Sot për të ardhmen e Ramës,
është shumë vështirë të vë bast,
por shoh që ka rrotull vetes,
gjithnjë e më pak entuziastë!
Në muajt e parë kur e mori,
menduam do shkonte për mirë,
por sot pas 3 vitesh po shohim,
një yll në rënie të lirë!
Një yll në rënie të lirë,
një e vërtetë që më frik’
çdo ditë që kalon e më shumë,
shqiptarët ndaj tij jan’ skeptik
“Saliu është kaq qesharak!”,
na thotë Edvini përdita,
por të gjitha betejat ligjore,
po i fiton opozita!
Dhe peshqit lart tek Liqeni,
tani padyshim kanë kuptuar,
këtu çmontim i “Qershorit”,
vërtet seriozisht ka filluar!
Kambanat po bien me kohë,
s’është ky fillim i fillimit,
dhe heqja e Koço-mandatit,
është në vijim të çmontimit!
Jo thjesht’ se thotë: E kam mik,
por si deputet mund të mbrohej,
dhe në thertoren e Salës,
nuk kish arsye të çohej!
Por edhe Prenga i Laçit,
të prisnin të tijtë të gjykohej,
pastaj kish kohë pambarim,
dhe qetësisht përjashtohej!
S’kemi me qejf që të themi,
se lis nuk bëhet rigoni!
Por kurrë një Lider nuk duhet,
ta komandojë emocioni.
Dhe në Reformë, si duket
gozhdë tjetër PS-së po i ngulin,
se Nenin njëzet e pesë,
Ky Lu-ja e bëri për Lulin!
Ky Lu-ja e bëri për Lulin,
dhe nuk i ra fare anës,
që Luli të jetë i paprekshëm,
kur t’ futet në zyrën e Ramës!
Se rotacioni do ndodhi,
kjo s’do shumë mendje të hollë,
dhe kjo Reformë e pështirë,
i heq Lulashit çdo njollë!
S’kuptojmë se ç’është ky nxitim
kur vetes kan’ për t’ia ngjeshur,
një Popull i gjithë i menduar,
një Kryeministër i qeshur!

“Sot per te ardhmen e Rames”
une jam gati te ve bast,
sepse shoh qe rreth tij
vecan shtohen entuziast!
” Ne muajt e pare kur e morei,
menduam se do shkonte per mire ”
Edhe vertet’, qe nuk u gabuam
Per ket’ yll ne ngjitje te lire…
“Nje yll ne ngjitje te lire”,
Nje e vertete qe nuk me frike!
“Cdo dite qe kalon e me shume”
Keqardhje ndjej per ca skeptik.
……………………………………………