Rama: Niveli i korrupsionit turpëron Shqipërinë

redaktor

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama doli në një deklaratë për raportin e TIA-s për korrupsionin.

“Indeksi i korrupsionit të TIA-s e rendit Shqipërinë krahas Etiopisë dhe Nigerisë. Shqiptarët janë cdo ditë e më shumë më të pashpresë. Kjo është dhurata që i bën qytetarëve Qeveria në këtë 100-vjetor”, tha Rama.

Sipas kreut socialist ky nivel korrupsioni e turpëron Shqipërinë në nivel botëror.

“Me këtë nivel korrupsioni nuk ka shpresë që vendi të ketë rritje ekonomike. Jemi këtu për të sjellë ndryshimin dhe rilindjen në vitin 2013”, u shpreh Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *