Rama paralajmëron deputetët: Çdo ndikim apo ndërhyrje në tenderë do të konsiderohet armiqësore

Edlira Shehu

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e  grupit të vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit u ka kërkuar të gjithëve  të bëjnë një vështrim kritik nga vetja në mënyrë që të rritemi dhe forcohemi më shumë.

“Vërtetë kemi marrë një notë kaluese në zgjedhjet e 25 prillit si asnjëherë më pare, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka peshuar në zgjedhjen e tyre mungesën e alternativës ndaj nesh? Sa ka qenë prania e deputetëve tonë dhe sa pozitive ishte marrëdhënia e deputetëve me komunitetin? Sa e kanë ndikuar rezultatin tonë padrejtësitë, ryshfetet dhe qokat e administratës? Sa ka arritur të pastrohet PS nga drejtorë, shefa dhe zyrtarë të korruptuar që janë kosto morale dhe politike për ne dhe si do të shpëtojë nga kjo specie kjo parti? Sa gjak i ri ka hyrë në organizmin e kësaj parti edhe se si do ta ripërtërijmë partinë? Këto dhe të tjera pyetje ka sa të duash. Kërkoj një vështrim kritik mbi vetveten më parë duke rreshtuar fakte që mund të mos na pëlqejnë fare në mënyrë që të rritemi dhe të forcohemi më shumë. Çdo gjë nis nga vetja, si individ duke kërkuar brenda vetes se çfarë do të kishim bërë më mirë, çfarë nuk shkoi siç duhej”- tha kryeministri Rama.

Ai ka paralajmëruar deputetët e rinj dhe të vjetër se  çdo ndërhyrje apo ndikime në tenderë apo në mbajtjen në punë të njerëzve të paaftë do të konsiderohet armiqësore me qëllimet e shqiptarëve që kanë votuar Partinë Socialiste. Ai tha se kjo skuadër duhet të luftojë nepotizmin dhe klientelizmin dhe se duhet t’u përgjigjet qytetarëve për problemet e tyre.

“Kjo që është sot këtë është skuadra drejtuese e PS, e vendit në 4 vitet e ardhshme. Është skuadra që do t’u përgjigjet qytetarëve për hallet dhe problemet e tyre. Duhet të përgatitemi për vendime jo të lehta, për punë të vështira. Duhet të jenë të gatshme të heqin dorë nga lojërat e dëmshme dhe teë padobishme që të luftojmë nepotizmin dhe klientelizmin. Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, për të sistemuar në vende pune njerëz që nuk e meritojnë apo ndikime për në procese tenderësh janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin”- shtoi Rama.

 

e.sh/Dita

Share This Article
16 Comments
  • Po ky, nuk e di akoma qe eshte vete armiku kryesor ?
    Idioti vazhdon ti trajtoje shqiptaret si debila…
    Po pse more kerriç gomari…per çfare i bere deputete ate bande hajdutesh qe te rrethon?
    Per te te mbajtur “iso”kur vjedh ti ?
    Po e duan dhe ata ndonje kocke, qe te ngrene kartonin jeshil kur flet Lideri Global, se ndryshe nuk te pjerdhin me fare…
    Qesh e qaj .

    • Sipas tejedhe sojit tend te felliqur ,zareve te shqupit o karavello ai o ben te gjitha,por Kur vjen puna per fakte paraqisni babalen taman si prostitutes e lagjes.Perse Valle?

    • Ja te pyesim ish sekretarin e partise te fakultetit te mjekesise,spiunin e doktorave dhe studenteve ,kriminelin me damke Sali karaxhixhin.

    • Do denohen sa u denua autori i Unazes, Gjiknuri.
      Tenderat ka te drejte ti vjedhi vetem Ramuti me Gjiknurin dhe Ahmeten. Perfitues jane dhe Fusha, Kastrati, Ulaj, Gjikuria, dhe gjithe kurvat qe kane lidhje me madhorin boteror

  • E degjoni o milet vete e tha i droguari Rama, mos vidhni me dhe mos nderhyni ne tendera.
    Pra deri me sot ja kane qire picken e s’emes, kane vdjedhur e grabitur pa esap eshte bere muti mullar dhe vjen ere gjithandej.
    Popull dele qe mashtrohet me 100 euro dhe me nje thes miell (krunde).

  • ky Rama eshte demagog dhe sharlatan i madh. Per vjedhje e korrupsion ai dhe shpura e tij ja kalojne edhe Berishes ( i cili njihet me shume per veprime kriminale)
    Deklaratat e tij jane me shume propogande per te huajt se shqiptaret e dine mire se kush i vjedh e mashtron.
    Ky e di mire se fitorja e tij ne zgjedhje eshte rezultat i faktit se shqiptaret urrejne me shume Berishen dhe votat ne favor te tij jane ne fakt vota kuinder Berishes.
    Por ky duhet te dije se kur Berisha te zhduket plotesisht nga skena politike populli do ti kthehet ketij e do ti kerkoje hesap per te gjitha zullumet, vjedhjet e korrupsionin e paprecedent.

  • fjalime shqiptaret shqiptaret kane degjuar e stredegjuar ,vetem fjale .Realiteti eshte krejt ndryshe .Ne zyrat e kadasteres po nuk “ia gjete anen” dokumentat humbasin sirtareve Kush paguan dhe kush ka muskuj ose ndryshe quhet ” i forte” i shqyen dyert e kadastres Te tjeret rine e presin kur tu doje qefi mediokerve te paafteve te korruptuarve tu japin ate cope leter qe u takon dhe qe e kan paguar sipas ligjit cdo detyrim .Nje instutucion qe nuk u be kurre sepse aty ku ja interesa e levrogen lek vemendja eshte sa te rrjepin dhe jo si te bejne pune te mira .Prandaj llafet dhe fjalimet jan vec fjale ne ajer dhe krejt pa vlere .Realiteti eshte krejt ndryshe .

  • Bravo Rama , me fjale te tjera po ju thua se ekskluzivitetin e tenderave e ke VETEM TI ndersa ju te tjeret ngrohuni ne diell dhe prisni ndonje kocke kur ti mbushet mendja

  • Shpejt u kujtove te deklarosh korrupsjonin qe te mbulon. Qe do vjedhin as qe e ve ne dyshin .Ne rrejte do kapet ndonje cironke qe perpelitet te dali nga rrjeta .

  • Keshtu thote “artisti”Rama, ndersa shkrimtari dhe eseisti anglez David H Lawrenc, thote keshtu: “Mos i besoni kurre artistit, besoni hìstorise”

  • O demagog , kur hallexhiu popull ju dergon ankesa ndaj institucionevet shteterore perfshi edhe bashkite , a ja keni zgjedhur problemet apo as pergjigje nuk I ktheni kthyer .Prefektet dua te dime cfare roli kane ,se paguhen nga taksat tona.O demagog , te porti I Durrsit je shprehur o VANGJUSH DAKO qente le te lehin ,traktori te heci perpara. Dihet ca I ka bere ketij qyteti dhe qytetareve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *