Kreu i qeverisë Edi Rama, ka zgjedhur t’iu urojë qytetarëve shqiptarë një ditë të mbarë sot, shoqëruar me nje video të punës së mjekëve të Urgjencës që ndihmojnë në qendrat e evakuimit banorët e përmbytur nga rreshjet e dendura të shiut.
“MIRËMËNGJES,
dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, mjekët e shërbimit të Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” plotësuan një “Memo” ku paraqitën dorëheqjen e tyre nëse nuk do të rregulloheshin kushtet e punës. Kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë reagim pas kërkesës për dorëheqje të tetë mjekëve, drejtuar edhe vetë atij.

Tek urgjenca e QSU, jo me larg se 2 jave., kam pare, personel sh te preomupuar dhe sh te perkushtuar, pavaresisht ngarkeses se madhe.