Kryeministri Edi Rama ka dalë që në mëngjes sot në mënyrë simbolike, për të monitoruar nga afër aksionin kundër informalitetit. Ai ka konsumuar një kafe bashkë me vartësit e tij, Briseida Shehaj dhe Endri Fuga. Dhe, ka qenë ai që ka paguar kafen dhe më pas ka marrë edhe kuponin tatimor.
“Në Shqipëri konsumohen shumë, mesatarisht një milionë kafe apo ujë në ditë; me një çmim mesatar prej 100 lekësh për të dyja bashkë. Duke marrë kuponin tatimor kemi drejtuar për në arkën e shtetit 20% taksa, ku pjesa më e madhe është diferenca e TVSH po dhe tatim fitimi, të cilat kur ikim pa marrë kuponin i kemi lënë të treten në kanalin e informalitetit. Prej të cilit përfitimin më të madh të paligjshëm e kanë tregtarët e mëdhenj të shumicës, jo shitësit e pakicës.
Në 365 ditët e vitit, kjo shumë që mund të përdoret për të rritur rrogat dhe ulur taksat tona, po edhe për më shumë investime apo shërbime më të mira publike, shkon në rreth 6.1 miliard lekë në vit ose 61 milionë USD! Merreni me mend vetë se çfarë revolucioni kemi mundësinë të bëjmë në ekonomi, nëse jemi të gjithë bashkë në luftë kundër zinxhirit të vjedhjes në ekonominë informale…”, tha Rama, që ka postuar edhe disa foto.



Parti Edver jemi gati kurdoher.
Per te rritur rrogat e adminsitrates publike parazite qe nuk ofron asnje sherbim me standarte as professionale and minimum miresjellje.
Per ty DORELA:ADMINISTRATA PUBLIKE KA PAS QENE ME TUFA BAGETISH TE ZBRITURA PREJ BJESHKEVE KU JO VETEM SHERBIM NUK GJEJE PA PARA POR EDHE MOSQYTETERIM OSE NENSHTRIM NDAJ INJORANCES!KJO PERIUDHE NUK ZGJATI PAK POR 20 VITE DORELA E ATA SOT I GJEN KUDO NE PRESIDENCE,NE SPITALE,NE SHERBIMIN PUBLIK E S’SHTE LEHTE TI HEQESH E JO ME TI TRANSFORMOSH NE QENIE TE CIVILIZUAR E PER RDHJEDHOJE EDHE TE EDUKUARA!NDAJ PESHOJI GJERAT ME KANADARIN E LOGJIKES E DO TE SHIKOSHE SE KANDARI NUK PESHON NGA EDVINI POR NGA SHTJEFNI E GJINI!