Rama: Nuk ka fund përmirësimi i cilësisë në arsim

Dita

Ministria e Arsimit nënshkroi marrëveshjen me Agjencinë britanike të Akreditimit të universiteteve, e cila do të merret me akreditimin e IAL-ve në vend.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka fund përmirësimi I cilësisë në arsim, ndërsa theksoi se sot ka një çlirim të përgjithshëm të shoqërisë, nga një barrë e rëndë dhe për të cilën ka pasur një vetëdije të rëndësishme se ishte një barrë mbi të ardhmen, “që me një pajtim hipokrit ishte rënë dakord që të mbahej”. Rama tha se mbyllja e universiteteve që nuk i plotësonin kushtet, ka sjellë një fazë të dytë, që është matja e kritereve

“Nuk ka fund përmirësimi i cilësisë në arsim, dhe për ta ushqyer trupin e këtij sistemi, asnjë reformë reale s’mund të jetë një parakalim në një pasarelë bukurie. Nëse një reformë është reale ajo është një terapi për të ripërtërirë apo rritur fuqitë e një organizmi që ka nevojë për t’u kuruar dhe operuar deri në palcë. Edukimi është transmetim i civilizimit, për të mbledhur frutat e reformës cilësore duhen vite. Reformat në arsim në vendet më pak të zhvilluara hyjnë te ato reforma që i shtyjnë për t’ia lënë tjetrit, pasi janë reforma që janë të hidhura, e nuk produktet merren brenda një mandati qeverisës”, tha Rama.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *