Shoferi I kamionit që u përplas me mjetin e 5 të rinjve që mbetën të vdekur në kryqëzimin e Vaut të Dejës në Shkodër, është i shokuar. Lajmi se pesë adoleshentët kanë humbur jetën, kanë bërë që ai ti kërkojë ekspertëve të dënohet, sepse nuk mund të përballej më në jetë me një ngjarje të tillë. “Isha më shpejtësi, nuk e mendova se mund të përplasesha. Kujtova se do ta kaloja rrugën shpejt, para se të vinte BMV që ishte mjaft larg”.
Kjo është deklarata që Preng Ndreca u ka dhënë hetuesve të policisë së Shkodrës të cilët po merren me zbardhjen e aksidentit të rëndë mëngjesin e së martës. Ende nuk ka dalë një konkluzion zyrtar mbi shkakun, por sot pritet sot gjatë masës së sigurisë ndaj shoferit të kamionit. Ajo që ekspertët pranojnë deri tani, ka të bëjë me faktin se të dy automjetet kanë qenë me një shpejtësi tej limiteve.
Dje qyteti i Shkodrës ishte i tëri në zi. Në shkollat kryesore, aty ku dhe viktimat ishin nxënës, nuk u zhvilluar mësim. Në orët e pasdites qytetarë, të rinj e të reja I dhanë lamtumirën e fundit, dy prej adoleshentëve, ndërsa për tre të tjerë ceremonia mortore ishte realizuar pasditen e së martës. Mëngjesin e së martës, pesë të rinjtë që po ktheheshin në Shkodrës nga një gëzim në Tiranë, u përplasën me kamionin e druve që vinte nga Puka.
Katër prej tyre vdiqën në vend, kurse adoleshenti i pestë Osman Meraja ndërroi jetën në spital orëve të vona të së martës. Meraja i cili drejtonte edhe automjetin duket se nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra gjatë përplasjes me makinë rreth orës 3 të mëngjesit. Të pestë ktheheshin nga një natë të kaluar nëpër klubet e Tiranes. Ata udhëtonin me një makinë BMË dhe ishin me shpejtësi të madhe. Viktima janë Raelv Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 18, Ledio Pirani 18, dhe Orlend Mreca 17 vjeç dhe Osman Meraja i cili ndërrojë jetën në spital disa orë pas ngjarjes. Orëve pas ngjarjes u tha se pavarësisht shpejtësisë, të rinjtë nuk ishin shkak i aksidentit. Në vendin e quajtur Kryebushat në kryqëzimin për në Vaun e Dejës, një kamion u ndërpreu rrugën, duke mos i lënë asnjë mundësi për t’u shmangur. Kamioni ishte ngarkuar me lëndë drusore dhe përplasja ka qenë fatale. Një nga prindërit e të aksidentuarve, nëna e Ralv Dulit ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ku humbën jetën katër të rinj dhe një i pestë mbeti i plagosur rëndë, në një aksident rrugor ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës. Raelv Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 18 vjeç, Ledio Pirani 18 vjeç, dhe Orlend Mreca 17 vjeç po udhëtonin me një automjet tip BMË me targa SH1818D nga Tirana në drejtim të Shkodrës, ku në afërsi të kryqëzimit për në Vaun e Dejës, u përplasën nga një kamion me targa PU1463A, i ngarkuar me lëndë drusore. Drejt vendngjarjes shkuan efektiva të shumta të policisë, të cilët pasi transportuan pesë të rinjtë për në spitalin rajonal të Shkodrës, nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ekspertë të aksidenteve bëjnë me dije se shkak për aksidentin e rëndë me pasojë katër të vdekur dhe një të plagosur është bërë kamioni i cili i ka prerë rrugën automjetit tip BMË me të cilën po udhëtonin të rinjtë duke mos i lënë mundësi devijimi. Përplasja ka rezultuar fatale për katër adoleshentët e moshës 17- 18 vjeç të cilët humbën jetën menjëherë, ndërsa më vona ka ndërruar jetë në spital edhe drejtuesi i mjetit, BMV, Osman Merja, 18 vjeç. Nga ana e policisë u bë arrestimi i drejtuesit të kamionit, Preng Ndreca 43 vjeç, nën akuzën e shkeljes së rregullave që qarkullimit rrugor me pasojë vdekje.
Infarkt nënës së viktimës
Lajmin tragjik ku Realv Duli humbi jetën së bashku me tre shokët e tij, ka sjellë një tjetër tragjedi në familjen Duli. Zemra e së ëmës së 17-vjeçarit, nuk ka mundur të durojë lajmin e humbjes së djalit të saj, duke pësuar atak kardiak. Elvie Duli është shtruar në reanimacionin e spitalit të Shkodrës, ndërsa sipas mjekëve gjendja e saj është kritike, pasi ka pësuar vdekje klinike. Tre vite më parë Elvie Duli, kishte humbur bashkëshortin, ndërsa mëngjesin e së martës humbi dhe të birin. Familja Duli përbëhej nga 4 pjesëtarë, ndërsa Anisa është vajza e vogël e shtëpisë e cila po përjeton jo vetëm humbjen e të vëllait në aksidentin tragjik, por edhe frikën se mos edhe nëna e saj e braktis.
Bashkia: 22 tetori ditë zie
Ndarja e parakohshme nga jeta e katër të rinjve në një aksident tragjik, ka tronditur thellë banorët e qytetit të Shkodrës dhe jo vetëm. Kjo ka bërë që Bashkia Shkodër ta shpall ditë zie 22 tetorin, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00, ku katër të rinjtë do të përcillen në banesën e fundit. Shpallja si ditë Zie erdhi pas një vendimi të dhënë nga kreu i Bashkisë Shkodër, për shkak të lajmit kobshëm ku katër të rinj humbën jetën dhe një i pestë ndodhet në rrezik.
Edi Rama ngushëllon familjet e viktimave
Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar dje familjet e katër të rinjve që humbën jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të ditës së martës. Rama është shprehur se do të jetë i vendosur për të marrë të gjitha masat në vijimësi për të shmangur tragjedi të tilla.
Më poshtë komenti i Ramës në Facebook:
“Janë rrokullisur drejt së përtejmes, shumë më shpejt se vrapi i makinave që i sosi frymën, jetët e katër djemve të rinj nga Shkodra, që zhytet në zi me vuatjen e katër familjeve, të cilat nuk ka fjalë t’i ngushëllosh. Por, unë dua të shpreh, në radhë të parë, si prind hidhërimin tim tejet të thellë për tragjedinë, që mori katër jetë të reja. Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimsi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë. Durim e forcë paçi, dua t’u them si bashkëqytetar katër familjeve. Qoftë i ndritur vendi e kujtimi i djemve tuaj.”

Shume tragjedi e dhimeshme.Ngushellumet familjarve.
DITA, nje kamion me targa Puke i ngarkuar me lende drusore nuk mund te ece shpejt. Eshte kunder ligjeve te natyres.
Ngushellime familjeve
Vdekja përparon policia regjistron !!? Duhet ta ketë bërë planin? Mjerë ata që humbën jetën në lulen e rinisë!
Ngushellime familjareve. Zoti u dhente force te perballojne kete dhimje. Po nje gje me ben pershtypje mua. Ora 3:00 e mengjesit dhe keta adoleshente neper rruge?? Disa gjera duhet te parandalohen duke mos pritur per tragjedine te ndodh. Dhe per kete nuk i duhet kerkuar ndihma shtetit. Vete familja, shoqeria duhet te ndergjegjsohet. Nuk dua te gjykoj asnje po humbja e jetes se 4 adoleshenteve ne 3:00 te mengjesit duhet te bej te gjithe te reflektojne nga pak. RIP.
Nje kampion me lende drusore (kontrabanda e pyejeve vazhdon). Shpejtesi dhe ndoshta nen efektin e alkoloit (patrulla policie nate nuk ka). Kater jete te rinjsh dhe nje nene ne vdekje klinike. Duhet reflektuar, shteti ka pergjegjesite e veta. Nuk eshte thjesht nje aksident!
Ti ne fakt duhet ta kishe emrin “karagjozi’
Vec ndonje karagjoz analfabet ,mund te thote kaq fjale per 4 jete te humbura
Ne fakt ,nuk eshte aksident eshte mort ,mort ne zemer qe te le pa fryme ,qe te kalon ne vdekje klinike per gjithe jeten .Ne mort mbahet qetesi !
JU QOFTE DHEU I LEHTE RINI E SHPEJTE !
NGUSHELLIME FAMILJEVE !
Shpejtesia e madhe ,kuptohet si te xhindosur , hypja e vehtes ne qejfe , mospasja asnje njohuri per kodin rrugor , tangarlleku qe shikohet nga keta lloj shoferash ne drejtim te makines , mos kultura e theksuar ne rruge , mosrespektimi i tjetrit ne drejtimin e automjetit , bejne qe te ndodhin aksidente te ketij lloji . Ngushellime familjareve per kete tragjedi .
Cunit tim ja kane marre patenten si fillim per 9-muaj, pastaj nuk zuri mend ja morren per dy vjet, tani kane kaluar kater vjet nga marrja e patentes, duhet te paguaje psikiatrin qe kushton sa tre here patenta dhe kur psikiatri te vendose se ka te drejte te hyje perseri per patente, do te duhet te paguajme nga e para edhe njehere te shkreten patente.
Si fillim u zemerova, por tani jam i lumtur dhe qesh me djalin, por ne te vertete jam i lumtur se ai ligj me shpetoi jo vetem djalin, por ndoshta edhe shoket e tij qe gjithmone i kishte me vete ne fundjave per te shkuar dhe ardhur nga disko.
Ligji i ashper si fillim duket si nje ligj diktature, por ky ligj shpeton shume jete dhe jetet jane me te vleshme se nje mercedes apo nje ferrari.
Shqiptare ka ardhur koha ti japim mbeshtetjen maksimale policise, sidomos ata prinder qe duan te kene femijet te sigurte.
Femijet nuk kane faj, eshte mosha, ne duhet ti ndalojme edhe me zorr, jashte deshires se tyre, kjo eshte e perkohsheme do te vi koha qe ata femije adoleshente te behen burra dhe do ta shohin jeten ndryshe.
Djali im eshte tani ne fazen qe ka marre okej nga psikiatri per te rimarre patenten, jam i lumtur, nuk i medoj fare parate, se e kam femijen tim prane, parate nuk kane vlere fare kur ne eshte jeta e femijeve. Por tani e shoh vete se ka zene mend.
Prandaj e solla kete histori qe sdesha ta tregoj, por dhimbe ketyre kater adoleshenteve dhe se fundmi dhe vdekja e djalit te peste, me detyroi te tregoj, se jane jete qe svine me jo vetem per familjen qe jane te shokuar, por jane shqiptare, dhe ne si me te rritur kemi pergjegjesi, per ti mbrojtur femijet tane, deri sa ata te mire apo te keqinj, te ndergjegjesohen se jeta nuk eshte fushe me lule.
U ndricofte shpirti i tyre ne paqe.
Po demokracia esht nje diktature e imponuar,nga klasa e majme per klasen qe kerkon te jetoje nga i majmi!
KU E GJETEN LEJEN E DREJTIMIT KETA ADOLESHENT. UNE DI QE LEJA E DREJTIMIT PER GUJDIM AUTOMJETI JEPET NE MOSHE 22 VJEC. NGUSHELLIMET JANE FJAL , DUHEN VEPRA PER TE PARANDALUAR TRAGJETI TE TILLA.
Ma shpifin keto ritualet e diteve te “zise”,per vdekje qe nuk vijne nga Zoti,por nga nje ortek papergjegjshmerish individuale dhe shteterore.
Ke te drejte Lora,, jemi te zene kush e kush te cirret me teper, por askush nuk reflekton e as ndryshon. Jemi patetike!!
Ngushellime familjeve per humbjen e madhe.
NDJEVA DHIMBJE PER AKSIDENTIN TRAGJIK. DUKE MARE SHKAS NGA KJO NGJARJE, PERVEC MANGESIVE SKANDALOZE QE VIHEN RE NE SISTEMIN TONE RRUGOR. DUHET TE THEMI QE EDHE DISIPLINA E DREJTUESEVE TE AUTOMJETEVE,VLEN SHUME PER TE DESHIRUAR. SINQERISHT KUR KTHEHEM NE SHQIPERI NDJEHEM TEPER I FRIKSUAR GJATE KOHES QE UDHETOJ ME AUTOMJETIN TIM. UNE MUNDOHEM QE TI RESPEKTOJ RIGOROZISHT RREGULLAT E QARKULLIMIT ASHTUN SIC I RESPEKOJ NE SHTETIN KU JETOJ, NDERSA NE SHQIPERI C’ORODITEM.
Ngushellime te thella te peste Familjeve shkodrane. U prehte ne paqe Shpirti i Tyre.
Si prind, i shpreh ngushëllimet të gjithë familjarëve fatkeq, që duhet të përjetojnë këtë dhimbje pa fund!
Se pari,Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve te viktimave…Pushofshin ne Paqe..!
tani,kemi viktimen e gjashte,shoferin….ne komentet tuaja,gjykoni drejt dhe jepini hakun…dhe,erpara se te shkruajme,kerkoj vemendje dhe vetpermbajtje…
Kush e njeh ate fragment rruge e di mire se eshte kendore 90 grade…kamioni ka qene duke hyre apo ka hyre ne kthese dhe meqenese 90 grade,kthesa eshte shume e shkurter,pra,nje kamion i vjeter ne asnje menyre teknikisht,nuk mund te hyje shpejt….eshte krejtesisht e pamundur,aq me teper i super ngarkuar me dru dhe naten me nje pamje shume te kufizuar ndersa fatkeqet,sigurisht kane qene duke ecur me shpejtesi maximale,ata kane qene ne rruge te drejte,absolutisht te drejte dhe pavaresisht dritave qe duhet te kene patur te ndezura,te shkurtera apo te gjata,shpejtesia e madhe nuk te jep mundesi manovrimi apo pakesimi shpejtesie,pa i renduar viktimat me gjendjen e tyre psikologjike nga efekti i konsumimit te alkolit….!!??
Pra,shpejtesia e madhe e mjetit te te rinjeve eshte shkaktari i vetem i fatkeqesise se tyre…
Ne gjykimin tim,duke njohur mire vendin e tragjedise dhe me eksperiencen time personale si shofer mendoj se nga shpejtesia e madhe e mjetit te te rinjeve ( mendoj se duhet te kene qene rreth150-180 km/ore ) fushpamja e tyre e reduktuar ( erresira dhe alkoli ) jane shkaktaret e vetem te tragjedise.Nga ana e kamionit,kthesa qe shoferi duhej te kryente nuk te jep mundesi me teper se 5-10 km/ore shpejtesi….