Kryeministri, Edi Rama ka prekur një sërë çështjesh në mbledhjen e radhës së grupit kuvendor socialist, duke nisur nga pritshmëritë e vendit në procesin e tij integrues, në reformat qeverisëse mbi sketorë të ndryshëm, në zgjedhjet europiane, etj. Por duke prezantuar nismat e qeverisë, Rama bëri me dije nisjen e debatit për një reform të thellë në drejtësi. Debat që sipas tij do të shoqërohet me çuarjen përpara derës së drejtësisë ish ministra, të akuzuar për korrupsion.
“Luftën kundër korrupsionit nuk e bëjmë dot vetëm, pa një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës, por kemi të qartë se çfarë reforme duhet të bëjmë në drejtësi pë të qenë në lartësinë e sfidës. Së shpejti do të mund të vëmëë në dispozicion të të gjithë aktorëve ndërkombëtarë materialin për të staruar reformën e thellë të drejtësisë”, bëri me dije Rama.
Por ky proces do të shoqërohet dhe me një tjetër hap.
“Të tjerë ish ministra do të përfshihen në rrugën e kërkesës për hetim në javët në vijim dhe të tjerë ish zyrtarë të lartë do të ndjekin atë atë rrugë. Nuk do të reshtim në procesin e auditimit”, paralajmëroi Rama.
Gjithashtu, në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Kryeministri Rama nuk fshehu optimizmin e tij lidhur me vlerësimet për punën qeverisëse në raportin progresin që pritet të publikohet nesër nga Komisioni Europian.
“Besoj se nuk kemi arsye të dyshojmë në faktin se raport progresi do të flasë qartë për atë që ne jemi të vetëdijshëm që kemi bërë në këto muaj, edhe pse do të përqëndrohet në disa prioritete. Përzgjedhja jonë ishte që të jemi të vendosur të bëjmë reformat të thella e të munguara në të gjitha fushat. Krimi e organizuar dhe korrupsioni, lufta e tyre është prioritet. Nuk dyshoj që rezultatet, që për ne janë të prekshme, janë në sytë e të gjithëve dhe gëzojnë mbështetjen dhe do të sjellin të gjithë përgëzimet e nevojshme nga ana e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë”, vuri në dukje Rama.
14 Comments

ish ministra po e po voten tone duhet ta lexosh pak me mire eshte per sali berishen te jape llogari per vrasjet vjedhjet plackitjet shitjen e pasurise shteterore e shume te tjera ndeshkim pa meshire te gjith atyre qe kane shkelur ligjin rrofte shqiperia vkekje sali hajdut kusarise
duam koken e Berishes!!!!!
he pra te shkreten! Dhe po te jeshe burre Edi Rama filloje qe nga ish-ministrat e Selehut 1 (te 92-shit) e deri ne sot!
Nuk besoj se e ka seriozisht,mbasi ka eshe ish ministra te LSI,qe i ka munistra sot neqeverine e tij,dhe a mendoni se do i dergoje para drejtesise? Ja si tallet me votuesit e tij dhe ky.
Shpresoje. Po na mbaron durimi. Nuk po e shohim refgormen ne drejtesi.Jemi te nje mendje se pa drejtesin korekte, nuk ka sukses lufta kunder korupsoionit dhe gjith fushat e tjrra prioritare.
Tashme per te bere nje shqiperi demokratike, nje shtet ligjor ku te gjithe te jene te barabarte para ligjit duhet parjeter te futet ne jeten e shtetit shqiptare “ndeshkimi” per te gjithe ato qe kane vjedhur e rrjepur kete popullin kaq te mire e punetore.Jo vetem te vihen para drejtesise por tu konfiskohet cdo pasuri e paligjshme.Nese do te behet kjo te jeni te bindur se pasuria qe do tu sekuestrohet do te jete aq e madhe sa vendi do te paguaj borxhet dhe te rise rrogat e pensionet. Nuk duhet te kete tolerance per ato pushtetar e zyrtare qe pasurine e popullit e kane futur ne xhepat e tyre.Nuk duhet te lejohen qe keto kriminel te gezojne pasurine e vjedhur.Nese zoti EDI nuk e ben kete do te deshtoni,nese e beni do te jeni hero kombetare dhe zoti do tju bekoj, populli do tju bekoj dhe do te mbeteni ne histori. Lere Salen, Ai e pat shansin disa here per te hyre ne histori si njeri i cili diti te ndertoj shtet dhe te lumturonte popullin etij, por te jeni i bindur ai ka marre mallkimin e tij.Zoti Edi keni shansin te ndertoni shqiperine moderne,shqiperine europiane, te lumturoni popullin Tuaj te keqperdorur, te tmerruar nga te babziturit,qe i kane hequr shpresen per te jetuar.Z.eDI KE NE DORE ZEMRAT,SHPIRTIN,JETEN E NJE POPULLI FISNIK,KTHEJI SHPRESEN……
Z.Rama,populli po pret me padurim futjen ne burg te Sali Berishes ne radhe te pare,mandej piramida rej rëre bie kollaj.Degjoe popullin 1 miljonesh,Arta Dade e ka shprehur hapur”Saliu ne burg ose un jap doreheqjen si deputete”-Le ta beje ajo dhe ndonje tjeter qe ta marrin vesh disa lobista Europjan dhe Amerikan,Saliu nuk durohet me.
Ne hetim shkoi edhe 21 Janari edhe Gerdeci. Askush nuk u denua. Per sa kohe presidenca,prokuroria,KLD e gjykatat jane te Berishes asgje nuk per te ndodhur. Keto jane larje duarsh.
Deri tek ministrat e paske steken, nuk e ngre dot njeçike me lart??!!
Z. Kryeministër!
E para debati për reformat në drejtësi të bëhen në popull tek ai që të dha mandatin për ta bërë.
E dyta,hajdutët e kriminelët që ke rreth e rrotull të çohen përpara drejtësisë kur të jetë bërë reforma,dmth kur të jenë larguar nga radhët e gjyqësorit të gjithë ata që kanë shitur drejtësi e kanë mbuluar krimet e politikanëve.Hiq dorë nga komisionet parlamentare,drejtoju popullit me referendum,,ji i sinqertë me popullin,kërko mbështetjen e tij dhe ai do të mbështesë.Nëqoftëse nuk mundesh,tregoji popullit kush të pengon,që populli ti tregojë vëndin pastaj me votë atyre që nuk duan të ketë drejtësi në këtë vënd.Pse tutesh,populli ta ka dhënë votën,ç’pret tjetër?
Jam teresisht ne nje mendje me Ju.Pa shkermoqur korporaten kriminale “gjin gjoni” nuk mund te behet drejtesi,e standartit europian,ne Shqiperi.
Shkermoqja e kesaj korporate gjarperinjsh mund te behet vetem me nje reforme radikale ,qe te kaloje detyrimisht ne filtrin e verdiktit REFERENDAR te Popullit Shqiptar.
Kjo eshte e vetmja rruge qe mund te ngreje ne kembe shtetin e se drejtes,me koston me te vogel.Cdo rruge tjeter do te kalonte neper shalet e korporates,,,,dmth eshte e pashprese per te jetesuar drejtesine qe presim.
Zgjedhjet e 23 qershorit deshmuan aftesine e padiskutueshme te publikut shqiptar per t’a bere drejt kete zgjedhje.Kjo reforme referendare ne drejtesi do te rrise pa diskutim pergjegjshmerine kombetare per nje proces te tille jetik per te gjithe shoqerine.
Une jam e bindur qe keshtu do te merren rezultatet me te mira dhe me te shpejta se ne cdo rruge tjeter.Pershendetje “ab” .
Me vjen keq ta shpreh, por e verteta duhet thene dhe kryeministri ta degjoje. Zoteri, ju e keni pasur te gjithe kohen qe nevojitet per te denoncuar ne prokurori ministrat dhe drejtuesit poshte tyre qe kane abuzuar me detyren. Nuk e keni bere deri tani dhe prandaj une dyshoj se keni vullnet ta beni. Nese dyshimi im eshte i papranueshem per ju, perseri faji eshte juaji qe nuk e keni shfrytezuar kohen per te na thene me veprime konkrete se jeni i vendosur ta justifikoni besimin qe populli e shprehu me vote.
Jepi z. Rama? Kemi gati nje vit qe po e kerkojme reformen ne drejtesi dhe hetimin e ministrave të bandës kriminale berisha!? Por kujdes? Paralajmërimet e tua të mos marin karakterin e “paralajmerimeve serioze nr. 9999 ,kineze”!? Do të jetë më keq kur e nxjer shpatën dhe e fut prapë në brez ??? Asnjeherë nuk do t’ju marin seriozisht edhe sikur të bëni “vezën e kuqe” mandej!? Burrat e shtetit peshohen nga veprat!
Ky ka vetem fjale.Keto deklarata i ben per ti thene Europes qe po luftoj korrupsionin duke qene se eshte ne pritje te marjes te statuesit.Mos shpresoni te ky njeri ishtirur