Kreu i Partisë Socialiste në një takim për anëtarësimet e reja në parti, tha se në gjashtë muaj të procesit të riorganizimit, PS-së i janë shtuar dhe 1 mijë anëtarë dhe anëtare të reja.
“Qytetarët në Kavajë kanë bërë 3 herë rrjesht zgjedhjen e duhur e kanë parë transformime brenda dy vitesh më shumë se në 23 vjet të marra së bashku. Cka është bërë është larg së qeni e gjitha, cka do të bëjmë është shumë më shumë se c’është bërë”, tha Rama.
Kryeministri tha se qeveria do të vijojë në rrugën e reformave për të sjellë përmirësimin e jetesës në vend, e në këtë kuadër theksoi se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes Partisë Socialiste.
“Shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm një forcë, Partia Socialiste e Shqipërisë”, theksoi Rama.

Kete e ka kapur rendshem deliri i madheshtise. Ky tashme jeton ne nje dimension tjeter, ate te cmendurise dhe te shkeputjes totale nga realiteti. Jo me kot edhe shtepine e ka bere si bunker.
Me ke do e besh more palaco, apo me muxhahedinet nga irani.