Rama nuk u ndahet atleteve, shihni si është veshur në Samitin e Adriatikut

Gazeta Dita

Veshja e kryeministrit Edi Rama në Samitin e Triestes u komentua jo pak. Kjo për faktin se u paraqit me atlete, ndryshe nga gjithë zyrtarët e tjerë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot në samitin e Podgoricës. Gjatë ditës së sotme është mbajtur Samiti i Kartës së Adriatikut, ku zv.presidenti amerikan Mike Pence ka mbajtur një fjalim para kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Pence foli për rrezikun e ndikimit rus në rajon, për mesazhet dhe pritshmëritë e presidentit Donald Trump apo për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj ngjarjeve në Venezuelë.

Në këtë samit ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ishte i ulur në rresht me kryeministrat e tjerë. Ajo që vihet re dhe që bie në sy menjëherë, janë atletet e bardha të kryeministrit shqiptar.

Rama nuk iu ndahet atleteve që nga Samiti i Triestes i mbajtur disa ditë më parë në Itali.

Captuvvvre

Share This Article
6 Comments
  • Nuk e kuptoni qe Bojaxhiu Rama ka kontrate me ADIDAS per t’i bere reklame, paguhet njesoj sikur te jete Messi apo Ronaldo.
    Para 2 muajsh ky pallosh vishte atlete te markes se njohur Jordan dhe thoshte si basketbollist qe kam qene admiroj Michael Jordan, prandaj i kam me kete marke.
    Pazari ndyshoi shume shpejt dhe nderhyri ADIDAS me pagesa marramendese duke e bere reklame kete marke ne samite te rendesishme boterorere nepermjet palloshit bajaxhiut Edvin Kristaq Rama.
    Ka mundesi te fleje me keto atlete, ja ka pa hajrin me shume se sa kur ka qene mister 20% ne Bashkine e Tiranes.

  • E bani njihere,dy.Ok.Perseritja nuk tregon thjeshtesi po tregon mangesi ne sistemin central trunor per seriozitetin qe e lyp momenti.
    Asht njisoj qe duke patur qizmet mbath atlete per te kaluar rruget brenda qytetit nga permbytja e shkaktuar nga vershimi i rreshjeve.

  • Rama,me patjeter duhet te kete probleme me kembet, sepse dihet qe ne cdo samit te tille ka protokoll dhe per veshjen e pjesmaresve ne te.
    Me njef fjale, problem duhet te jete problem mebkembet, pranda lideret europiane mbyllin syri dh ecdenojne ate me cesth te ndryshme

  • JO PO ETIKA PER PUNONJESIT E HIPOTEKES

    ESHTE THELBESORE, MADJE KA NGRITUR

    EDHE KOMISION TE PERHERSHEM ETIKE.

    NE TAKIME NDERKOMBETARE ETIKA

    PASKA VLERE 0.

    KY QENKA PSIKOPAT I VERTETE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *