Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje para dhe pas rindërtimit të atij që sot quhet “Air Albania Stadium”.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se aty ku ndodhej “një kalbësirë urbane në zemër të Tiranës,” tashmë është ngritur një nga stadiumet më të bukur të Evropës.
Po ashtu, Rama shton se në të njëjtën vazhdë do të vijojë edhe Teatri i Ri Kombëtar që pritet të ndërtohet pas shembjes dy vite më parë.
Kujtojmë se sot në “Air Albania” luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord-it.
Postimi i Ramës:
Mirëmëngjes dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Europës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë.”
j.l./ dita

Ik more qelbesire…
Je i pabesueshem, thjesht sepse je hajdut…
Vodhe pisten per metra katrore, dhe ndertove nje kulle ne vend te stadiumit…
E shite stadiumin? Sa leke vodhe?
Po te mos e kishe vjedhur stadiumi do te behej edhe me i bukur, edhe me me shume vende, edhe pa korrupsion…
po ik mor rrot K se spo te degjon me kush…
staduiumin e ri mund ta kishe ber edhe ne perifieri e po ty te interesonte ta beje ne qender edhe ti beje nje kulle siper se leku nxjerr lekun… je dhe artist ti berllog kazani, Stadiumi i vjeter ishte historik dhe shkonte me tri ndertesat e tjera te sheshit Nene Tereza, ndersa tani ke vec kulla kulla kulla kulla, e te tjera kulla..ah po, e dhe nje kazino ne kembet e kulles, 100m larg Universitetit
Drogaxhi psikopat. njerzut nuk kane buke te hane ti merresh me stadiuime dhe na sjel) huligan me tiranw