Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e punës për ndërtimin e tre segmenteve rrugore në vend.
Sipas kreut të qeverisë, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore është ndërtimi i rrugëve Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe turizmit, ju uroj një të diel të qetë”, thotë Rama në një postim në Facebook.

PESËDHJETË MILIONË EURO PËR LURËN…
Fejton
Qafa e Mërkurthit ndan Dibrën me Mirditën, më saktë Lurën me Mirditën…
Nga maja e saj shoh dredhat e rrugës që zbret drejt Kurbneshit.
Nga maja e saj, pas një rrotullimi njëqind e tetëdhjetë gradë shoh teposhtën që zbret bjeshkëve të Krej-Lurës, shtëpitë me qoshe mermeri të kuq shkulur nga shkëmbi që merr i pari rrezet e diellit (mbase për këtë është bërë edhe i kuq) për ti zbritur e ngjitur sekonda më pas Arrëmollës, Pregjë Lurës…
Rrotullohem përsëri njëqind e tetëdhjetë gradë dhe në sy më vjen një pamje e bukur e freskët ku era e ziftit përzihet me atë të luleve të pranverës…
Rruga sapo është ngjitur në Qafë.
E vizuar bukur…
Me shenja rrugore që shkëlqejnë…
Gjashtë metra e gjerë…
Nuk më besohet…
I them një njeriu që si edhe unë ia ka ngulur sytë pamjes.
– Më picko të lutem.
– Më pickoi.
– Fort, fort.
Ndjeva dhimbje sa mishi nën këmishën krah shkurtër u skuq si të lyhej me bojë.
-Faleminderit!- i them. Nuk qenkam në ëndërr…
Poshtë, trasesë që zbret për në Krejë Lurë për të marrë Zabelin e Nikës e për tu ngjit në Lurën e Vjetër, makinat e rënda, buldozerët, kreperët, rulot…vazhdojnë ec e jakët në një garë kush t’ia kalojë njerës e kush t’ia lëshojë vendin tjetrës…
Një tabelë e madhe më ngop sytë…
Një hartë gjarpëruese më merr me vete për të më ngjitur në të përpjetat e liqeneve të Lurës.
Skema e rrugës, midis kurorave të pishave dhe gjelbërimit pranveror, e gjerë gjashtë metra, vizuar e bardha mbi të zezë, më flladit duke ma mbushur gjoksin me aromën e luleve të Livadhit të Gjergjit e pesë liqeneve që si kurorë i mblidhen Liqenit të Madh, Liqenit të Koçekut, me një gojëdhënë shtojzovallesh nga më të bukurat.
E lë hartën…
Marr rrugën ulur në ndenjësen e parë të një makine tank nga ata që s’pyesin për gurë e shkrepa në rrugë.
Ecja dhe pas më vinte asfalti i zi dhe vizat e bardha mbërthyer pas tij…
Syri më kish kapur një oaz mes pyjeve që dikur i kam ra mes përmes për tu ngjitur kreshtës nga ku Zall-Gjoçajn e tërë luginën e Matit e merr në dorë si të marrësh një thëllëzë të sapodalë nga guaska e vezës.
I kalova të gjithë liqenet njeri pas tjetrit: të Ziun, të Kallabës, të Luleve…
Ishin tërë ngjyra ndryshe nga fotot e arkivit tim bardh e zi fiksuar një gjysmë shekulli më parë…
Në Fushë të Pelave po zbriste duke fishkëlluar helikat një helikopter i bardhë.
Në qendër një pistë uljeje shtruar mbi dërrasa pishe dhjetë centimetra të trasha nuk i kishte lënë vend betonit aq të dëshiruar e lakmuar nga qeveritarët.
Rreth e qark popull, shumë popull. Kishin ardhur jo vetëm nga kurbeti brenda vendit, nga Bathorja, Kamza e Këneta e Durrësit… por edhe nga Amerika, Kanadaja, Australia… Nga Evropa po e po, nga ajo e Mesdheut dhe nga ajo e rrethit polar.
Nga helikopteri zbriti një njeri i gjatë. Aq i gjatë ishte sa u kërrus fort për të dalë nga dera e makinës fluturuese…
Mikrofonat ia afruan aq afër gojës sa dukej se po i zinin frymën.
Kamerat filmuese dhe fotografuese fiksonin historinë…
Nuk dëgjova gjë nga ato që tha…
Atë çast ra zilja e telefonit…
Ishte Aleksi që si çdo ditë më ftonte të pimë kafe në sheshin para kishës Agio Nikolao, sipas stilit gjerman “secili nga xhepi i vet”, nga një euro ekspresi…
U vonova dhe kafja e porositur si gjithnjë nga ai, ishte ftohur…
Hyra në internet dhe pashë se ato pesëdhjetë milionë euro që Evropa i akordonte Shqipërisë për ndërtimin e rrugëve ishin për…
Nuk po e them.
Pse ta them kur nuk ishin për Lurën, Perlën e perlave të bukurive shqiptare, një ndër bukuritë e shumta të Dibrës që unë i kam me vete në mërgim nëpërmjet fotove bardh e zi?
Edhe po ta them nuk ia vlen, thjesht se për të nuk ka zëra ta lakojnë, nuk ka veshë ta dëgjojnë, nuk ka sy ta shikojnë…
Abdurahim Ashiku
Athinë
Përshëndetje ,Abdurahim Ashiku,për Fejtonin e bukur:
“PESËDHJETË MILIONË EURO PËR LURËN…” ?…
Dhe për një moment duke lexuar ,kujtova se isha në rrugtimin e mrekullueshëm të fejtonit tënd.Respekte,dhe kur të ktheheni në Lurë ,besoi se dëshira juaj do të jetë ralizuar.
Ti z. Ashiku , thua të vërtetën ,
Lura është shumë e bukur !
Lurë ,të bukur e ke emrin,
Të bukur e ke edhe vendin,
Kur shikon lisat e bredhat ,
Çiftelisë i dridhen tela,
Nëpër hije n’ cep t’ livadhit,
Ushton zani i këngëtarit .
Këtë bukuri dhuratë prej zotit ,
nuk e gjen rreth e qark globit,
Nuk t’sheh syri gjë më të bukur,
Në liqen lulet të duken si flutur,
Pisha hap krahët si shqipe,
Lura jon ndriçon si rreze drite .
Fija e barit ngjan si fija e arit,
Ujë i ftohtë ,ka ngjyrën e kristalit,
Të jeshë i sëmurë ,aty shërohesh,
Të jeshë i vjetër do të rinohesh,
Ku kam shkelur e çfar kam parë ,
Vend më të bukur, se LURA s’ka.
Kur do degjoj ndonjehere qe “nisi puna per ngritjen e tri fabrikave”! Na vdiqen me keto rruget. Korrupsion i gjalle. Ne vend qe te hape fabrika qe te punesoje njerezit dhe te rrise GDP-ne, merren tere kohen me rruget. Rruget dhe hekurudhat qe ne kohen e Enverit kane qene te gjitha te ndertuara. Prandaj nuk e kuptoj kete zallamahi per keto rruget!
O katarakt, po pse fabrikat qeveria do ti ndertoje o u befsh lemsh?!
Po pse jo?! Dukesh qe je rendshem i palexuar. Ne France ndermarrjet me te medha, si ato te automobilave, kimike, te aviacionit etj etj, i ka pas ndertuar shteti. Dhe me pas ato jane privatizuar. Keshtu ka ngjare edhe ne Gjermani.Qe ne kohen e Hitlerit. Edhe kur nje sipermarres ishte i suksesshem ne veprimtarine e tij shteti nderhynte dhe i jepte mbeshtetje. Jo vetem me fonde, por edhe duke i vendosur dogane mallrave konkurruese. Ndersa japonezet shpiken dupingun. Po ta spjegoj. Eksportimin e prodhimeve te tyre dhe shitjen nen kosto. E cila i mbulohej nga qeveria. Keshtu kane perparuar vendet e botes. Po me ke te flasesh?! Me ta qe bejne roje te dyert e Egjiptit apo te diskotekave te Europes!
Po çfare rrugesh jane keto more 55 km rruge fshatrash. O debil ik e mbaro rruget kryesore. Unazen e Fierit dhe rrugen deri ne Levan. A do turizem?
Mini porter me gjuhen e fakteve
ME I MIRI KRYEMINISTER DERI SOT !
Nuk eshte i persosur!
Cili kryeminister a President ne Bote eshte i tille !?
Nuk eshte engjell !?
Cili kryeminister a President me Bote eshte i tille !?
Nuk eshte profet !?
Cili kryeminister a President ne Bote
eshte i tille .
As Jezu Krishti e as Muhameti as rekordmenja e paarritshme, e pathyeshme e perjetshme shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, alias Nene Tereza, nuk kane qene as kryeministra e as Presidente !?
Nuk eshte i pagabueshem !?
Cili kryeminister a President, cila qenie njerezore eshte e pagabueshme !?
Por ka kurajon te kerkoje falje dhe te korigjoje gabimet !
Nese keni dyshim shihni vendimin qe shpalli dje qe per cdo ligj qeverie te merret mendimi i popullit dhe paleve te interesuara apo qe preken prej tyre … !
I perkryer !
Asesi !
Edi Rama eshte me i miri kryeminister qe ka pasur Shqiperia deri sot !
Me liberali, me qytetari, me atdhetari, me evropiani, me demokrati, me reformatori deri ne rrezikim serioz te pakten kater here ne dy vitet e fundit te karrikes e pushtetit te vet per te bere shtet !
Uroj te behet dhe me siguri do te behet edhe me i mire!
i pari artist politikan dhe politikan artist ne historine e Shqiperise !
Bravo per rrugen Qaf Thore-Theth.
Me plot gojen them qe kete vere ne zonen e Thethit do te kete dyndje te turisteve.
Me ate rruge skandal , prej rreth 15 km, perseri nuk kishte vende per turistet.
Uroj ta perfundojne para gushtit, sepse ditet ikin.
Shijojeni mrekulline e Thethit.
Une jam mahnitur.
Ne vend te nje letre te hapur per Edi Ramen e Ditmir Bushatin
MOS HARRONI KRYEPERLEN NATYRORE E TURISTIKE GJITHEVJETORE TE SHQIPERISE !?
Edhe vete Valbona mahnitese eshte nje vegsh perballe Bjeshkeve te Namuna !
Te dashur vellezer,
Si bir i llindur fhe rritur ne Bjeshkeve te Namuna nga robi e te Bekuara nga Zoti po ju kerkoj ti beni nje sherbim kesaj treve qe nuk ja bene bijte e saj ne maje te shtetit e diplomacise shqiptare ish- Presidenti e ish- kryeministriSali Berisha e Ish- kryediplomati Besnik Mustafaj dhe tre ambasadoret tropojane Mehmet Elezi, Islam Lauka dhe Mal Berisha …
Nuk kishin faj. Ishin te zene me shume me bitmin e librave te veta se me misionin e vendlindjes se tyre dhe Atdheut te vet !
Ishin Ambasadoret e Librave te vet dhe jo te Shqiperise !
Cfare kerkoj ose sugjeroj !?
Nje turne turistik ne bashkepunim me kryeministrin e shefin e diplomacise se Kosoves dhe Malit te Zi ne Bjeshket e Namuna ne trekendeshin e tyre te arte Valbone- Plave Guci, Bjeshket e Rugoves- Gjerovice – Lume Gashit diku nga fundi i korrikut fillimi i gushtit 2018.
Ftoni edhe ambasadoret e trupit diplomatik Tirane- Prishtine- Pidgorice si dhe biznemenet me te fuqishem te tri shteteve dhe te turizmit amerikan, evropian, kinez edhe rus…
I lutem edhe Azgan Haklajt e Skender Haklajt … Ansambleve folklorike Rugova, te Gjakoves, Decanit, Plave e Gucise + qe te fillojne pergatitjet e festivalit te Bjeshkeve te Namuna ne Markofce, Kungji i Armeve ose buze Liqenit te Dashit…
Te tjerat i ka mikepritja legjendare tropojane por edhe mireorganizimi nga qeveria qendrore dhe Bashkia e Tropojes….
Rezultati I saj do te duke brenda dy tri vjetesh sa te filloje turizmi gjithvjetor nga gjithe Shqiperia e mbare Bota….
Kaq mund ta kishin bere bijat e bijat e Tropojes qe ne vend te vellazerise is vine flaken e dinanimitin, kacafytjet e vellavrasjen te pershkruar aq realisht me kengen per Bajram Currin:
Ajo pushke qe te zuri ty
Muar Malesine bri ne bri …
E moren Malesine qelibar dhe e lane Kandahar !
Ne vend te nje letre te hapur per Edi Ramen e Ditmir Bushatin
MOS HARRONI KRYEPERLEN NATYRORE E TURISTIKE GJITHEVJETORE TE SHQIPERISE !?
Edhe vete Valbona mahnitese eshte nje vegsh perballe Bjeshkeve te Namuna !
Te dashur vellezer,
Si bir i llindur fhe rritur ne Bjeshket e Namuna nga robi e te Bekuara nga Zoti po ju kerkoj ti beni nje sherbim kesaj treve qe nuk ja bene bijte e saj ne maje te shtetit e diplomacise shqiptare ish- Presidenti e ish- kryeministri Sali Berisha e Ish- kryediplomati Besnik Mustafaj dhe tre ambasadoret tropojane Mehmet Elezi, Islam Lauka dhe Mal Berisha …
Nuk kishin faj. Ishin te zene me shume me botimin e librave te veta se me misionin e vendlindjes se tyre dhe Atdheut te vet !
Ishin Ambasadoret e Librave te vet dhe jo te Shqiperise !
Cfare kerkoj ose sugjeroj !?
Nje turne turistik ne bashkepunim me kryeministrin e shefin e diplomacise se Kosoves dhe Malit te Zi ne Bjeshket e Namuna ne trekendeshin e tyre te arte Valbone- Plave Guci, Bjeshket e Rugoves- Gjerovice – Lume Gashit diku nga fundi i korrikut fillimi i gushtit 2018.
Ftoni edhe ambasadoret e trupit diplomatik Tirane- Prishtine- Pidgorice si dhe biznemenet me te fuqishem te tri shteteve dhe te turizmit amerikan, evropian, kinez edhe rus…
I lutem edhe Azgan Haklajt e Skender Haklajt … Ansambleve folklorike Rugova, te Gjakoves, Decanit, Plave e Gucise + qe te fillojne pergatitjet e festivalit te Bjeshkeve te Namuna ne Markofce ose buze Liqenit te DashitNe vend te nje letre te hapur per Edi Ramen e Ditmir Bushatin
MOS HARRONI KRYEPERLEN NATYRORE E TURISTIKE GJITHEVJETORE TE SHQIPERISE !?
Edhe vete Valbona mahnitese eshte nje vegsh perballe Bjeshkeve te Namuna !
Te dashur vellezer,
Si bir i llindur fhe rritur ne Bjeshkeve te Namuna nga robi e te Bekuara nga Zoti po ju kerkoj ti beni nje sherbim kesaj treve qe nuk ja bene bijte e saj ne maje te shtetit e diplomacise shqiptare ish- Presidenti e ish- kryeministriSali Berisha e Ish- kryediplomati Besnik Mustafaj dhe tre ambasadoret tropojane Mehmet Elezi, Islam Lauka dhe Mal Berisha …
Nuk kishin faj. Ishin te zene me shume me bitmin e librave te veta se me misionin e vendlindjes se tyre dhe Atdheut te vet !
Ishin Ambasadoret e Librave te vet dhe jo te Shqiperise !
Cfare kerkoj ose sugjeroj !?
Nje turne turistik ne bashkepunim me kryeministrist e shefat e diplomacise se Kosoves dhe Malit te Zi ne Bjeshket e Namuna ne trekendeshin e tyre te arte Valbone- Plave Guci, Bjeshket e Rugoves- Gjerovice – Lume Gashit diku nga fundi i korrikut fillimi i gushtit 2018.
Ftoni edhe ambasadoret e trupit diplomatik Tirane- Prishtine- Pidgorice si dhe biznemenet me te fuqishem te tri shteteve dhe te turizmit amerikan, evropian, kinez edhe rus…
I lutem edhe Azgan Haklajt e Skender Haklajt … Ansambleve folklorike Rugova, te Gjakoves, Decanit, Plave e Gucise + qe te fillojne pergatitjet e festivalit te Bjeshkeve te Namuna ne Markofce, Kungji i Armeve ose buze Liqenit te Dashit…
Te tjerat i ka mikepritja legjendare tropojane por edhe mireorganizimi nga qeveria qendrore dhe Bashkia e Tropojes….
Rezultati I saj do te duket brenda dy tri vjetesh sa te filloje turizmi gjithvjetor nga gjithe Shqiperia e mbare Bota….
Kaq mund ta kishin bere bijat e bijat e Tropojes qe ne vend te vellazerise ia vune flaken e dinamitin, kacafytjet e vellavrasjen te pershkruar aq realisht me kengen per Bajram Currin:
Ajo push ke qe te kapi ty
Muar Malesine bri ne bri …
E moren Malesine qelibar dhe e lane Kandahar !