Rama paralajmëron ministrat e rinj: Nëse s’bëni punë, shkarkoheni

Dita

Kryeministri Rama ka thënë sot në një intervistë për emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit në RTSH1 se ministrat e qeverisë së re do të vlerësohen në bazë të performancave dhe do shkarkohen nëse ato do të jenë të dobëta.

“Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të caktuar objektiva konkretë për çdo ministri, për t’ kalendarizuar, proceset për arritjen e këtyre objektivave dhe mbi bazën e këtij kalendarizimi ne po hartojmë për herë të parë besoj në historinë e qeverisjes të gjithë këtyre viteve, kontratat e perfomancës për çdo ministër dhe pastaj do të zbresim edhe për çdo zv/ministër dhe për çdo drejtues në sektorë të caktuar.

Mbi bazën e këtyre kontratave të performancës të cilat janë kontrata të matshme, do të gjykohet edhe puna e çdo ministri, e çdo zëvendësministri dhe çdo drejtuesi në sektorë apo agjensi të caktuara që do të ketë objektiva konkretë dhe një kalendar pune të përcaktuar”, tha Rama.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *