“Një herë na e vodhën fitoren, e rimarrim më 23 qershor”

anazapta

Partia Socialiste çeli pasditen e sotme në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Në një miting të organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, u prezantuan kandidatët e PS-së për Tiranën, të cilët u shprehën të bindur për fitoren e së majtës më 23 qershor. I fundit që mori fjalën në aktivitet ishte kryetari i PS-së Edi Rama.

Rama: Legalizim banesave dhe heqim taksën ndaj biznesit të vogël
Në hapje të fjalës së tij, Rama theksoi se nëse shqiptarët votojnë numrin 29 në fletën e votimit, pas 23 Qershorit, kryeqytetasit do të fitojnë legalizim të banesave ndërsa biznesi do marrë frymë me heqjen e taksës së vogël.

“Kjo është Tirana kur gjithë shqiptarët ëndërrimtarë erdhën këtu për të ndërtuar një Amerikë të vogël, një Amerikë të vogël të atyre që sot kanë ndërtuar mijëra shtëpi me kursimet e mijëra sakrificave dhe forcën e ëndrrës për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë. Ato shtëpi që prej 22 vjetësh presin shtetin e shqiptarëve, që t’i kthejë, në pasuri të patundshme të cdo shqiptari në Kamëz, Paskuqan, në Kodrën e Prifti, në Allias në Kinostidusio, Kombinat, Bregun e Lumit, njësinë nr 5, në Sauk, në Selitë. Dhe unë zotohem para jush se në 23 qershor duke marrë një copë letër, dhe duke shënuar një kryq tek numri 29, cdo kryefamiljar që pret legalizimin, do e kthejë shtëpinë e vet në pronën e vet përjetëesisht të patundshme”

Pandeli Majko: Fitorja e 23 qershorit do të fillojë nga Tirana
“Mirëseerdhët në fushatën e fitores sonë të madhe. Sot këtu ne të gjithë nisim rrugëtimin drejt takimit me historinë në datën 23 qershor. Sot Tirana, kryeqyteti ynë i dashur pret ndryshimin. Numërimi mbrapsht ka filluar. Kundërshtarët tanë kanë përballë fitimtaret e numrit historik 29. Ne kandidatët e qarkut të Tiranës marrim përsipër të përfaqësojmë në kuvend dëshirën e kryeqendrës së shqiptarisë, Tiranës tonë të dashur për të nxjerrë vendin nga stanjacioni. Tirana është si shpirti i trazuar i shqiptarit, ku flenë bashkë zhgënjimi dhe ëndrra. Në emër të ëndrrës, ne socialistët do të trokasim tek dera e Tiranës dhe tek zemra e Tiranës. Në tiranë fillon Shqiptaria dhe Shqipëria që po troket drejt familjes ku kemi vendin, në BE. Ndërgjegjia e Tiranës është e pandarë nga njerëzit e mirë e patriotë. Që nga Peza e pushkës së parë për liri, tek Dajti dhe Shën Gjergji i mendjes. Nga Kavaja e demokracisë, nga Rrogozhina, Vora, Farka, Preza, deri tek Kamza e lyer blu nga jashtë, por e kuqe nga brenda. Sot frika nuk ekziston për ata që duan lirinë dhe votën e ndershme. Kundërshtarët tanë ta dinë mirë se votat e Tiranës në 23 qershor do të mbrohen nga ligji, por dhe vullneti i çdo qytetari dhe socialisti. Fati i Shqipërisë nuk ka çmim, ai vendoset vetëm nga vota sovrane e popullit shqiptar. Fitorja e lirisë së votës dhe mbrojtja e lirisë së shqiptarëve i bën zgjedhjet e 24 qershorit një betejë historike. Pas çdo militanti qëndron një shqiptar. Pas çdo flamuri partiak, qëndron flamuri ynë kombëtar. Pas 23 qershorit nuk do të ketë humbës, por fitues dhe kjo është Shqipëria, Atdheu ynë. Fitorja e 23 qershorit do të filloje nga Tirana. Pas 23 qershorit ne ju premtojmë një dhëndër tirone për kryeministër. Koha vrapon drejt nesh dhe ne marshojmë drejt saj. Pas 23 qershorit do të sjellim në qeverisjen e vendit një djalë që lindi dhe u rrit në Tiranë, ai është kryeministri i ardhshëm Edi Rama”.

Spartak Braho: Nuk jemi skuadër, por armatë me gjysmë milionë ushtarë
“Përshëndetje vëllezër socialistë. Ndjehem i privilegjuar që jam këtu në mesin tuaj dhe ndjehem si në shtëpinë time. Falënderoj zotin Rama për mbështetjen që më dha për zgjedhjen time. Kjo nuk është skuadër, por është armatë sepse ka gjysmë milioni ushtarë në Tiranë. Vagoni i Aleancës së Shqipërisë Evropiane nuk është një as 40 është vetëm me një shinë. Dhe këtij treni modern të të majtës shqiptare i urojmë suksese. 23 qershori do të jetë dita e përmbysjes së madhe, por do të jetë edhe finalja e revolucionit tonë elektoral”.

Rakip Suli: Me votën pro rilindjes do rilindë çdo familje shqiptare
“Mirëmbrëma forcës aktive të njësisë 11, ku më 23 qershor do të sjellin fitoren për rilindjen shqiptare. Kam nderin që sot jam pjesë e skuadrës së PS, ku më 23 qershor me votën pro rilindjes, pro kryeministrit të ri Edi Rama, do rilindë çdo familje shqiptare. Do përfundojë njëherë e mirë gjunjëzimi i familjeve shqiptare. Siguroj kryeministrin Edi Rama që njësia 11 do ketë një fitore të thellë më 23 qershor. Fitore, Fitore. Fitore”.

Pjerin Nderu: Gropën e Kamzës do ta mbushim me vota
Kamza dhe Paskuqani nuk do të jenë më gropë e zezë e PS. Gropën do ta mbushim me vota për një rilindje shqiptare”.

Parid Cara: Kavaja do votojë rilindjen dhe Ramën kryeministër
“Sot jam krenar më shumë se kurrë që jam pjesë e kësaj skuadre ku përfaqësoj Kavajën. Jam i bindur që më 23 qershor po nga Kavaja do të fillojë ndryshimi, rilindja e Shqipërisë. Në 23 qershor Kavaja do të votojë rilindjen dhe Edi Ramën kryeministër”.

Ledi Shamku: Tirana si Kavaja 2 vjet më parë, leksion demokracie
“Jemi forcë e majtë dhe jemi një me njerëzit tanë. Po kthejmë njerëzit me fytyrë nga sho-shoqi dhe jo me shpinë si ky që po ikën me bisht nën shalë. Jemi ata që lidhim zemra, shembim mure dhe ndërtojmë vetëm ura. Unë jam goc tirone dhe jam krenare dhe du me u thon tironsave me gjuhën tonë, ne tironsit duhet me i dhon Shqipërisë kësaj radhe një leksion demokracie. Kavaja e ka bo dy vjet para nesh. Alternativa është vetëm një, o tani, o tani sepse rilindje ka me qen”.

Dashamir Peza: Atë që bëri për Tiranë, Rama do ta bëjë për gjithë Shqipërinë
“Fshati është një nga prioritetet e PS. Në këto 8 vjet Saliu i ka sjellë fshatit vetëm rrënimin. Jeta e fshatarit sot është si mos më keq. Ne me programin e PS do ta ndryshojmë, do ta transformojmë jetën e fshatit. PS me programin e saj do të hapë 150 mijë vende pune vetëm për fermerët dhe fshatin. Do të investojmë në 4 vitet e ardhshme më shumë se 160 milionë euro për bujqësinë. Nafta nga 180 lekë do të bëhet 130 lekë për fshatarët. Me Ramën kryeministër fshati do të pësojë një transformim të paimagjinueshëm. Atë që Rama bëri për Tiranën do ta bëjë për të gjithë Shqipërinë dhe fshatin. Tirana do votojë për PS dhe Edi Ramën kryeministër”.

Milena Harito: Votoni numrin 29 dhe skuadrën e rilindjes
“Do ta bëjmë fitoren e Tiranës më të thellën që ka parë ndonjëherë ky qark. PS ka një vizion. Ne do të zhvillojmë shërbimet në telefonat tuaj, në kompjuterat tuaj, për ta vënë administratën në shërbim të të gjithëve. Për të krijuar punë të kualifikuara dhe të mirëpaguara për ju. Votoni PS, numrin 29, votoni kryeministër Edi Ramën dhe skuadrën e rilindjes, fitore”.

Alfred Dalipi
Pas 8 vitesh deputet i Korçës jam këtu të ndaj me ju sfidën e rilindjes. Në 2005-n u bëra pjesë e sfidës së Edi Ramës për të udhëhequr PS drejt fitores. Sot jam këtu për sfidën e Edi Ramës, për sfidën e socialistëve, për sfidën e të gjithëve. Jam këtu për Rilindjen e shqiptarëve

 

Blerina Gjylameti
Përshëndetje Tirana!Tirana e di sot më shumë se kurrë se gratë dhe vajzat e Tiranës do të vulosin fitoren e 23 qershorit. Më 23 qershor të gjitha gratë dhe vajzat e Tiranës do të votojnë Rilindjen, programin e Rilindjes Edi Ramën kryeministër. Fitore!

 

Afrim Qendro
Përshëndetje të gjithëve! Të dashur miq. Unë jam shumë krenar që jam para jush e kësaj skuadre. Të jeni të bindur se Rilindja do të fillojë nga Tirana dhe ne duhet t’i rikthejmë Tiranës dinjitetin e humbur. Kanë ngelur edhe një muaj nga data e votimit. Doktori i sëmurë do të kërkojë t’i bëjë të gjithë të zezat që të prekë votat. Por ne garantojmë se s’do të ketë shans. Do të përballet me jetën e të gjithë qytetarëve. Fitorja është e sigurt. Rilindja fillon nga Tirana dhe fillon nga data 24.

 

Postimi i Rames ne Twitter:

Kreu i PS-së, Edi Rama, njofton përmes Facebook-ut takimin me mbështetësit për prezantimin e kandidatëve të Tiranës. Rama shkruan se skuadra e Rilindjes do të prezantohet sot në ora 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa bën krahasimin me prezantimet e kandidatëve të djathtë nga Berisha në sheshe. Rama thotë se Berisha i mbush sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administrate, ndërsa opozita i mbush hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar.

“Sot në 18.00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojmë superskuadrën e Rilindjes për Tiranën.

Me shumë kënaqësi ftoj të gjithë ndër ju që e keni mundësinë të na bashkoheni, të vini dhe të ndajmë bashkë çastet e bukura të një momenti si ky.

Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë.

Është një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona.

Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim.

Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare votën për Rilindjen.

Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh: Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë.

Ne i mbushim hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar.

Që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar”, shkruan Rama.

 

Share This Article
77 Comments
    • zoti rama e ka siklet te madh perballjen diten me njerezit. eshte aftesi me vete te mbikalosh turpin dhe friken e bindjes se nje deshtimi.

      • SOT ISHTE ATMOSFERE FANTASTIKE! VUANI VUANI VUANI O DEMOKRAT KETE HUMBJE TE PARAKOHESHME! SHIKOJENI CFARE EMOCIONI PO PERCJELLIN SOCIALISTET! FITORE FITORE FITOREEEEEEEE

        • Te gjithe sot te mbledhur ne pallatin e sportit per te filluar rrugetimin per ne fitoren e madhe qe mbaron ne 23 qershor. Rruga e fitores eshte e mbushur me njerez me deshire per te punuar dhe per te bere me te miren per shqiperine.

          • Grand atmosfere. Pas kesaj nisemi per ne 23 qershor per nje Grand fitore. Cdo njeri sot po flet per Rilindjen cdo njeri sot po flet per atmosferen shume te zjarrte qe u krijau.

          • Padyshim Tirana do te jete udheheqesja e fitores se padiskutueshme te se majtes, pasi ajo e di c’do te thote te qeveriset nga Edi Rama, ajo keto dy vite e ka ndjere mungesen e dores se Edi Rames ne bashki. Rilindje per Tiranen dhe per te gjithe Shqiperine.

          • Kjo skuader fantastike e Rilindjes per Tiranen do te garantoje transformim rrenjesor te Tiranes, do te zhbeje ate qe ia beri Basha e Saliu ne keto 2 vite dhe do t’i riktheje dinjitetin kryeqytetit shqiptar. Padyshim, Edi Rama, eshte i vetmi qe mund te garantoje Rilindjen e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise!

          • Sot pashe shprese per te ardhmen dhe besim tek keta njerez qe vetem duan qe te clirohen nga kjo diktature e tmerrshme qe po jetojne tani. Askush nuk mund te pengoje deshiren e ketyre njerezeve per nje shqiperi me te mire dhe me te bukur. Rryga e Rilindje eshte e mbushur me njerez qe kane deshire dhe vullnet per te punuar. Te tille njerez i duhen shqiperise,

          • Nuk kisha pare aq shume njerez te mbledhur se bashku. Kishte aq shume saqe nuk kishte vend ku te hidhje nje kokerr molle. Deshira e shqipetareve per Rilindje dhe per ndryshim eshte shume e madhe prandaj sot pallati ishte aq plot. Bravo PS dhe vuajtje per te gjithe demokratet.

        • Me nje skuader si kjo e rilindje fitorja eshte e sigurte sepse te gjithe ata njerez qe ishit sot aty pane me syte e tyre shpresen per nje fitore te madhe. Te gjithe njerezit sot zgjodhen te mbeshtesnin Ramen sepse ai ka programin me te mire. Rilindja eshte per te gjithe ne.

        • Nje bravo per te gjithe deptetet qe folen sot. Por ajo qe duhet pergezuar me shume jane te gjithe ata njerez qe ishin sot aty dhe qe shikoje ne syte e tyre vetem gezim dhe alegri. Shpresa per shqiperine demokratike eshte mese evidente

        • FITORE PER PARTINE SOCIALISTE PER PARTINE SHPRESES PER CDO SHQIPTAR, PER PARTINE QE DO TE SJELLI RILINDJEN MBAS 23 QERSHORIT!

        • Sot u prezantua skuadra e Tiranes dhe u hap fushata e Partise Socialiste, fushata e kesaj partie qe e gjithe populli Shqiptar po pret qe te vije ne pushtet me padurim sepse kjo parti me EDI RAMEN Kryeminister do te ndryshoje vendi!

        • 23 qershori po afrohet, fundi i Saliut po afrohet, RILINDJA po afrohet, me shume se asnjehere jemi te bashkuar qe te ndryshojme shqiperine te gjithe sebashku!

        • Fitorja eshte me prane se asnjehere, duhet te mendojme se mungojne vetem 30 dite nga nga fitorja e madhe e Partise Socialiste.

        • EDI RAMA ME 23 QERSHOR KE TE GJITHE MBESHTETJEN E EMIGRANTEVE, JEMI TE GJITHE ME TY JO VETEM NGA ITALIA POR EDHE NGA GREQIA DO TE VIJNE QE TI MBUSHIN KUTIJET ME VOTE PER PARTINE SOCIALISTE DHE PER EDI RAMEN KRYEMINISTER!

        • Me shume se asnjehere i gjithe populli Shqiptar eshte gati qe te votoje Partine Socialiste per nje RILINDJE SHQIPTARE sepse po te votojme Saliun do te thote te kthehemi 40 vite pas per kete mendoj se do te votojne te gjithe Partine Socialiste, partine e ndryshimit!

          • Sot skuadra e fitores per Tiranen nisi rrugen per ne 23 qershor ne ate date kur te gjithe shqipetaert do te clirohen nga prangat e Saliut dhe do te clirohet per te punuar per veten e tyre.

      • Rilindjen nuk ka asnje gje qe ta ndale sepse ajo eshte alternativa me e mire qe mund ti jete paraqitur shqiperise. Ne kete kohe kaq te veshtire shqiperia ka nevoje per nje program te qarte dhe gjitheperfshires. PS dhe koalicioni i majte jane te vetmit qe i kane ofruar nje alternatove zgjidhje per problemet qe kane.

      • Super Skuader per Tiranen. Bravo bravo te gjithe i kemi syte dhe shpresat nga ju sepse me nuk mundemi te jetojme ne nje vend te tille.

      • deshtimin ke per ta pare ti bashke me te gjithe hajdutet e 10mije kilometrave kur te rreshtoheni te gjithe nje per nje me koken e ulur e me humbjen qe ju pret pikerisht pas 31 ditesh!

      • o tonin rri aman se je tu ja fut kot..zoti rama ke shkelqyer sot nje super skuader kjo e tiranes njerez me vizion e vullnet qe do i sjellin kesaj shqiperie te rrenuar rilindjen e shumepritur..ja ka frike sala qe plasi tu keput pallavra

      • hahayhhahaahahahah rama frike? hahaahahahah ik o tonin se rama eshte mirpritur ne cdo shesh te qyteteve te shqiperise ku njerzit ishin te etur per rilindje

      • atmosfer fantastikeeeeeeeee…nje kryeveper brohorimat thonin vetem fitore fitore …presim nje fitore te thelle deshtoveeee saliiiiiiiiiii rilindje me 23 qershor

      • Eshte Berisha ai i cili del me dhjetra bodyguard dhe trembet nga lazer, Rama ska frik as te ulet mes njerzve se e di mir vendin qe ka dhe simpatise qe ushqejne per te.

      • eshte e qarte per te gjithe shqipetaret tashme qe per hir te se vertetes PS gjithm ka qene fituese ne zgjedhje dhe ato jane vjedhur harbuterisht nga kryeministri fanzme por kjo nuk ka per te ndodhur kete here , ne nuk do ta lejome , shqiptaret tashme jane te lodhur nga mashtrimet e fjalet boshe…. e natyrisht qe ne 23 qershor kane per te bere zgjedhjen e duhur

    • Po skane lidhje sheshet me mbeshtetjen. Simpatizantet e imponuar nuk kane asnje vler, mos mendo se sheshet e Saliut kur dalin punonjesit nga frika mos humbin pune jane motivuese. Shiko pak fytyrat e pjesmarresve per te kuptuar entuziazmin e tyre te verte dhe krahasoje me ato pjesmarrese ne mitingjet e PD. Jane si nata me diten. Frymezimi i majte eshte i dukshem tek nje shumice e madhe.

    • eshte vertete nje superskuader e kjo i ka tmerruar te gjithe salillinjte. bravo Rama per gjithcka Bravo PS per programin e per gjithcfare ke bere e po ben

    • Nje super super Takim. Si kjo as ish pare e degjuar ndonjehere. Eshte dicka marramendese qe tregon qe sot se fitorja e PS eshte e padiskutueshme. Tanime eshte konsoliduar ne PS, tanime fitorja eshte e sigurte

    • BravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooBravvvvvvvvvooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

    • Ne cfare sheshi ti shoku?ne ate shesh ku ishte dhe selami me salen dje qe shkoi u braktis nga te gjithe?Ne ate shesh ku shkojne e rekrutohen minorenet apo punonjesit e institucioneve shteterore vetem se kanosen me heqje nga puna?Ku e ka salen tat mo ne Kavaje?Hemo ku e ke se per te fol dime te gjithe te flasim!RRi aty urte e duro dhe 1 muaj se te ka ardhur koha te kthehesh mes pyjeve 😉

      • Rama lideri qe realisht u duhet gjithe shqipetareve , nje person i vendosur dhe me ideale .. i cili do ta shnderroj Shqiperine ashtu si realisht ne e meritojme .. fitorja tashme eshte e sigurt , kjo eshte e ndjere ne te gjitha takimet e organizuara ..Shqiperia do te rilinde ne 23 Qershor e nuk kemi per te lejuar qe te perseriten historite e vjedhjeve te kaluara.. te gjithe jane te bindur tashme

    • Kush do guxojë të prekë vajzën, babain, nënën apo cilindo familjar, ka prekur shtetin dhe do përballet me Policinë e Shtetit. Kush do guxojë të prekë pronën e familjes shqiptare, ka prekur shtetin dhe do përballet me Policinë e Shtetit,” tha Rama. keto jane fjalet e nje njeriu te madh urime te gjithe skuadres super entuziasem

    • bravoooooooooooooooooooooooooo rilindjeeeeeeeeeeee fitore tanime asgje nuk na ndal..partia socialiste me edi ramen po bejne nje pune fantastike

  • U be 30 dite qe opozita ka humbur zgjedhjet!

    Me 2 Prill kur beri aleancen e ngjalave ajo FIRMOSI HUMBJEN e zgjedhjeve.

    Me 24 Prill,(diten e Xhuxhmaxhuxhit)kur nuk futi dot ne thesin e saj Kreshnikun e martinajve te AK-se VULOSI HUMBJEN e zgjedhjeve.

    Tani ka perfunduar si:

    NJE RILINDJE ME PJATE PERMBYS.

    Qe pasi ta permbysesh pjaten,ta mbushesh se prapthi,me nje luge kafeje gjelle.

    Me garniture taksash progresive e autostrade te kalter.

    E te ushqehesh ne dite tek,te pushosh ne dite cift.

    • ti po nje refren ke o debil e shkuar debilit, kam pare komentet e tua te lodhura gjithandej, copy/paste te njejten gje thua…
      sa gje e ulet, sa njerez te kalbur brenda….

  • Zoti Rama ,ajo qe ju e quani superskuadra e Rilindjes seshte gje tjeter vetem mbledhja te gjithe krimineleve bashke. Ne kete grup te vetmet figura qe mund te dallosh jane ato te bizesmenave,rrugacve dhe individeve qe gjithmone kane kundershtuar ligjin duke u bere penges per zbatimin e tij.

  • Me Berishen ne krye e kemi pare mire te gjithe se cmasaker i eshte bere ekonomis, c’rruge gjysma gjysma jane bere me cmime marramendese qe dalin nga xhepi i taksapaguesit. Rruget jo vetem ndertohen pa pergjegjesi por nje vlere e madhe e parave tona shkojne per rikonstruktimin e tyre. Per te mos folur pastaj per teatret e Berishes ku inaguron rruget ne fillim te ktheses e tek pjesa tjeter punimet skane perfunduar. STOP shfrytezimit te parave te mia, te parave te tua e te parave tona sebashku. Qe duhet nje ndryshim kete e dine te gjithe pervec atyre pak individeve qe qorrazi ndjekin nje doktor te dale ne pension.

  • Nje uofori e jashtezakonshme sot ne prezantimin e superskuadres se Rilindjes ne Tirane…Bravooo Rilindje

  • Super ambient ku ndihej qarte atmosfera e padyshimte e fitores. Tirana eshte e majte, e gjithe Shqiperia esht e majte sepse qeveria demokrate na ka erresuar ditet, por jo per per nje kohe te gjate. Shqiptaret do ti japin Berishes faturen e merituar te nje qeverie deshtimi qe do ngel ne histori si rikthimi i gabuar i nje diktatori qe permes pislliqeve dhe vjedhjeve mori me dhune pushtetin.

  • Nje prezantim dinjitoz i Skuadresn se Rilindjes per Tiranen, entuziazem i jashtezakonshem…kjo eshte skuadra qe do te Rilinde Shqiperin…Bravooooo

  • Ja kenduam dhe kengen e fundit Sali Berishes sonte….e ra Sala prej fiku, e ra si top llastiku hahahaha jarinani hopa ra Sala ne rruget me gropa..

  • Numri 23 eshte numri historik qe do te sjelle Rilindjen e shqiperis, eshte numri i clirimit te ardheut, por edhe numri i Rilindjes se atdheut.

  • Ja ka lezet fushate e paster asnje nuk eshte i detyruar dhe eshte mbushur plot si brenda dhe jashte Asllan Rusit, mbeshtetje masive per Rilindjen dhe PS-ne.

  • Me pelqeu shume menyra e prezantimit. Njerez me intelekt dhe eksperienc ne fushat e tyre, esht nje shenj optimiste per permiresimin e gjendjes aktuale te Shqiperise. Tashme shihet qarte se Shqiperia do te votoj majtas me 23 Qershor, dhe mbetet per tu shpresuar se me ne fund do te kemi nje Shqiperi ndryshe.

  • NE MIRE KUPTIM FLEX TE PERFLASESH RAMEN SI BIR KOMUNISTI ESHTE EDREJTE POR UNE MENDOJ 100 HERE ME MIRE ATE SE SA ATE SATRAPIN TEND QE ESHTE 24 KARAT KOMUNIST FASHIST A NUK ESHTE AI QE PERKRAH TI I TILLE A NUK ESHTE AI QE PRKRAH TI ,QE I NDRONTE BEBELINAT ENVERIT A NUK ESHTE NJESOJ AI IPARI QE VRAU GJYSMEN ESHQIPESE DO TA PRANOJME SE ISH SISTEMI..PO KY QE MESA DUKET TU DHIMSKA KY SHARLATAN NE EMER TE KUJT IVRAU ATA 4 TE ND1ERE NE 21 JANAR / NE EMER TE DEMOKRACISE/////// E NE QOFTE SE TIMENDON SEKJO ESHTE DEMOKRACI ,,,ME NJEREZ ME PIKPAMJE SI E JUAJA NE SHQIPERI KURE SKA PER TE ARDHUR DEMOCRACI E VERTETE RESPEKTE MOS HARO ZOTERI KUSH TOLERON TREGON KULTURE,….KUSH NUK TOLERON MBJELL ARMIQESINE KJO NUK NA DUHT SOT E KURE

  • Madheshtore dhe Europiane thote BESO
    Po ne votojme shqiptarce more djale dhe Rama me ty te mbajne EUROPIANCEN
    Ndersa BERISHA PUSHTETIN

    • ju vidhni kusarce, asgje nuk beni shqiptarce o njerez qe keni mbetur ne mesjete. mos i fusni shqiptaret ne pazaret tuaja te qelbura…

  • Kjo eshte skuadra e Rilindjes, kjo eshte skuadra qe do te drejtoje shqiperin drejt rruges europiane pas 23 Qershorit…Rilindje

  • Nje prezantim madheshtor i Skuadres se Rilindjes per Tiranen, i jashtezakonshem fjalimi i Edi Rames, Kryeministrit te ardhshem te Shqiperis……

  • Provat se si i mbush sheshet Berisha i kemi pare te gjithe. Jo vetem qe na detyron te firmosim per te shprehur voten pro PD por kerkon te jemi prezent ne sheshe. Nje turp i madh per te gjithe ne qe pretendojme se jetojme ne nje vend te lire.

  • Fjalimi i Edi Rames i perkryer, ky eshte lideri ideal i shqiperis europiane, ky eshte njeriu vizopnar e largpames qe do te ndryshoi shqiperin. Ndaj une me 23 Qershor votoj Skuadren e Rilindjes dhe Edi Ramen Kryeminister

  • Nuk ka burre nane qe e vjedh serisht fitoren e 23 Qershorit, sepse do te jete nje fitore historike, fitorja me e thelle ne te gjithe historin e zgjedhjeve…Rilindje

    • Burre nane qe e vjedh fitoren eshte Sali Berisha,dhe kete e ka provuar disa here. Tani do te shohim nese Edi Rama eshte burre nane qe di ta mbroje fitoren pasi deri tani ka provuar te kunderten.

  • Nje sukses i vertet ky prezantim i skuadres se Rilindjes per Tiranen, sot te Asllan Rusi…mbeshtetje e jashtezakonshem…FITORE FITORE FITORE

  • kete radhe Edi Rama do fitoje.kot del Sali Berisha flet neper sheshe e rruge,ne korce kur erdhi para 3 jave inagurovi 1 rruge, prape ate rruge e kishte inaguruar ai vete para 1 viti. b
    Berisha i mudh sheshet me kercenime po mos vajten ne mitingjet e PD do i heqin nga puna.

  • Super skuadra e rilindjes solli emocion ne familjen e cdo Shqipeatri qe beson dhe shpreson per nje vend dhe jete me te mire.

  • Partia socialiste eshte partia progesiste e shqiperis, partia qe ka rreth vetes njerez energjigke dhe me mjaft vullnet per ta ndryshuar kete vend, ndaj me 23 Qershore une votoj numrin 29….RILINDJE

  • Une votoj me bindje te plote Edi Ramen dhe skuadren e Rilindjes sepse kjo skuader ka nje program dinjitoz qe do ta ndryshoi rrenjesisht gjendjen ne shqiperi…..

  • Une votoj skuadren e Rilindjes, votoj Ledi Shamkun, per nje Rilindje te arsimit i cili eshte katandisur e degraduar si mos me keq…une votoj per Rilindjen, per ti kthyer shkolles vlerat e dikurshme, per ti kthyer mesuesit dinjitetin e neperkembur…

  • Une votoj partine socialiste per ti dhene jete programit per Rilindjen e ekonomis shqiptare te rrenuar si mos me keq vitet e fundit. per ta njerre nga humnera ekonomie tone une votoj numrin 29.

  • Une votoj partin socialiste sepse dua Rilindjen e sistemit shendetesor, i cili eshte shkaterruar komplet..une votoj Partine Socialiste per nje sistem shendentesor qe ofrohet falas per kedo qe ka nevoj. Kjo eshte Rilindja e vertet.

  • Une votoj Partine socialiste per ti dhene jete programit qe kjo parti ka per sistemin e taksave, une votoj PS per te Rilindur Biznesin, une votoj PS per taksen progresive, ne menyre qe te kemi nje taksim te ndershem.

  • Une votoj Partine socialiste per Rilindjen e sistemit te dejtesis, ne mennyre qe cdo qytetare te ndjehet i barabart perpara ligjit dhe ligji te jete mbi gjithcka…RILINDJE

  • Nuk eshte e vertete. Sala ka vjedhur dy pale zgjedhje gjate kohes qe ti je kryetar i PS.Zgjedhjet e 2009 dhe Tiranen e 2011. Thuaj nje arsye te vetme pse Sala nuk do vjedhe edhe zgjedhjet e 23 Qershorit.Thuaj se si do ta mbroje PS voten qe i jep populli.

  • Forcaaaaaaaaa PS jeni e vemja shprese qe na ka mbetur. Qytetaret e mbare Shqiperise jane me ju….Kjo eshte Rilindja jone. Rilindaj e shqiptareve te zakonshem.

  • Skuadra e Rilindje eshte e mbushur plot me intelektual dhe individ serioz qe ia vlen te votohen. Ndaj me 23 Qershor une votoj numrin 29 RILIDNJE per Tirane dhe gjithe Shqiperin.

  • Sa miting entuziast ! Keshtu ka per te qene edhe fitorja me 23 Qershor, jo vetem ne Tirane por ne te gjithe Shqiperine.Tirana dhe e gjithe Shqiperia nuk ja fale Sali Berishes vjedhjen e elektorale ne 2009 dhe vjedhjen e mandatit te kryetarit te bashkise Tirane para syve te gjithe shqiptarve dhe nderkombetareve . RILINDJA eshte besimi dhe shpresa e shqiptareve.

  • jo mor shoku rama, nuk te mori njeri fitoren, ti DESHTOVE dhe pranoje te shkreten, se gabimi juaj ketu qendron, e keni te veshtire te njihni veten, ta pranoni ate dhe mund te beni dicka per te rregulluar gabimet tuaja. ju kete gje e keni te veshtire ta beni, qe keshtu ke per te marr vetem deshtime dhe ato te miremerituara.

  • RILINDJE PER TIRANEN ketu nis fitorja e padiskutueshme. Pas Tiranes te gjithe rrethet ane e mbane Shqiperise do Rilindin. Tashme te bashkuar asnje nuk na e prek voten. Fitore dhe vetem fitore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *