Zgjidhet Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili falenderon të gjithë kandidatët që iu përgjigjen ftesës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa shprehet se kjo pjesëmarrje i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke sjellë sipas tij një skuadër ndërkombëtare.
Më tej ai bën me dije se kryetarja e re e Bordit të Akredimit është zgjedhur Shqiponja Telhaj.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
ZGJIDHET Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj. Me një falenderim të përzemërt për të gjithë kandidatët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, jam i bindur se falë kësaj pjesëmarrjeje përtej çdo pritshmërie, do të kemi një superskuadër ndërkombëtare në mbikqyrje të cilësisë së universiteteve tona
SHQIPONJA TELHAJ, kryetarja e re e Bordit të Akredimit është profesore e asociuar në Sussex University në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics. Ka doktoruar në Staffordshire University. Ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjoze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.
e.r/dita


Do dalë foto në Valbonë me gjethe kungulli përpara kjo e Anglisë me A. Lelën?
Me kete mbiemer kjo vajze mos eshte gje nga Vlora ?
Mjaft se na vele..!
Motra e kryeministrit te Anglise…Boris Johnson
Shkencetare ishte edhe Rudina Seseri kur erdhi ne Shqiperi per te ndihmuar rilindjen e Shqiperise,por kur u ndesh me arrogancen,mendjemadhesine dhe diktaturen e Rames,dorezoi mandatin e depoutetes dhe iku ne SHBA!
Sot Rudina Seseri eshte shpallur si nje nder 100 femrat me te sukseseshme ne SHBA ne fushen e Teknologjise se Inteligjences Artificiale!
Eshte e habiteshme se kush e zgjodhi kete femer ne kete post,cfare kriteresh u perdoren,me cfare cilesishe u vleresua pervec dipllomave dhe artikujve qe paska bere ne Angli!
Djali im ne SHBA ka 8 vjet qe punon me sukses ne nje institucion nga me te suksesshmit atje,por akoma edhe sot NUK I KA KERKUAR NJERI T’U TREGOJE SE CFARE DIPLOMASH KA,por e vleresuan nga performanca ne pune duke e testuar ne cdo hap te metejshem!
Dhe sot e mbajne ne pellembe te dores atje,pa i lepire sumen shewfit,partise apo dhene ryshfet,sic ndodh ketu!
Eshte turp i madh,qe i pari,qe i merr ne interviste punonjesit e cdo niveli,vete kryeministri,me profesion piktor zhgarravites dhe me pas te perzgjedhurit e tij i seleksionojne ministrat etj me poshte!
Ndersa ne SHBA ndodh e kunderta:Punonjesit i zgjedhin me shkalle specialistet e cdo fushe deri sa i vjen radha atyre te Burimeve njerezore te caktojne pagen!
Pronari i firmes nuk merret fare me kete proces,se ndryshe ai hedh poshte vartesit e tij!
Por kryeministri jone kerkon te dale vete i pari ne cdo gje,prandaj administrata shqiptare eshte sot plotesisht e kalbur!
Ja dhe cilesia e arsimit tashme u rregullua! Jo po le te kujtojne tani te dipllomuarit e te dipllommuarat, dhe ata| ato te gjinise asnjanese, se kane per ti marre provimet e futjes se kondomit ne banane pa kokcarje! Tashme do te provohen te gjitha masat e kondomeve dhe jo vetem ato XXL!
10 akademike te rinj+11 ky bord = 22 persona qe do te paguajne shqiptaret c’do muaj.Jo keq.Javen tjeter presim 12 te tjere me funksion qe edhe ata vete nuk e dine ,mjafton ti veme nje emer.Vazhdo kollos te mbledhesh mizat pas mjaltit.Kemi shume para s’kemi c’fare ti bejme.
Bej ndonje Universitet qe te mos kete vetem emrin te tille e jo “superskuadër ndërkombëtare” qe paskan kontribuar kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë.