Rama: Nga janari merr fund tradita e biznesit të madh

Leda Hysa

Kreu i qeverisë Edi Rama në ‘Komunikimin e Javës” për këtë të dielë ka pasur në vëmendje informalitetin dhe goditjen e kompanive të mëdha të cilat nuk deklarojnë punonjësit apo pagat reale të tyre.

“E kemi bërë të ditur objektivin tonë për të luftuar informalitetin dhe mundësitë për më shumë janë të mëdha. Është miratuar baza në Kuvend dhe prej janarit do të përfshihet edhe biznesi i vogël dhe vlera e shtuar e aksionit anti-informalitet.

Bashkë me ekonominë po rritet edhe forca e institucioneve. Gropa e detyrimeve mbetet e një madhësi të papranueshme për një vend. Puna duhet të paguhet denjësisht dhe duke respektuar ligjet. Në janar tradita e biznesit të madh që punon me dy bilance do marrë goditje të fortë. Qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave dhe duhet të ketë përputhshmëri”- tha Rama

Rama tha se të gjitha kompanitë që janë mësuar t’ia hedhin shtetit do të goditen fort.

“Ekonomistë e profesione të tjera deklarohen me pagë më të ulët nga ajo që marrin, kjo është e pa tolerueshme dhe e dënueshme. I shmangen shtetit duke i bërë bisht tatimin e fitimit, dhe pensionin e punonjësve. Qeveria nuk do ta lejojë këtë.”, përfundoi Rama.

Share This Article
1 Comment
  • O Rama,nisma juaj ndaj biznesit ne pergjithesi dhe ne vecanti ndaj atije ta “madh”me borxhe marramendese dhe pasuri te fshehura ne banka mafozesh,eshte per tu pershendetur,por dekoratat dhe levdatat ndaj vishove e berishajve,apo heshtja juaj ndaj 1.3 miljard eurove te dalun jashte Shqiperise vetem ne fund gjashtemujorin e pare te 2013,apo levizja e miljardave nga droga ne dite e vite,nuke te len vend te besosh ne te verteten tuaj,qofsha i gabuar por duken si skenare te peshtire te rradhes se buces komuniste dhe pjellave e mostrave te saje.Lus Zotin qe te keshe nxjerrre mesin, dhe bashkepunon me drejtesine ne zbardhjen e shume veprave kriminale e korruptive te politikave te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Koha eshte flori,ajo hecen dhe nuke ka leke te piset e pushtet brenda djallit qe ta ndale.Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju dhe berishovicet e metovicet,apo bashovicet me shoke e shoqe,se drejtesine tani e kerkon me force SOVRANI,USA dhe BE-ja.Beso e bindu dhe bashkepuno me juriste te ardhur nga USA dhe BE-ja,ndryshe pa asnje dyshim,e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr dhe e nesermja e afert ne burg ne nje ferr pa fund,si bashkepuntore,apo autore ne mijra krime e superkorrupsionie te denoncuar me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale aqe dhe me shume popullore e medjatike.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije jetim ,dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite qe kerkon drejtesi,dhe jo me lojra fjalesh dhe lloqe kavaje;thote SOVRANI.Dhe se fundi mos e fshini koken si struci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *