Rama: Pallati i Kulturës si Qendër tregtare që reklamon shkumë rroje! Reagon bashkia

editor

Nuk i ka pëlqyer pamja që ka parë nga xhami i makinës dhe ndaj e ka kritikuar në Twitter.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shpreh në rrjetin social qëndrimin e tij lidhur me zbukurimet që i janë bërë Pallatit të Kulturës nga MInistria e Kulturës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Pallati i Kulturës dekorohet për 100 vjetorin si te që Qendër Tregtare që reklamon shkumë rroje me çmim të leverdisshëm”.

Rama poston në Twitter dhe një foto që duket se e ka shkrepur nga brenda makinës në ecje për tu treguar miqve të tij në këtë panel se pse e cilëson kështu Pallatin e Kulturës të mbushur me postera.

Reagimi i bashkise se Tiranes

ashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kreut të selisë rozë Edi Rama lidhur me dekorin e kryeqytetit për 100 vjetorin e pavarësisë.

Përmes një deklarate për mediat, Bashkia përshëndet pasionin e papritur të Ramës lidhur me dekorin e kryeqytetit nga ana e këtij institucioni, në një kohë kur sic thuhet ne deklaratën e Bashkisë, Rama për 11 vjet vite nuk e dekoroi Tiranën për festën e Flamurit.

“Përshëndesim pasionin e papritur të Ramës për dekorin. Rama për 11 vite nuk e dekoroi Tiranën për festën e Flamurit. Informojmë Zotin.Rama se dekorimi i Pallatit të Kulturës do të nisë më 15 nëntor”thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *