Fill pas përfundimit të deklaratës për shtyp me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, në një prononcim për Top Channel, kryeministri Edi Rama tha se nuk është diskutuar me kryediplomatin amerikan çështja e muxhahedinëve, por reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
“U diskutuan të gjitha ato që thashë edhe në deklaratën për shtyp. Arsyeja (muxhahedinët) që diskutohej në media për ardhjen e tij këtu, nuk është diskutuar në asnjë sekondë. Arsyeja e vizitës dhe përmbajtja e saj ishte e lidhur me vazhdimin dhe thellimin e një bashkëpunimi dhe një partneriteti strategjik të firmosur në deklaratëne viti të shkuar dhe brenda kësaj përmbajtjeje ishte edhe reforma në drejtësi”, deklaroi Rama.
Kryeministri theksoi se vizita ka qenë pjesë e turit ballkanit të Kerry-t vitin e shkuar, por që nuk ndaloi në Shqipëri për shkak të axhendës së tij në bisedimet me Iranin në atë kohë.
“Në atë kohë u tha se Sekretari refuzoi të vinte në Shqipërinë e oligarkëve, një tjetër fantazi nga ato të zakonshmet këtu”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se marsi, i përmendur prej tij si afat për kalimin e reformës në drejtësi, nuk ka lidhje me dakortësinë me amerikanët, por me axhendët e procesit të integrimit, ndërsa sa u takon muxhahedinëve…
“Është një çështje që nuk ka qenë asnjëherë çështje debati mes nesh. Është një çështje që ka një vijimësi nga e shkuara dhe ne vazhdojmë t’i qëndrojmë atij angazhimi”, u shpreh Rama.
Kryeministri foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën tha se ka mbështetjen e Uashingtonit si pjesë e reformave të përgjithshme të vendit.
“Draftin e dinë të gjithë dhe sot është një ditë e shënuar sa i përket politikës në Shqipëri dhe nuk dua të flas për gënjeshtra dhe gënjeshtarë, por më takon të flas për të vërtetat që u thanë sot; për mbështetjen e hapur që morëm për reformat dhe për nxitjen që të mos humbasim kohë me reformat dhe padyshim me reformën në drejtësi dhe t’i japim Shqipërisë atë që meriton. Shqipëria sot në planin ndërkombëtar është krejt ndryshe nga ajo që ishte 2 vjet e gjysmë më parë”, tha ai.

Nuk ka nevoje te diskutosh, sepse eshte dikutuar tashme dhe eshte aprovuar. Thjesht dy firma, jote dhe Kerrit dhe eshte nje done deal. Mirse ti presim terroristet e CIA-as nga Iraku.
Hahaha
Ky Kryeminister me kujton nje barsolete
… Nje budallai i kishte lene i jati ca florinj , dhe ky donte ti fshifte se mos ja gjenin hajdutet
Dhe c’beri , hapi nje grop ne oborrin perpara shtepise dhe aty futi florinjte
Pastaj e mbuloi gropen me dhe dhe persiper nguli nje tabelle ku thuhej :…. Ketu nuk ka florinj …
Esht komplet si dy pika uji i ngjashem Kryeministri jone me kete budallane e florinjve
Po pse o Edi Rama kaq shume i plasi John Kerry-it per reformen albaneze ne Drejtesi qe te zbarkoje per nje dite ne Tirane si nje Supermen dhe te largohet si Kondoliza Rajs ne terrin e nates?
Po pse o Edi Rama kaq shume i plasi John Kerry-it per reformen albaneze ne Drejtesi kur Parlamenti eshte i mbushur me kriminela, vrastare dhe kusare alla Frroku dhe Vellezerit e tij dhe kur Kryetar Famoz i Parlamentit shqyptar eshte dora vete Mbreti i Ryshfetit dhe i Korrupsionit, Aleati Yt Like Floriri?
Po pse o Edi Rama kaq shume i plasi John Kerry-it per reformen albaneze ne Drejtesine enveriste shqyptare kur ministrat e qeverise tende dhe deputetet shqyptare shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore, kur qeveria dekoron me medalje xhelatet e Envereit dhe u leshon pensione shtese se Veterane te LANC-it kriminal qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit dhe kur Kukumjacka e Kuqe Rudina Xhunga ben intervista muzikore me kriminelen Nexhmije Hoxha ne prag te vizites misterioze te John kerry-it qe nuk duket kaq i shqetesuar per vendin tone?
Po pse o Edi Rama kaq shume i plasi John Kerry-it per reformen albaneze ne Drejtesi pasi para do kohe pikerisht ky sekretar shtetit ra dakord me ty per depozitimin e LHL-ve te Asadit ne mareveshje turpi dhe rezili direkt me ty, ne terrin e nates, sepse i quan shqyptaret si nje fis kanibalesh ZULU?
Te paska ngel ora mbarapa or intelektual…akoma te Enveri e Nexhmija…Gjynah per ty.
Meqe permende gjith kriminelet e PS-se. po per lulen e PD-se ke ndoi mendim ???!!