Rama: Pa Rugovën Kosova nuk do të bëhej realitet

redaktor

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Ai u pa i emocionuar dhe nuk komentoi në lidhje me ato që ka reaguar LDK-ja.

“Nuk do injoroj të bëjë komente të tilla”, tha ai, transmeton KP.

Sipas kryeministrit Rama, Rugova dhe shumë të tjerë kanë dhënë gjithçka për Kosovën.

“Në këtë vend ku prehet njeri pa të cilin Kosova që kemi sot nuk do të ishte bërë realitet, siç nuk do të ishte bërë pa të gjithë protagonistët tjerë, ata që dhanë jetën për të dhe ata që vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për ndërtimin e saj shtete i ri, sovran, demokratik. Lavdi pirjet kujtimit të Ibrahim Rugovës dhe të të gjithë atyre që vunë gjithçka kishin në themelet e Kosovës së re”, ka thënë ai.

Këto homazhe Rama i ka bërë në vizitën e parë të tij në Kosovë, dy ditë pasi që mori postin e kreut të Qeverisë së Shqipërisë./Telegrafi/

Share This Article
7 Comments
  • Nuk e di por pacifizmi i rugovës nuk do të thoshte çlirim i kosovës? Ngase ishte kështu pa u planizua dhe u realizua operacioni aerotokêsor i nato-s! Filozofitë pacifiste “nuk pinin ujë” ndërmjet dy armiqve shekullorë me lumenj gjaku në mes,sërbëve e shqiptarëve. Për më tepër që të parët e kishin shpallur kosovën “djepi i sërbisë”? A lihej djepi pa luftë,pa dhune!? Rama për kortezi politike a taktika politike le ta homazhojë rugovën por filozofia e tij pacifiste nuk meriton respekt e vlerësim. Dështoi. Ndryshe pse u desh nderhyrja e fuqisë ushtarake te nato-s? Pse lindi dhe luftoi UÇK?

  • VR.!.Nuk e di por pacifizmi i rugovës nuk do të thoshte çlirim i kosovës? Ngase ishte kështu pa u planizua dhe u realizua operacioni aerotokêsor i nato-s! Filozofitë pacifiste “nuk pinin ujë” ndërmjet dy armiqve shekullorë me lumenj gjaku në mes,sërbëve e shqiptarëve. Për më tepër që të parët e kishin shpallur kosovën “djepi i sërbisë”? A lihej djepi pa luftë,pa dhune!? Rama për kortezi politike a taktika politike le ta homazhojë rugovën por filozofia e tij pacifiste nuk meriton respekt e vlerësim. Dështoi. Ndryshe pse u desh nderhyrja e fuqisë ushtarake te nato-s? Pse lindi dhe luftoi UÇK?

  • Rugova e vonoi shpalljen e shtetit te Kosoves, i kerkonte leje dhe bente bisedime me Sllobodan Miloshevicin ne Beograd edhe kur u sulmua Kosova nga Serbia, ai ishte me Sllobodanin duke bere MUHABET. Po te ishte per Rugoven edhe sot e kesaj dite Kosova do te ishte Serbi. Rrofte USA e Bill Klinton, Rrofte NATO dhe Rrofte UCK, pa keto nuk do te kishte KOSOVE.

  • “reparti i riedukimit 313”? Pak i çuditshem ky nick-u juaj por sidoqofté ajo që meriton vëmëndje është komenti juaj. Nje koment ku thoni me plot gojën “rrofshin çlirimtarët”. Unë i bashkohem kësaj. Rugoves nuk mundem. Nderime!

  • Duke lexuar komentet Tuaja, befasohem vetem per nje arsy. Kur burrshtetas te medhenje te kesaj bote e ne veqanti ish presidenti Bill Clinton mu ne parlamentin e Kosoves i kushton me shume se 15 minuta kontributit te babait te pavarsise dr Ibrahim Rugova. Une nuk do kritikoj Kryministrin Z. Edi Rama per mos permendjen e dr Ibrahim Rugoves ne Parlamentin e Kosoves gjithnje duke shpresuar per ndonje leshim teknik gjate fjales se rastit ne Parlamentin e Kosoves sepse agjenda per homazhe tek varri i dr Ibrahim Rugoves se ishte e percaktuar para mbajtjes se fjales se rastit ne Parlament. Mendoj se nuk mund te jete diqka e qellimshe nga ana e z Kryeminister duke para edhe gjendjen e tij emocionale tek varri i Presidentit. E sa per meritat e dr Ibrahim Rugoves kete me se miri do e thone historianet ne vitet ne vazhdime. Ne shqiptaret ne Kosove mbi 90% per ne Dr Ibrahim Rugova do mbetet gjithmon babai i Pavarsise se Kosoves.
    Nga ana ime do pergezoj kryeministrin e sapozgjedhur z. Edi Rama duke i uruar nje rrugetim te suksesshem ne qeverisjen e vendit. Prandaj nuk duhet qe ta godasim menjeher sepse qdo njeri edhe mund te beje ndonje leshim apo gabim pa dashje qe ne te ardhmen nuk do thote se nuk do reflektoj. Edhe njeher urimet e sinqerta z. Kryminister. Zoti e bekoft Shqiperin dhe Kosoven “dr Ibrahim Rugova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *