Rama nxjerr videon: Ja si ka folur Shqipëria për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Ornela

Një ditë më parë, në 12 maj, Kuvendi i Shqipërisë refuzoi të fusë në procedurën parlamentare një dokument të propozuar nga ish- kryeministri Sali Berisha, i cili pretendonte se bëhej fjalë për një rezolutë që dënonte genocidin në Srebrenicë.

Pas vendimit të Kuvendit, Berisha vijoi të akuzonte mazhorancën dhe Edi Ramën se po refuzonin të dënonin genocidin në Srebrenicë duke u rreshtuar krah Dodik e Vuçiç.

Qëndrimi i Berishës rezulton të jetë bllofi i madh i lojës së tij politike, sepse një ditë përpara se ai ta artikulonte akuzën e tij në Kuvend, duket se shteti shqiptar e ka dënuar qartë dhe fuqimisht genocidin serb të Srebrenicës në arenën ndërkombëtare.

Një ditë përpara teatrit të Berishës në Kuvend, në 11 maj, ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha ka folur në Këshillin e Sigurimit në New York, ku në emër të vendit ka dënuar ashpër retorikën e Milorad Dodik, i cili e quan genocidin e Srebrenicës “mit të sajuar”.

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike.

Nxitja e ndarjes midis grupeve etnike në Bosnje për lojëra politike është nënshkrimi i Dodik dhe mohimi i tij i përsëritur publik i gjenocidit, është thelbësor në përpjekjet e tij.

Duke iu referuar gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv, është një fyerje për më shumë se 8 mijë civilë që u masakruan në Sreberenicë.

Dorëzimi ndaj nacionalizmit dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk është thjesht një provokim. Çdo gabim në BiH rrezikon të prekë rajonin më të gjerë. Kjo nuk duhet pranuar”, ka deklaruar Hoxha.

Video e fjalës së Hoxhës e postuar nga kryeministri Rama

Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë

Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara??”, shkruan Rama.

 

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Berisha as vete nuk e ka denuar gjenocidin ne Srebenice. Qe nga dalja e vendimite te BE-se Berisha 3-vjet ishte ne pushtet perse nuk e beri denancimin pore e kerkon sot.Kush e pengoi.
    Berisha sa her qe flet ai ben bumerag.

    • Mos beni dallime midis Rames dhe Berishes & Co ATA ( E GJITHE KLASA POLITIKE E VJETER 30 VJECARE ) jane NJE , te gjithe jane nje skote e ndyre anti Shqiptare , qe nuk mendojne per kombin , por vetem per menderen dhe xhepin e tyre , prandaj mos u beni naive te gjeni se kush eshte me i mire apo me i keq , ATA JANE KANCERI I SHOQERISE SHQIPTARE , qe duhen flakur me perbuzje ne plerat e historise , por qe fatekeqesisht ky populli yne i ndritur nuk po e kupton dot kete dhe qendron neper llogore duke genjyer veten se keta te llogores sone jane me te miret

  • Qe te jemi te qarte
    Qellimi i berishes nuk eshte qe te dali rama anti boshnjak por pro vucic dhe kete po e arrin me keta levizje
    Dhe te jesh sot pro vucic eshte njelloj sikur me thene pro putin
    Prandaj ajo loja qe i kan dhene si rol polici i mir dhe polici i keq kur rama po ben gjoja policin e mir me vucicin por del i keq me popullin e tij kjo ka kosto ku ai mund te digjet mbrenda ketij roli
    Nqs serbia do nderhyj ne kosove rama si i vetmi mbrojtes i vucicit ne ballkan cdo beje kur te shkoje gjaku rreke ose me mir ku do shkoi?
    Prandaj keta jane llogari qe duhen bere

  • Hajdut Ti,hajdut Ai
    Ai kriminel
    Ti delenxhi
    Ai Fasllicin
    Ti Vucicin
    sa ne Serbi
    sa ne shtepi
    Ai shiti detin
    Ti shit detin
    Ai tek e ema
    Ti tek dobici
    Karamanlis
    micotaqis
    o Faqezijte
    e Shqiperise/

    • demo, ruaj emocionet per festivalin e kenges Europiane dhe atje komento se ketu e ke prishur fare. Asnje nuk qendron ashtu si i shpreh ti. Ku te rrehe, ti e di, por duket si lotet e Jozefines dhe Albanes. Qendroni me kembe ne toke, por kryesisht me koken mbi shpatullave se po u nderroni vendin. Logjika e percakton njeriun se edhe insektet edhe shpendet edhe kafshet sot flasin njesoj si njerezit. E ke parae e degjuar papagallin? Mos beni si ai! Atje ku eshte per te goditur Edi Rama, i bini, atje ku eshte per te lavderuar lavderoje; kete ben dhe per Saliun . Ndryshe ke shkare jashte sferes njerezore sepse te besh krahesime te tilla qe nuk shkojne, do te thote qe je frikacake te perdoresh logjiken. Behuni burra e gra te shpetoni veten dhe Shqiperine e jo fendacake banale qe te çfryni si gjyriz i jashteqitjeve!

  • Rama, prano qe ta futi, per te marre vota brenda te te marre pushtetin, ti bere autogol! Ferit Hoxha luan jashte, mirpo pushteti nuk merret nga Feriti ne New York, por nga votat brenda ne shtepi. Merre nismen dhe miratoje Srebrenicen ne parlament, votat i ke! Bej gol, te barazosh rezultatin, ndryshe loja perfundon 1 me 0 per ujkun.

  • Sido qe te jete, injoranca e socialistave nuk paska kufi! Edhe pse perfaqesuesi yne ne OKB e kishte denuar nje dite me pare Serbine, keta, ne vend qe t’i thoshin Berishes: Faleminderit , por perfaqesuesi yne ne OKB e ka bere dje kete miratim dhe nuk eshjte nevoja te tregohemi me fanatike se Papa, bene te kunderten. Tash, kush ua ka fajin, berosha apo koka e tyre?

  • Un mendoj se dhe puna e Feritit eshte nje manipulim i Rames sepse po qe se ky do kishte folur (sigurisht me lejen e Rames)Rama do e deklaronte qe ate ditepor ate dite nxorri tjeter justifikim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *