Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një kujtese ironizuese për të gjithë ata qe sipas tij nuk e kujtojnë si “ishte Sharra e lemerisë së deridjeshme mjedisore 7 minuta nga Sheshi Skënderbej”.
Rama ka postuar një video ku pasqyrohet si ka qenë dhe si është duke u transformuar, duke premtuar se do te behet gjithandej njësoj, deri në zhdukjen e fushave të turpit çerekshekullor të plehrave.
“Mirëmëngjes, dhe meqë disave nuk u kujtohet si ishte Sharra e lemerisë së deridjeshme mjedisore 7 minuta nga Sheshi Skënderbej, me këtë pasqyrë të së deridjeshmes dhe transformimit që po ndodh sot, e që do të shtrihet më tej deri në zhdukjen e fushave të turpit çerekshekullor të plehrave, nga Durrësi pranë e me radhë kudo tjetër, falë vullnetit e financimit të qeverisë për të bërë Shqipërinë e pastër Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
l.h/ dita

Aty ne Sharren zhubuline pash dhe nji rrjedhje ujit mos asht dhe ky nji lum qe derdhet ne lumin e Lanes apo te Tiranes.
Nje bravo e madhe z. Kryeminister dhe nje kujtese per te gjithe driteshkurterit qe harrojne kaq lehte tmerrin jo vetem te plehrave por edhe te varrezave qe ne kohen e Qoftelargut sgjeje 1m2 vend per te varrosur njerezit e dashur te familjes.Nje popull qe “harron te djeshmen” nuk mund te projektoje te ardhmen.
Pse nuk ndërtojnë shpella, moçale, xhungla?
Pse ndërtojnë qytetërim, shtet dhe qytet?
Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.