm të shikosh karagjozllëkun zgjedhor në zhvillim e sipër bindesh që ne kemi burreca shteti që në çdo kanceleri europiane të venë, janë njerëz që mund të ngjallin vetëm përçmim tek politikanët normal europian, mund të përkrahen vetëm nga politikanë të sojit të vetë.
    Në të gjithë detyrat që duhet të zbatojnë këta s’kanë realizuar as edhe një dhe barcoletat dhe sajesat primitive diplomatike të kryeministrit tonë nuk na fusin në Europë. Madje futja në Europë me president , kryeministër dhe kryetar opozite kusarë dhe kriminelë të njohur edhe në arenën politike europine si të tillë, do të ishte i deformuar dhe do të vinte në dyshim drejtësinë e vendimarrjeve të qeveritarëve Europian. Do të ishte fyerje për popullin tonë të futemi në Europë me drejtues politikanët më batakçinjë që ka patur vendi ynë, ndoshta e gjithë bota , ndonjëherë.

  • K/minister qe ja nxiu faqen vendit me atletet e bardha qe vesh , le pastaj me tutje ..! Cudi si e bardha te nxikerka kur nuk perdoret me vend ..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *