Rama, paralajmërim të fortë për zyrtarët: Bëni kujdes, se çdo qytetar…

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot apel të fortë për të gjithë zyrtarët e shtetit, në pozita drejtuese ose jo, të jenë të kujdesshëm, sepse papërgjegjshmëria përballë shqetësimit të çdo qytetari i kushton vendin e punës.

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Korçës bëri të ditur se gjatë kësaj kohe janë marrë masa disiplinore ndaj 462 punonjësve të administratës publike. Këta të fundit sipas Ramës kanë abuzuar me detyrën dhe nuk i kanë dhëne shërbimin e merituar qytetarëve.

Për kryeministrin shumë raste janë dërguar për ndjekje penale dhe në prokurori, këto kur janë konstatuar se kanë kryer shkelje ligjore.

“Janë dhënë gjatë kësaj periudhe, 462 masa disiplinore. Mesazhi për të gjithë punonjësve të shtetit është që të forcojnë javë pas jave edhe falë masave që marrin ndaj punonjësve. Çdo qytetar ka fuqinë e pushtet ekzekutiv sepse ne e vlerësojmë termin bashkëqeverisje, sepse ky është vizion për tu jetësuar dita ditës.  Çdo qytetar të largon nga puna nëse ti nuk e trajton siç duhet, si qytetar i barabartë i kësaj Republike. Ai i drejtohet platformës Shqipëria që duam dhe në atë moment ai ka ministrat përkatës në dispozicion dhe brenda 10 ditësh merr zgjidhje. Kush është përgjegjës për gabimin e tij ndëshkohet”, tha Rama.

Rama ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, të cilët të mos paguajnë ryshfet askund, as në Hipotekë, ALUIZNI, as në shëndetësi dhe askund tjetër,

“Në vend që të paguani ryshfetin dhe pastaj të shfryni në kafene, kërkoni ndihmë, shkruani, denonconi, ose pastaj ta qepin, se edhe e bën vetë fajin dhe ankohesh së te shtyjnë të bësh faj”-tha Rama.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Po ta kam thene edhe here tjeter naltgjatesi, hidhu nje here andej nga Agjencia e Pronave ku te kerkojne minimumi 20% per te te dhene kompensimin

  • Thanasi qe te plasi @…..Mos hidh barin e miut ketu.Sa per shpronesimet , ,une nuk pranoj ,i dua deri ne milimetrin e fundit .Toka zotit faleminderit ,nuk hiken as ne Itali ,Greqi e as ne Serbi , rri ne vend .E jo si ky post komunisti, qe i ka vleresuar sa per nje cape buke . Pastaj pse pranon ti Thanasi qe te plasi ,nga dalin ,nga burojne keto miliarda leke ? . Pse te pagojne shqiptaret miliardat ,qe duhen shekuj ,e jo vite me teksat e tyre ,brez mbas brezi per shpronesimet ,kur me e bukura populli i ndershem e fakir fukara ,nuk ka shkelur ligjin dhe nuk kane perfituar as edhe nje gje . Te paguajne per shkelesit e ligjit me nipa e sternipa ne shekuj per miliadat . Haje pyken ,theriti mendjes ,fut llogjiken e shiko interesin e te gjitheve ,dhe ky palloshi del e propogandon se do rrisi pensionet ,Me cfare do ti rrisi ,apo me borxhin publik qe e ka rritur me shume se larqofti Sali .Apo do i rrisi kur te hapi thesin Strasbourgu per dosjet e pronareve konder shtetit Shqiptar .Ka 10 vite dosjet qe presin ne Strasbourg , mesoje nga une .
    Keta te dy , te pa pergjegjshit ,si Saliu dhe ky Rama i jane lutur Strasbourgut me ane te Merkel e Hollande ,aman na i shtyni vendimet dhe prap historia cudiberese vazhdon e genjeshtres ,dhe ti kerkon qiqra ne hell.????.Paj zotin per koken tende me i zgjuar.Ne qofte se tij i do pronat e tua ,,shko e meri ato therime,dhe ta them une teknikisht ,prit nja 50 vite te vije rradha ,keta jane ne graden e fundit e ti pretendon . Mos i beso e mos fluturo ,se cdo gje qe fluturon nuk haet ,por mendo edhe per taksa paguesit e mjere shqiptar.
    O Rama .kam kohe muaj te tere qe pres hipoteken ne Durres ,pallat i ri me leje ,dhe ato te hipotekes ne Durres na verdallosin . Kam qe ne fund te qershorit ,qe kam bere kerkese. Jo me fjale por me vepra. ??????

  • akoma vazhdon me pwrralla ti. Korrupsionin ti e nxit vete. A nuk i ke emeruar ne poste te larta te gjithe ata te 100 e korruptuar qe nxoore me ate listen e zeze,apo harove. Nxirr edhe nje liste tjeter qe te rriten edhe nje here ne pergjegjsi.

  • Zoti Kryeminister,ju drejtova platformes per te cilen deshiroj t’ju beje komplimentet e mia,pamvaresisht se aplikacioni bere nga ana ime ne zyren (e bashkeqeverisjes) ne Lushnje per nje problem qe me ka dale ne pallatin ne te cilin kam blere nje apartament ne Qytetin e Sarandes nuk funksionoj.Ne muajin Maj,bashke me punonjesen e zyres ne Lushnje plotesuam kerkesen.Mbas 24 oresh nga Kryeministria me moren ne tel.per t’ju derguar me hollesi te dokumentuara problemin.Nisem gjithca donin(dhe foto nga gjendja e pallatit.)Me thane se ne adresen elektronike do te me conin pergjigjen brenda 10 diteve.Jemi rezident prej shume vitesh te Europe.(Zyrtaret e moren vesh qe isha aty per pak dite) Per dy muaj deri ne fund te Korrikut nuk me dhane pergjigje.Zyra ne Lushnje me thoshte na vjen keq por…Ne fund te Korrikut vij perseri ne Shqiperi drejt te zyra.Fale perpjekjeve te zonjushes ne LUSHNJE mbas disa ditesh Tirana na ofroi riperseritjen.E ribeme.Mbas 10 ditesh me vjen nje pergjigje nga Bashkia Sarandes.Nga kjo as ka pare dhe as ka per te pare njeri drejtesi per keto ceshtje.Ne shpresuam se do te nderhynte ndokush nga Kryeministria.Kemi 10 vjet me shtepi te blere ( me pallat te pa mbaruar) Kur I joni po mbaronte 6 metra perpara na bene dhe nje tet katesh ,qe na ka zene,detin,driten dhe na ka blokuar.Ky mbaroj ne nje kohe rekord, i joni ka ngelur si morr.S’behet fjale pastaj per apotekimin.Per bashkine e Sarandes eshte cdo gje ne rregull me ligjin se ata i kane mare vulat ne Bashki.Kam 30 vjet ne kurbet e nuk desha kurre te investoj ne dhe te huaj,tash dhjete vjete me kete investim ne Sarande ndihemi si te mallkuar,dhe te pa shprese.Te vetmen shprese e patem te Qeveria,por jo te bashkia! Besimin tek ju pamvaresisht e kam te pa diskutueshem.Shume ke per te bere por kete Shqiperi arritet ta nxirni ne drite duke punuar dhe me njerez te zhytur ne llumin e korrupsionit.Jemi larg dhe duam te kthehemi sa me shpejt.Me gjithe kete pune te madhe qe ke bere e qe je duke bere numuri i personave qe duan te kthehen po rritet. Shpresojme tek ju.Jeni kryeministri qe duam!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *