Rama nis komunikimet e javës, ky është paralajmërimi për të hënën

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga kjo e diele komunikimet javore me qytetaret, ndjekesit ne rrjetet sociale. Ai ka komentuar zgjedhjen e Gramoz Rucit diten e shtune ne krye te Kuvendit teksa shprehu “keqardhje për sulmet e baltës”.

Sipas tij, “koha do ta tregojë shpejt ndryshimin e cilësisë në drejtimin e Kuvendit që s’do jetë klubi i ligjëratave pa rend dite, me një lumë fjalësh sipas hesapeve partiake”.

“Prisni dhe 2.7 ditë për të nisur lehtësimin e jetës suaj”, tha Rama teksa paralajmeroi se zgjidhja e problemit te humbjes se kohes duke marre certifikata ne gjendje civile do te marre fund.

Nesër në 10 paradite do të marr fjalën në Kuvend për të prezantuar programin e qeverisë së re. Qeveria do te shpalle vitin mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe do vendosë për lehtësimet e para të barrës së burokracisë nga shpatullat e njerëzve të zakonshëm. Kjo qeveri është krijaur për të qenë një qeveri e juaja në kuptimin më konkret të fjalës, për të bërë progres të ndjeshem, me shtet punë e mirëqenie.

Ndryshimi i strukturës dhe mekanizmave është vetëm në fillim dhe është fillimi i një ndryshimi që do ndryshojë jetën e cdo qytetari, do ulë korrrupsinin dhe do përshpejtojë integrimin evropian të Shqipërisë. I siguroj të gjithë pa përjashtim se do jem me mish e me shpirt njëri prej jush”, tha Rama.

Share This Article
1 Comment
  • Domethene me Gramoz Rucin ne krye do kete me kulture ne lehjen e qenve te parlamentit.Pse i intereson popullit kjo?iku nje kope qensh erdhen nje kope hienash.Populli do shtet dhe deri tani NUK KA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *