Marrëdhëniet me Turqinë, në një nivel të panjohur më parë

anazapta

Në këtë intervistë kryeministri Edi Rama jep disa detaje që lidhen me vizitat në Itali, Turqi dhe Greqi. Sipas Ramës, qëllimi primar i  këtyre vizitave është nisja e një kapitulli të ri për diplomacinë shqiptare.  “Ne jemi të gatshëm qe të ngremë në një nivel të panjohur mardhëniet me Turqinë që e konsiderojmë një partner strategjik”, thekson Rama. Gjate intervistës ai flet edhe për cështjen e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë atë të kufirit detar.

 

Zoti Rama, pavarësisht se ju nuk e keni marrë ende detyrën si kryeministër i vendit, kjo nuk ju ka penguar që të zhvilloni disa vizita jashtë vendit, si ajo në Stamboll, apo në Athinë. Cili ka qenë qëllimi i këtyre vizitave?

Janë takime njohëse dhe takime pune, për të vendosur piketat e bashkëpunimit në funksion të një partneriteti strategjik, që shtrihet mes Italisë, Turqisë dhe Greqisë, për sa na takon dhe po ashtu me vetëdijen e plotë se në marrëdhëniet bilaterale me këto vende Shqipëria nuk ka arritur në gjithë këto vite të bëjë sa duhet dhe të punojë si duhet për të mirën e popullit shqiptar dhe të gjeneratave që vijnë.

 

Ju keni folur për kapituj të rinj në marrëdhëniet me Greqinë, një shembull që duhet të ndiqet edhe me Turqinë dhe për një tjetër stad bashkëpunimi me Italinë. Konkretisht çfarë do të thonë këto hapa që ju po ndërmerrni?

Me Greqinë dihet që ka një moment për t’u kapërcyer, pas një periudhe të vështirë në marrëdhëniet mes dy vendeve, për arsyet e njohura. Ne jemi të përgatitur për t’a kapërcyer këtë moment dhe për të hapur një kapitull të ri, pas një periudhe që i çoi marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Greqisë në një nivel shumë të ulët, gjithmonë për shkaqe që janë bërë të njohura dhe që nuk kanë lidhje me qeverinë e re. Ne jemi të gatshëm, ashtu sikundër në jemi të gatshëm që të ngremë në një nivel të panjohur më parë marrëdhëniet me Turqinë, që e konsiderojmë një partner strategjik dhe jam i bindur se marrëdhëniet bilaterale me Turqinë do të njohin zhvillime të panjohura më parë. Italia është një partner strategjik i kahershëm, një partner strategjik që ka ndihmuar shumë në gjithë këto vite Shqipërinë, por nga partneriteti strategjik më Italinë, Shqipëria nuk ka arritur dot, për shkak të paaftësisë së qeverive të saj të marrë atë që mund të merrte në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

 

Le të ndalemi pak te marrëdhëniet me Turqinë. Në ndryshim nga kryeministrat e tjerë të vendit, duket qartë fakti se ju e barazuat Turqinë si një partner strategjik me Italinë dhe Greqinë. Çfarë ju shtyu ta përfshini Turqinë në këtë partneritet strategjik me vendin tonë?

Përfshirja e Turqisë në partneritetin strategjik është pjesë e programit tonë të Rilindjes në kapitullin e politikës sonë të jashtme dhe është rezultat i një analize të detajuar dhe shumë të vëmendshme lidhur me këtë faktor kaq të rëndësishëm dhe fatkeqësisht të lënë jashtë vëmendjes së nevojshme gjatë gjithë këtyre viteve.

 

A nuk mendoni se kjo dhënie rëndësie ndaj Turqisë do t’i xhelozojë fqinjët tanë?

Unë nuk besoj se ne duhet të merremi me xhelozi potenciale. Unë besoj se ne duhet të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe të çojmë përpara një proces partneriteti strategjik me të tre këto vende në funksion të një Shqipërie më të fortë politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht.

 

Çështja e kufirit detar mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë mbetet një çështje mjaft problematike. Do të doja t’u pyesja nëse gjatë qëndrimit tuaj në Athinë është prekur kjo çështje?

Është një çështje që natyrshëm nuk mund të lihet jashtë bisedave, është një çështje për të cilën ne kemi një qëndrim të njohur, është një çështje për të cilën në kemi të gjithë vullnetin për ta zgjidhur dhe është një çështje tek e cila edhe fqinjët janë të interesuar të gjejnë zgjidhje dhe jam i bindur se me vullnet të mirë dhe me besim reciprok nuk ka gjë që nuk zgjidhet.

 

Zoti Rama nuk është hera e parë që ju shpreheni për zgjidhje të këtij problemi me Greqinë. Më konkretisht ju lutem, si do të zgjidhet?

Tani ne jemi qeveria e re e Shqipërisë për një kohë shumë të shkurtër dhe sigurisht që do mirëkuptoni që çështje të kësaj natyre të mos cenohen në rrugën e zgjidhjes së tyre nga propagandimi i parakohshëm i ideve dhe i rrugëve të mundshme të zgjidhjes.

 

Gjatë qëndrimit tuaj në Athinë u lajmërua ardhja në Tiranë e ministrit të Jashtëm të Greqisë, zotit Venizellos. Cili është qëllimi i ardhjes së tij në Tiranë?

Tiranën do ta vizitojnë shumë shpejt, menjëherë pas marrjes së mandatit nga qeveria e re, ministrat e jashtëm të të tre vendeve partnere strategjike të Shqipërisë dhe këtu nuk shoh asnjë arsye për të bërë dallime, apo asnjë arsye për të spekuluar lidhur me këto vizita të shpejta që janë vizita të dëshiruara nga të treja palët dhe që janë të mirëpritura padyshim nga ne.

 

Pas Italisë, Turqisë dhe Greqisë, cili është destinacioni juaj i ardhshëm në kuadër të këtyre takimeve?

Sigurisht që pasi Qeveria e re të fillojë nga puna ne do të shkojmë menjëherë në Prishtinë, nga Prishtina do të shkojmë në Bruksel dhe nga Brukseli do të shkojmë në Nju Jork, ku do të plotësojmë edhe udhëtimin e menjëhershëm të qeverisë së sapokrijuar.

 

Zoti Rama, faleminderit…

Faleminderit juve dhe kam besimin se me një politikë të jashtme të re, të hapur dhe kurajoze Shqipëria në rajon do të ketë një rol edhe më të fortë si mishërimi i një partneriteti të madh me SHBA dhe me BE.

Intervistoi Muhamed Veliu – TCH

Share This Article
10 Comments
  • Ne kete interviste Veliu i referohet edhe nje postimi te Andi Balles ne Huffington Post. Hapu germalle! Ish b-lepiresi i Alfred Moisiut nga Kanadaja ku jeton me therimet qe jep ndihma shoqerore per te papunet (se si gazetar apo jurist as qe behet fjale te shohe drite ndonjehere) kerkon me force te ri_imponohet ne jeten politiko-shoqerore te Shqiperise e te shqiptareve. Duke shfrytezuar Huffington Postin si testate e lire dhe pa pagese kushdo mund te publikoje ç’te doje, mjafton te behesh member. Ajo qe eshte edhe me qesharake eksperienca e punes qe ai rendit: nuk gjendet as edhe nje therime lajmi qe ai te kete punuar si Botues ne shoqerine Thomson Reuters Canada Ltd. e nuk ka si te jete ndryshe. Ka ardhur koha qe ketij lloj mashtruesi ti pergjigjemi me armen e heshtjes e te injorimit, keshtu me te vertete mund te gjejme ne fund te tunelit ku shovinisti Berisha na ka futur, nje drite.
    Ja dhe postimi im ne Huffington Post per Ballen:
    Editor in Thompson Reuters Canada Ltd? What were you doing in TRC mr. Balla, ass- licking of a former albania’s president Alfred Moisiu, it is not even one data of your presence in TCR Ltd. How do you live, with the money earned in Albania or with money from social assistance? Shut up your mouth and do not freeing my balls with the most of your “articles” because turning down my stomach…

  • O Rama sa I kemi pasur deri tani teper I kemi pas.Tash vetem nese don te siellesh turqit ktu se nuk di se cfar mendoni ju kur dekleroni te pa njohura ma pare.Enveri thoshte populli vlla turk,Berisha kemi lidhje gjaku. Po presim se cfar do besh,se me te gjithe qe takoheni te njejten gje thuani.

  • Maredhenie me Turqine, Palestinen, Jemenin, Afganistanin. Keto jane aleatet tane strategjike. Varja Brukselit Sh.B.A. Prandaj jemi aty ku jemi.

  • Turqia e beri te zbrabset Greqia ne ’97,ku edhe ndihma e lobit grek ne Amerike dhe bote,ishte e fuqishme.E populli shqiptar e ka nje thenie :Miku i mire njihet ne dite te veshtire.Urojme qe edhe ekipi i ri qeverises,te mos injorore historine e faktologjine e kombit qe duhet te qeverisin.

  • Bravo edi maredheniet me turqine duhet te forcohen ,sepse turqia eshte superfuqi ne rajonin e ballkanit .kurse nga greket ske cfare te fitosh ,skane buke per vete .

  • Bravo Edi maredheniet me Turqine duhet te forcohen,sepse kemi cfar te marim ne kete vend,ne Turizem turqia zene nje vend kryesor ne Ballkan,Ndihma qe mund te marim ne fusha te tjera……Me Greqine si vend fqinj qe jemi duhet te kemi kujdes,se Greku greke ngelet,Heqje e ligjit te luftes duhet pere nga qeveria e re,trajtimi i refugjateve atje nga qeveria greke,goditja e partise se re fashiste ne Greqi si nji trajtim i vecante,lufta kunder trafikut te droges ndermjet dy shteteve,dhe maredheniet tregtare midis dy vendeve.Me Italine si vend fqinj matane detit,maredheniet duhen forcuar me shume e duhet te jene eficente per dy vendet tona.Futja ne bisnes me partener Italiane.Me keto tre shtete qe jane dhe anetar strategjik dhe te Natos tekimi juaj z.Edi Rama ka qene me vend.Takimin e rradhes do ta keni ne Kosove,shume mire duhet dhe kjo,me Kosoven duhet qe te kemi nje strategji te matur dhe te detajuar,sidomos ne bisnes,export-import,etj.Z.kryeminister per mendimin tim nuk duhet lene menjane nje tjeter shtet ballkanik e me shume rendesi Rumania,si nga maredheniet e hershme e deri tani,shtet me potenc,me nje industri te mire,ne prodhimin e makinave,anijeve,avioneve,elikoptereve,maqinave bujsore,si nje exportues te energjise ne europa,si nje vend me blektori,turizem veror e malor.Mos te harojme qe ne shqiperi jetojne Arumunet dhe jo pak nga numri i tyre.Pa hyre ne histori,muziket e hymnit shiptar i bere nga Ciprian Popescu,Elena GJIKA princesa me origjine arumune nga shqiperia,Shqiptaret e shumte etj etj……Ne politike keni shume per te bere me maredheniet me Rumanine,atje drejtojne te majtet,PSD,me kryeministe Victor Ponta,i ri ne moshe si ju Edi.Ne gafat e bera nga jozofina topalli me deputetin ero Parlamentar rumune,sepse romania eshte anetare e europes e vota e saj eshte nje plus,njohen e KOSOVES nga Rumania,dhe jam i sigurt qe ju do tja harini te beni.Mos harojme qe nga viti 1990 e deri me sot ne rumani shkojne cdo vit afersisht 70 student shqiptar nga shoqata arumune (studente arumun e shqiptar)Edi Rama si kryeminister i shqiperise ju uroj suksese ne detyre,dhe sa me gjate ne qeveri.Cu nrespect si stima Stefan.

  • MARSHI TURK I EDI RAMES

    Krizave te shumta qe pershkojne gjithe vendet e lagura nga Deti i Mesdheut: ato ekonomike e financiare te vendeve si Italia, Greqia dhe Spanja si dhe ato politike e shteterore te Libise, Egjyptit, Tunizise dhe asaj me te fundit te Sirise, ju shtua edhe ajo e Turqise me protesten e Stambollit, me te 1700 te arrestuarit per mos prerjen e 600 pemeve ne parkun e Gezit.
    E pare ne kete kend veshtrimi, protesta ishte me e thelle nga sa u la te kuptohej nga Erdogani, mikpritesi i “shqiptarit dy meter te gjate”.
    Edhe ne pjacen Taksim, si ne Numasgjane e Tiranes, ishte aprovuar ndertimi i nje xhamije mu ne qender te Stambollit, duke zhdukur me se 600 peme qe ishin mushkeria e blerte e atij qyteti gjigant.
    Dora e hekurt e Erdoganit qe shtypi protesten me gjak e arrestime, uroj te mos ishte qellimi i pjesemarrjes ne visite edhe te “cowboy”-sit Saimir Tahiri per nje asistence te ardheshme llogjistike e taktike.
    Shqiptaret jane te pa prekshem!
    Zhvillimet e viteve te fundit i kane ndryshuar thellesisht pamjen Detit te Mesdheut me tere vendet qe e rrethojne. Kane kaluar tashme shume vjet qe nga shpallja e Bashkimit Euro-Mesdhetar nga ish Presidenti françez Sarkosy ne bashkepunim me ish diktatorin e Egjyptit Mubarak. Ashtu siç ishte programuar do te sherbente si nje rruge e dyte e bashkepunimit mes Bashkimit Europjan dhe vendeve te afrikes mesdhetare me bariqender Pasirin e jo Brukselin e dominuar nga politika e Kançeljeres Merkel.
    Ne vitet e fundit rreth Turqisë, evropianet e BE-se aplikuan dy strategji te shume lidhura me njera tjetren: e para mos pranimi i saj si kandidate per te hyre ne BE dhe ajo e gazsjellesit “South Stream” qe do lejonte kalimin e gazit rus nepermjet fondaleve te Detit te Zi me aprovimin e Turqise si vend kalues i gazsjellesit.
    Ne konkurence me te, te sponsorizuar si nga ShBA-ja ashtu edhe nga BE-ja eshte gazsjellesi “Nabuko” qe shfrytezon gazin iraken duke kaluar mes Iranit, per te krijuar ne kete menyre me pak varesi nga gazi rus.
    Edhe sepse eshte ne ndertim gazsjellesi tjeter “North Stream” qe do furnizoje me gaz rus Gjermanine e Merkelit.
    Përsa i përket hyrjes në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë janë intensive dhe të kohe-gjateshme per numurin e madh te emigranteve turke te integruar tashme edhe nga brezi i dyte i lindur ne Gjermani dhe fillimi i ekzistences edhe te brezit te trete te turko-gjermaneve. Edhe bilançi i pagesave eshte pozitiv per Merkelin qe ne 2012 i kaloi te 8 miliard eurot.
    Ky aktivitet gjermano-turk bie ndesh me interesat françeze ne mesdhe ku edhe eshte partneri i pare i ndjekur nga Italia, ne rraportet me vendet e tjera jo turke.
    Sarkozi duke ndjere rrezikun e forces dominuese te Turqise se Erdoganit, pas rrezimit te Mubarakut, ne ardhshmerine e politikave te vendeve mesdhetare jo-turke, ne favor te aksit turko-gjerman, filloi luften e tij ideologjike kunder perdorimit te velit per grate, te imponuar nga Erdogani ne favor te nje rregjimi te ardheshem islamiko-fetar.
    Per me shume u hodh edhe idea qe ne gjermani i teutonet pas disa dekadave, me kete rritem te lindjeve turke do shndroheshin ne minoranze.
    Mjaftuan keto dy krijime sarkoziane per ti mbyllur Turqise porten e BE-se pergjithnje.
    Po aq i komplikuar eshte edhe ndertimi i gazsjellesit “South Stream” ku interesave franko-ruso-italiane i kundervihen ato amerikane me gazsjellesin “Nabuko”.

    Rrezimi i Mubarakut dhe mos pranimi i kerkeses se Turqise per te hyre ne BE, e shtyne Erdoganin, me ambicjen e tij “neo-otomane” te ndjeke nje politike te re autonome ne kuadrin e mardhenjeve nderkombetare me tere shtetet fqinje dhe ato arabo-mesdhetare, nen ombrellen e paqesjellesit ne konfliktet aktuale dhe ato te ardheshme.
    Per kete, Erdogani, mikepritesi i “shqiptarit dy meter te gjate”, po ndjek dy drejtime per te realizuar endren e tij “neo-otomane”:
    E para filloi qe me mosdhenjen e lejes per perdorimin e bazave turke te Natos per te invaduar Irakun, mosmarreveshjet me Izraelin per ndimen turke popullsise palestineze te Gazes, kerkesa per te leshuar ne hapsire nje satelit spiun per te kontrolluar mesdheun ne bashkepunim me rregjimin Iranian, perkrahja e kundershtareve te rregjimit sirian te Asadit, dhe mosnjohja e gjenocidit te kurdeve, duke krijuar shume pakenaqesi si ne vendet e BE-se ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Se dyti politika ekspansioniste agresive ne drejtim te vendeve ballkanike, duke penetruar ne ekonomite e shkaterruara te Greqise, Malit te Zi, Maqedonise, Serbise per te mos folur per Shqiperine te grabitur deri ne gjunjezim nga shovinisti serbo-malazez Sali Ram Berisha e tere suita b.lepirese e tij, me investime ne sektore jo tradicjonale por ato moderne si ne banka, aeroporte, telekomunikacjone e ndertime te strukturave strategjike me vlera prej miljarda eurosh.
    E gjithe kjo e shoqeruar me identitetin fetar te muslimanizmit si faktor agregant i tere popujve ballkanike te fese islamike, ndermjet propagandes marramendese te vlerave kulturale e historike te turqise, te bukurive natyrore te saj, te kostumeve e traditave te popujve turke, te shumellojshmerise se kuzhines turke per te gjetur ne popujt e tjere te fese islamike, jo-turke, shenjen e barazise e te ngjashmerise se tejdatuar.
    Marshi turk i Edi Rames i dha shkas edhe kryemyftiut te Shkodres te kerkoje futjen e forcuar te mesimit te Kuranit ne shkollat shteterore.
    Politika “neo-otomane” e Erdoganit, mund te na çoje ne nje situate inkandeshente ne tere ballkanin, duke larguar endren e hyrjes ne BE te Shqiperise e te shqiptareve, per te cilen votuam me 23 Qershorin e kaluar.
    Erdogani, me marshin e tij “neo-otoman” kerkon te riktheje hegjemonine shumeshekullore qe aq mire e njohem ne pasardhesit e epirioteve.

  • Persa i takon vizites te zotit Edi Rama ne Turqia si dhe te vleresimit te tij per republiken Turke si partnere strategjike, jam jo vetem aprovues, por edhe entuziast. Cilido qe del kundra tregon jo vetem miopine historike por edhe keqdashjen. Nga kujtimet e Qerem Bej Vlores del qe nder shekuj, ne disa shtete nen varesi e perandorise Turke, kane drejtuar Shqiptare. Pra, ne kemi nje histori realisht te perbashket, gje qe me shpie tek bindja se ne cdo rrethane tragjike qe mund ti imponohet Shqiperise nga fqinjet e afert… vetem Turqia mund te na gjendet prane me tere potencial in e saj. Kete e kane treguar edhe ngjariet e viteve te fund it, kur Shqiperia, per faj te politikaneve tane aventuriere, shkoi deri ne prag te luftes civile…
    Gjithashtu, nuk mund te anashkalohet as fakti qe ne republiken Turke banojne rreth 7milion shqipetare.

  • Neve na duhet perqendrimi ne bashkepunim te ngusht :Amerika dhe Bashkimi Europian. Te tjeret ne plan te dyte, jo strategjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *