Kryeministri Rama padit për shpifje Edi Palokën

Dita

Kryeministri Edi Rama do të padisë kryetarin e grupit parlamentar demokrat Edi Paloka për shpifje, pas akuzave të këtij të fundit se shefi i qeverisë është përgjegjës për atentatet e ndodhura dy ditë më parë në Tiranë dhe se ka ofruar favore apo ka zhdukur provat.

Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave, thuhet se “nisur nga shpifjet përtej çdo caku të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, Kryeministri Edi Rama ka ngarkuar Zyrën Juridike të Kryeministrisë që të përgatisë ballafaqimet penale dhe civile të shpifësit në fjalë, qoftë në Prokurorinë e Përgjithshme, qoftë në Gjykatën e Lartë”.

“I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të japë prova për çka ka thënë sot dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën. Në të kundërt Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, një shpifës profesionist i nivelit më të ulët edhe në llogoren e politikës së vjetër të baltës, duhet të përgjigjet përpara ligjit. Kjo histori e shëmtuar marrjeje zvarrë e opinionit publik nëpër labirinthin e baltës së shpifjeve e fyerjeve, me moton “Shpif e shpif se diçka do mbetet!”, nuk mund të vazhdojë më tutje pa ballafaqimet e nevojshme përballë organeve të drejtësisë”, vijon më tej deklarata e Kryeministrisë.

Share This Article
26 Comments
      • Ja ky eshte shembulli, kjo duhet bere me ato plera, kjo duhej bere me koh tja tregosh vendin me ligj se nuk din te ndalen nga fantazia, pas orgjive e neteve te shfrenuara me alkol e drog si sodisfaksion i vjedhjeve spektakolare qe i kane bere ketij populli duhet dikush tja tregoje vendin. Ky nuk jeni vetem ju zoti Rama.

    • Paloka ska pune tjeter po te dali neper konferenca dhe te shpifi. Puna e opzites nuk eshte te merret me thashetheme po te vi ne parlamet dhe te bashkepunonje me qeverine. Skane turp

      • Palokes seshte me ia vene veshin se seshte duke i dhene kush rendesi. PO shume mire ka bere Edi qe te mbledhin mendjen dhe te tjeret qe kur te dalin te flasin mos te shpifin dhe te mos i degjenerojne konferencat per shtyp.

    • Edi Paloka eshte djali i Tonin Palokes, 24 karat agjent efektiv dhe spiun i sigurimit te shtetit. Kaq mjafton per te ditur se kush eshte i biri, qe na spiunonte ne shoket e tij te klases jo vetem per sa benim ne shkolle, por edhe sa degjonte e shihte ne shtepite tona. Familje spiunash. E ka hak nje gjobe per shpifje prej 100 mije eurosh. Le te paguaje, bamiresi do beje Rama me keto para, me siguri.

  • ma ne fund u bane hjehere burre ene ti ,se nuk ka ngel kush tue te sha dhe me te akuzu ,por banu dhe njehere burre or ti se je shqyptare dhe bir shqyptari.A ke ndo pak krenari .apo te ka lane shendene he burre.

  • opo ça thoni çuni xhajes Edi palokes eshte drejtor n kryeministri,dhe populi kujton se kta zihen per te miren e shqiptareve

  • Denimi ne raste shpifjesh, kur shpifjet krijojne konfuzion politik, me pasoja te demshme, per shtetin, duhet te jene te prera.
    1-personi qe ka kryer shpifjen, te ndalohet te kryeje funksion publik dhe politik.
    2-ti hiqet e drejta, per tu kandiduar, ne funksione publike dhe politike, per nje periudhe, (koha mund te diskutohet).
    3-pervec masave administrative, te vihet edhe nje gjobe e majme, qe shpifesi, te shohe realisht, se sa larg ka shkuar.

    Ju kujtoj se nje fjale e dale nga goja e ish presidentit gjerman, ndaj kryeredaktorit te gazetes “bild zeitung” e detyroi ush presidentin, te jape dorheqjen e pa revokueshme dhe te largohet nga te gjitha funksionet politike dhe partiake.
    Shpifja eshte bere nje xhest i padurueshem ne Shqiperi dhe ka ardhur koha qe te ndeshkohet rende.

  • Mendoj se nuk eshte kjo menyra me e mire per nje kryeminister per tu ballafaquar me shpifjet.Lerini te shpifin,shpifsi edhe kur nuk ka gje per te shpifur do shpik,ate pune kane.Ne se “uji vete ne vije”,ne se realizohen premtimet zotimet,ne se vertet vendoset shteti ligjor,ne se ky vend do te behet me drejtesi te pavarur,ne se grate,femijet dhe mosha e trete do kene perkujdesjen e shtetit etj etj,athere lereni Paloken te shpife se aty do te mbetet,politika i ka dhe keta tipa,te cilet do te mbijetojne me shpifje deri sa te votohen!Keta tipa jane pasqyre e gjendjes poshte ne baze.

    • plaku i moçem,
      Me lejo te lutem te mos jem dakord me ty kur thua : ” politika i ka dhe keta tipa,te cilet do te mbijetojne me shpifje deri sa te votohen!Keta tipa jane pasqyre e gjendjes poshte ne baze.”

      Ne fakt kukshtetuta shqiptare I NDESHKON KETO TIPA, dhe konkretisht ne kushtetute ne lidhje me te dretjat dhe detyrat e deputeteve thuhet :

      “Neni 73
      (ndryshuar me ligjin nr. 88/2012)

      1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
      2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
      3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
      4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave.”

      Pra ne piken 1 thuhet : ” Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.”.
      Pra Edi ka te drejte sipas kushtetutes dhe ben mire qe e hedh ne gjyq Paloken. Ndoshta Paloka nuk denohet nga prokuroria dhe gjyktatate e korruptuara por nga ana tjeter kjo gje do te frenoje poshtersirat qe thone PD-istat ne Kuvend. Ligji eshte ligj dhe kushtetuta eshte kushtetute dhe duhet zbatuar.

      Pershendetje

  • -Ky qendrim hap nje faqe te re ne rrugen serioze ,qe ka ndermare kjo qeveri,..duke krijuar nje hendek midis politikaneve dhe rrugaçerve politik.

    • Do të vijë Kukan-i me atë tjetrin tani dhe do të bëjë një marrëveshje që Rama të heqë dorë nga padia!? Kaq do të jetë dhe.. do të firmosin!? Tung!

  • Çe ke mirë z. Pëllumb. Ashtu do të ndodhë sepse na duhen dieta? Kaluan shumë kohë nga marrëveshja e parë dhe na u mbaruan eurot?? Respekt!

  • O Edi duke e bazuar veten me “merda”sic eshte ky Paloqa, e ulni veten me nje injorant.
    Lere mutin kur t’vije ora dhe merru me ustain e tij , Vicidolasin Berishovic ,agjentin e regjur
    te te huajve deri te Ishujt Maldivias ku ka depozituar milionat Zeni !
    Shqiptaret pyesin kur do te dalin para gjyqit: hajnat,vrasesit,mashtruesit,shpifesit, kriminelet
    ordinere ,plackitesit e pasurise kombetare etj,etj, ????

  • Mos u lodh shume Rama…ke as nen menge… mer dosjen e terrosistit nderkombetar Daut Kadriovskit..eshte e deklasifikuar tashme… publikoje ate dhe nuk ke nevoj te denohet per shpifje nje qenie e shpifur…. se do te peshtyhet nga gjithe populli….ke aty brenda … banda… vrases… pastrim paresh… laborator droge ne rrugen “Niko Avrami”… nen bekimin e Edi PALOKES dhe Prel MARTINIT…qe therriste me teper Daut Mehmeti… ke aty dhe lidhjet me Arkanin…sa shume…..ke vraseit e Atemit… ke kapon e kapove te bandave ne krye BERISHOVIQIN

  • Agim Hamiti
    23 orë ·

    ZOTËRINJ TË SHISH-it DHE TË «RILINDJES» !

    Ju kam kërkuar publikisht edhe një herë tjetër që të hiqni dorë nga provokimet sistematike që keni bërë e vazhdoni të bëni në këtë faqe letraro-informative. E di që ndryshimet e fjalë-kalimeve nga ana ime janë pengesa të papërfillshme për teknologjinë e hakerave tuaj, të ndihmuar edhe prej «Aleatëve». Keni 70 vjet që bëni investime vetëm në dëm të popullit shqiptar. Nuk e bëj gabimin që t’ju them se në këtë mënyrë keni shkatërruar Atdheun dhe Kombin tuaj, sepse ju krijesa të ideologjisë së kuqe nuk keni as Atdhe, as Komb, dhe flijoni me kënaqësinë më të madhe gjithçka të mirëfilltë shqiptare nën tingujt makabër të Internacionales perverse.
    Kaq shumë i paskeni punët në terezi, o ju të «Rilindjes» e të SHISH-it, sa që nuk keni ç’të bëni tjetër dhe merreni me faqen time në fejsbuk? Mendoni se nga unë mund t’i vijë ndonjë e keqe Shqipërisë? Jo, ju e dini shumë mirë (ashtu si edhe paraardhësit tuaj) që prej meje mund të shqetësohen ndopak vetëm armiqtë e Shqipërisë, por kurrsesi dashamirësit e saj, sepse unë jam i tyre. A nuk e kuptoni që agresiviteti juaj ndaj shkrimeve të mi është një deklaratë e tërthortë se armiqtë e vërtetë të Shqipërisë jeni pikërisht ju? Nëse mendoni se keni ndonjë gjë për të më thënë në të mirë të Shqipërisë, unë ju mirëpres të shpreheni lirisht në faqen time këtu: të jeni të sigurt se jo vetëm që nuk do t’iu fshihet asnjë presje nga shkrimi juaj, por përgjigjet e mia do të jenë të shpejta e korrekte. Qysh para afro katër vjetësh, unë ju kam bërë thirrje me një «Letër të Hapur» për një dialog të tillë, nëse vazhdoni ta ndieni akoma veten sadopak shqiptarë.
    Për hir të interesave të larta të popullit e të vendit tim, unë jam gjithashtu i gatshëm që të marr pjesë drejtpërdrejt nga Brukseli në një ballafaqim publik me Edi Ramën ose Ilir Hoxhën, të organizuar nga ndonjë prej televizioneve të Tiranës. Le t’i hapim kartrat në sy të popullit shqiptar, se ai e ka paguar dhe po e paguan çdo prapësi tuajën me gjakun e tij dhe është Sovran (i përbuzur e i nëpërkëmbur nga ju) i historisë së tij të hidhur eksperimentale. Po e organizoi një ballafaqim të tillë, ndofta Edi Rama mund të hyjë vërtet në histori…
    Përndryshe, kënaquni me nxitjen e shkatërrimit të shtëpisë sime prej një spiunit tuaj të vjetër (përgjuesi im i përhershëm në «jetën e lirë»), që mjerisht mban mbiemrin tim. Ju jeni primitivë në mendime, në veprime e në shije dhe vetëm akte të tillë të neveritshëm i shijoni si ushqim shpirtëror të cilësisë së parë. Por hiqni dorë, të paktën, nga pelivanllëqe të padenja për një (gjoja)shtet kandidat për në BE, duke më bllokuar mua t’i shikoj publikimet e mëparshëm të faqes sime (vetëm 10 publikimet e fundit mund të shikoj në kompjuterin tim, ndëkohë që të tjerët shikojnë shumë më tepër). Ju këtë e keni bërë me një qëllim të dukshëm, që nuk e pata të vështirë ta zbuloja: keni fshirë nga faqja ime 32 % të shkrimeve të mi, që jua kanë djegur më tepër sytë. Harroni që unë e njoh mirë pabesinë tuaj të trashëguar dhe i ruaj të gjithë shkrimet jashtë kompjuterit, për t’i publikuar përsëri sa herë që t’i fshini ju. Përfundimisht nuk fitoni asgjë nga fshirjet që bëni, veçse më detyroni që unë t’i ripublikoj ata shkrime, gjë që i ngjan një autogoli për ju. Gjithashtu më keni pamundësuar t’i publikoj shkrimet të shoqëruar me fotografinë përkatëse. Hiqeni edhe atë «masë ndëshkimore», për të mos më detryruar të paraqes ankesë zyrtare për të. E lini Brukselin të merret vetëm me «pajtimin» tuaj në kuadër të teatrit politik që bëni me mender «opozitën».

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *