Rama: Nuk u zgjodhëm për të zëvendësuar qeverinë e kaluar

redaktor

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, të kryesuar nga eurodeputeti Eduard Kukan.

Kryeministri theksoi vullnetin e palëkundur të  qeverisë për reforma të mëtejshme në  fushën e sundimit  të  së  drejtës. “E konsiderojmë rekomandimin e Komisionit Evropian si nxitje në rrugën e mëtejshme të procesit të integrimit dhe vlerësojmë gjetjet e Raportit të  Progresit” është shprehur ndër të tjera Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama e siguroi Delegacionin për përkushtimin e fortë të qeverisë për të përmbushur të gjitha reformat që shtyjnë përpara këtë proces. Ne, u shpreh Kryeministri, nuk u zgjodhëm për të zëvendësuar thjesht qeverinë e mëparshme me një tjetër, por për të ndërmarrë e jetësuar ndryshimet që vendosin standardet evropiane në  vend.

Nga ana e tij, zoti Kukan vlerësoi standardet e arritura në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rotacionin paqësor të pushtetit dhe siguroi për mbështetjen e Parlamentit Europian në realizimin e aspiratës evropiane të Shqipërisë.

Share This Article
5 Comments
  • Tani ne takimin e Stabilisim-Asocim i tha nje nga ata te huajte ketyre taneve :

    …….Nuk e kuptoj ca i keni keto qe akuzoni njeri tjetrin ketu perpara nesh…..Ku do shkoni me kete menyre te diskutuari –hahahahahahaaha ….I diskretitoi fare

    Keta tanet lane nam , vene tek te huajte dhe shajne njeri tjetrin _-Kjo eshte politka qe bejne keta politkanet tane –
    -Kafshojne njeri tjetrin ne prani te te huajve …dhe me kete mburren –Skandaloze fare Po na diskretiojne sikur jane njerez primitive

    Pastaj ai deficenti Balla qe drejtone mbledhjen ..mburte Kroacine se gjasme nuk ka koruspion se e lufton korupsionin ..hahahahaa

    I tha ai i huaji :…Kroacia ka koruspion shume, dhe e lufton shume pake –……

    Po ca politkane ka kjo PS-ja mor aman ..?? __Nuk lexojne fare ne Google per vendet tona te rajonit qe te marin vesh ca behet aty rotull…???

    Keta lane nam me kete provincializem qe shprehin ne prani te te huajve

    Edhe kur flasin ne prani te tyre ,perdorin nje menyre te foluri shume arogante kundrejt njeri tjetrit,sidomos ajo Bregu,
    saqe diskretiohen fare …

    C’jane keta njerez kaq injorante …!!!??? Turp !!!

  • Rama je arrogant dhe ke per te thyer qafen sh shpejt. Snoba legena qe braktisni dhe tradhetoni njerezit tuaj/ Ku kujtoni se do shkoni ju mor idiote te vegjel?

  • Ja ky eshte perfaqesim dinjitoz i shqiptareve;tamam ne nivel partneriteti dhe jo me kurrizthyerje si brekedhjeri i historise.

  • Europa historikisht ja ka pas hile Shqiperise.Sot ajo eshte e organizuar gati-gati si komisioni i vleresimit te kengeve ne festivalin Europian.Duket haptas ndihma qe duan ti japin politikaneve te korruptuar moralisht dhe financiarisht.Ne keto kushte duhet qe gjyqet e politikaneve apo zyrtareve,te transmetohen ne kohe reale ne TV.Bejini ftese edhe Zyshes Pack per te pare edhe ajo se si zhvillohen gjyqet antikorropsion.Vendimet e gjyqeve te shoqerohen me fature c’demtimi financiar,si dhe tju ndalohet te punojne ne zyrat publike per dy breza.
    Institucioni i kontrollit te pasurive duhet ti lihet FBI apo CIA-s.Zonja Klinton e tha qarte Korrupsioni po ve ne diskutim ekzistencen e Shqiperise.Europianeve nuk i prish shume pune ky fakt,pasi jane drejtuar nga tregu i madhe rus,i cili me sa duket nuk ja hap dyert totalisht,pa e atrafizuar me pare shtetin Shqiptar.
    Sa me transparente te jete pastrimi i zyrave,nga mbeturinat qe krijoi ky tranzicion i sterzgjatur,aq me shume do tju mbeshtes sovrani i cili,po mban ne kurriz pasojat e ketij korrupsioni galopant ne te gjitha fusha e jetes.Suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *