Ndërsa Partia Socialiste feston sot 28-vjetorin e krijimit të saj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashsa feston 45-vjetorin e tij.
Nga Lushnja ku ndodhet për një takim elektoral në vazhdë të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama uroi kreun e PD.
Rama tha:
“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”.
e.ll./dita
