Rama: Nga janari, 50% më pak vrasje

anazapta
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar heqja e imunitetit te dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ky vendim i hap rrugen kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per dhenien e autorizimit per arrestimin e dy deputeteve, te akuzuar "per deshmi te rreme". /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend duke përgënjeshtruar shifrat e opozitës për rritjen e kriminalitetit tha se, deri tani për vitin 2015 në vend ka 50% më pak vrasje.

“Që nga janari e deri më sot të këtij viti Shqipëria ka më pak se 50 për qind të numrit të vrasjeve krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme. Kjo është një shprehje kuptimplotë e procesit ku është futur Policia e Shtetit, që nuk ka përfunduar, por që po jep rezultate”, u shpreh Rama.

“Rezultate të cilat kanë sjellë dhe një rritje të mbështetjes së SHBA, BE dhe KE ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Dhe s’ka asnjë dyshim që sot jo vetëm jemi në drejtimin e duhur, por kemi arritur në një kohë të shkurtër rezultate që 20 muaj më parë ishin të paimagjinueshme”. 

Më tej ai hodhi poshtë kategorikisht zërat nga opozita se vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat ishte përgatitur nga ministri i Brendshëm.

“Kur thuhet që efektivin e RENEA-s e vrau ministri i Brendshëm me miqtë e tij, ky nuk është një debat politik, por psikiatrik”, tha Rama.

Ai shtoi se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë vlerësimet më të mira nga FBI-ja amerikane, e cila po mbështet krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Share This Article
6 Comments
  • Dakort jam por po te behet reforma ne drejtesi sic duhet e kur nje vrases qendron ne burg pergjithmone vrasjet automatikisht do ulen se si do qe te jete do e mendojne dy here para se te kryejne krimin. Tani bejne e kane bere “qejf” se gjithcka mund te rregullohet duke pasur leke ose miqesira.
    Eshte shume e thjeshte por ja qe nga viti 1990 qe gjerat ecin si ne Kabul

  • Shume mire ja u ben saliu,,,,! E kini lene te flase e e te dhjese ate parlament si i do qefi atij..Pasi e ka pranuar se e ka lejuar vete plantacionin famekeq ne Lazarat,pasi i inkurajoj te gjithe militantet e tij ne cdo cep te vendit tani del e flet e akuzon policine e shtetit se po vret punonjesit e vet.Mire e ka se kur replikat e Saliut zgjasin mbi 30 minuta e me gjithe diskutimet e tij pa radhe e pa fund,e nuk e trajtoni si fajtor e borxhli ndaj ketij populli.Kjo tolerance flet se edhe pozita eshte e te njejtit brume dhe e penalizuar.Shumica e deputeteve te majte jane si pulat nuk ndihen e nuk reagojne ndaj tij.Atij duhet tk nxihet jeta kur te shohe parlamdntin,ti dridhen kembet kur te hyje brenda.Pergjegje jane Ilir Meta,se mban 2 standarte ne drejtimin e etij,kur ka vetem nje rregullore.Po edhe Edi Rama,duhet ta mendoje me mire kete gje .Jam shume i zhgenjyer me nivelin e ulet te drejtimit dhe te zbatimit rregullores se parlamentit,si dhe md reagimet d vakta ndaj ketij bajlozi te poshter antishqiptar

  • Edhe shoqja Lenka nuk fliste me perqindje per prodhimin e grurit por me KV per hektar.

  • Llogarisni se ku jemi kur nje kryeminister e llogarit sukses uljen e vrasjeve.Vertet se zvoglimi i vrasjeve eshte nje e mire e madhe.Po duhet bere punet tjera qe njerzit te mos kene probleme.Njerzve u duhet pune u duhet drejtsi ne institucione e mijra e mijra te tjera gjera qe nje krye minister te quaj sukses e jo numrin e vrasjeve.Pamvarsisht se nuk jep statistika sa ishte vjet e sa per ket vite.Mendoj se jat fute kote si per cdo gje.

  • E SHQIPTARETu mesuan 50vite me diktatur. Por prap edon diktaturen
    E enverit. E
    dhe enveri genjejke ne radio, ne television ,bajke persjon ndaj ballkanit e Amerikrs
    sot po perdorin nje model te tjeter. Pak ma para Akuzuan Sali Berishen Se saliu paska vra AZEM Hajdarin. E qe eka helme Brahim rugoven. Siasht e verteta kurr o paella e diktatures komuniste por ju Mbasi keni batakimin me kryeminisrin serb isajuat keto genjeshtra bashk. Ju isajuat koto genjeshtra. 1 te futni popullin nenje luft civile. Tropoj Kosov. Pastaj tingelin nje pres tjeter serbis. Se per kosoven ta harron serbi ska per me e marr ma.
    Persa iperket Vrasjeve e gjak marrjet vetem qka jan rrit ma shum epo rritet. Bota demkratike ika syt e shikon. Por edhe vesh e degjon. VDEKJE TRADHTARI TE SHQIPTARIS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *