Rama-opozitës: Jeni tërësisht të paaftë për të qenë alternativë

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama iu drejtua deputetëve të opozitës gjatë sencës në Kuvend, se “duke dëgjuar opozitën pyes veten se deri në ç’pikë i besoni ato që thoni”.

Problemi juaj s’është se përsërisni një poemë robotike që ua shkruan rapsodi, po që s’keni gajle sesa qesharakë dukeni.

Gënjeni, gënjeni, gënjeni dhe ne nuk presim që të ndaloni, të baltosni, por të merreni në mënyrën më të pabesueshme me çdo kompani çdo sipërmarrës që punon këtu.

Të ngrini akuza të pabesuesme për çdo projekt apo ndërmarrje të qeverisë”, tha Rama.

Kjo, vijoi Rama, “ju tregon ashtu siç jeni, tërësisht të paaftë për të qenë alternativë dhe për të dhënë një ide se për çfarë qëndroni. Kush janë alternativat tuaja?”

Sa i përket Vlorës, aty është bërë në këto vite aq sa ju nuk keni bërë në gjithë qeverisjen tuaj. E latë Vlorë në mëshirën e fatit në 8 vjet pa asnjë mbështetje buxhetore.

Ne në Vlorë po bëjmë një investim të madh që nga vijë bregdetare në aksesin dytësor për të mos krijuar autokolona kilometrike për të mos hyrë tek tuneli. Në fakt një punë e bëtë në Vlorë. Ndërtuat një tunel qesharak.

Për të mos folur për lumin Vlorës që as nuk e menduat fare si projekt”, theksoi Kryeministri.

Share This Article
1 Comment
  • Kryeministri yne shume mire i ka thene opozites : ” Jeni teresisht te paafte per te bere te qene artelnative ” , por e ka lene shume te mangut fjalen e tij , pasi per vehten e tij duhet te thoshte se zotimin kryesor te tij ne prag te zgjedhjeve te 2013 para se me te ardhur ne qeverisje , gjeja e pare qe do bente ishte denimi i te gjithe atyre krimineleve qe ne kohen e qeverisjes se demokrateve ; vodhen , grabiten si ne diten per diell pasurite kombetare , duke e zhvatur si drejteperdrejt apo dhe neper mes shitjeve koncsionare . Jo vetem qe kete zotim nuk e ka bere realitet , por perkundrazi rrugen e koncesioneve ndaj te huajve jo vetem qe po e ruan , por po e bene dhe praktiken me te perditesuar ne menyren qe Saliu u a la si rruge me te kollajt per te bere para ministrat horra e te pa skrupull . Duke u kthyer edhe vete nje horr i nje llojt me Sali kriminelin !!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *