Nga Vau i Dejës Rama u kërkoi qytetarëve të votojnë PS në 25 qershor në mënyrë që të ndërtohet një administratë shtetërore larg politikës dhe për të mos qenë të detyruar të ndajnë shtetin në copa.
Rama: Vij te porta tjetër që është porta e administratës që është një portë e mbyllur për qytetarët shqiptarë. Është një portë që hapet me lekë. Në Hipotekën e Shkodrës ju e dini vetë.
Është bërë si me qenë konsullata Austro-Hungarese në Shkodër, me shku me marr vizë për në Austro-Hungari.
Dua ta them qartë, kjo nuk është për ne çështje për lufte politike, nuk kemi luftë politike me asnjë ne.
Kjo është një luftë për Shqipërinë që ne duam, për shtetin që ne duam të ndërtojmë. Këtu PS, që ta themi deri në fund, PS, PD nuk janë pa faj në këtë histori. Nuk është kjo thjesht se na dolën ca parti të vogla, por ama nëse duam ta zgjidhim këtë cështje e zgjidhim duke i dhënë një votë të plotë PS, që ne mos ulemi pas zgjedhjeve dhe të fillojmë të ndajmë shtetin në copa. \Është një sistem që është ngritur mbi votat.
Rama premtoi rritjen ekonomike mbi 5% për të cilën do të luftojë njësoj si për vettingun.
Rama: Siç bëmë për vettingun që hoqëm të zitë e ullirit, por ama ia dolën, rritjen ekonomike mbi 5% dhe do të krijojmë kushte për rritjen e punësimit si asnjëherë më parë.
Kryeministri i tha qytetarëve se nëse duan që gjerat të shkojnë përpara atëhere duhet të votojnë betëm për PS.

Sa oreks qe ke mor burr.? Sa i zgjuar e do tepsine e bakllavase komplet per vehte ..Por mbi te gjitha ,do tna kthesh ne vitin 91 ,Nje parti PPSH ..Ne e provuam diktaturen , , Kjo do te thote harroje ,bile perfundimisht ,o hipokrit dhe mbi te gjitha shejtan budalla. Keq i ke pazaret kesaj here , mund te dalesh edhe ne opozite ,mos te duket cudi dhe per mua e meriton ,o i nipi Spiro Kolekes .
Shtet krijoi PPSH dhe ja pame hajrin.Tashti ky I shkreti pasi ka kater vjet me belxhik ne krah qe ended sa be Surrel sa be Jurope kerkon pushtet te pakufizuar qe ne vend te fjales mirmengjes te na thote burg.
Harro mushke Valarene.