Rama: Opozita po kryen vetëvrasje politike

Edona Llukacaj

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Open” të Eni Vasilit, e konsideroi krizën aktuale politike diçka të përsëritur.

Por për kryeministrin ndryshe nga kriza e vitit 2017, kur opozita protestoi me çadër në bulevard me të njëjtat kërkesa, në vitin 2019 opozita është e vendosur për t’i shkuar deri në fund rrugës ‘qorre’. Ai theksoi se kjo sjellje do të sjellë vetëvrasjen politike të PD dhe LSI.

Rama deklaroi: “Nuk është e re kjo situatë është e përsëritur, e kemi parë të gjithë dy vite më parë. ka ndryshuar forma, nuk është më një çadër që i mbledh njerëzit nën strehën e saj, por është një parti që ka braktisur Parlamentin pa kthim, ka veshur ‘jelekët e verdhë’ të një lëvizjeje që është karakteristike e grupeve që krijohen për t’u bërë vizibël, por asnjëherë e partive politike, dhe kërcënon se nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk bëhet siç duam ne.

Ndryshimi është në faktin se jemi në kushtet kur ka një vendosmëri për t’i shkuar deri në fund një rruge qorre që në këndvështrimin tim është vetëvrasje politike dhe nga ana tjetër thirrjeve për dialog dhe për të diskutuar pa kushte i vjen e njëjta përgjigje e përsëritur pa pushim dhe destinuar që të mbetet një kllapë brenda së cilës ky grupim politik partish është i destinuar të tretët”, tha Rama.

Share This Article
1 Comment
  • Arben Çuko Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,
    Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Ylsi Manja,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,
    Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,..Edi Rama,Erion Veliaj…Skandali me Unazenn e Madhe, 216 kontrata prokurimesh publike sekret,mbi nje miliard euro te vjedhura,droga Lum…..Karrikja elektrike eshte pak per zhberes te Shtetit te se drejtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *