Rama: Pas 23 qershorit, Berisha do të përgjigjet për të gjitha padrejtësitë

anazapta

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në daljen e tij para mediave pas dhënies së pafajësisë ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e demonstruesve në 21 janar, ka siguruar familjarët e viktimave se për ta do të ketë drejtësi. Rama theksoi se më shumë se të akuzuarve, pafajësia u duhet urdhëruesve të vrasjeve të 21 janarit 2011.

“Kryeministri i ka kthyer gjykatësit në gardistë, të cilët me urdhër nga lart pushkatojnë drejtësinë siç pushkatoi garda demonstruesit e 21 janarit. Vendimi i sotëm është vrasja më barbare e drejtësisë në Shqipëri pas rënies së diktaturës. I siguroj familjet dhe vrasësit e drejtësisë se 21 janari është nga ato ngjarje që nuk harrohen pa u gjykuar me drejtësi”, tha Rama për mediat.

Ai tha se sot nuk pati gjykim, por përqafim mes vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të protestuesve të 21 Janarit, dhe nëse vrasjet e 21 janarit ishin krimi më barbar.

Rama tha se vendimi i sotëm i drejtësisë për vrasësit e 21 janarit tregon qartë realitetin e shtetit për të cilin ligjet nuk vlejnë asnjë grosh.

“Çdo qytetar nga veriu në jug, që ka respekt për veten dhe për ato vlera e parime që ka marrë si trashëgim nga familja, sot duhet të ndiejë përgjegjësi. Ndërsa çdo mik dhe partner ndërkombëtar që u angazhuan për drejtësinë e 21 Janarit, besoj se sot ndihen më afër realitetit të një shteti, ku ligjet s’vlejnë asnjë grosh dhe ku kultura e pandëshkueshmërisë bën ligjin”, tha Rama.

 

 

21 janari, Rama: Turpi i gjykatës së qeverisë që s’ka turp

Kreu i opozitës komenton në Tuiter vendimin e gjykatës për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, dy të akuzuarit për vrasjen e katër demonstruesve në 21 janar 2011. Në postimin e tij, Rama e cilëson vendimin si turp për drejtësinë shqiptare. “Turpi sot është i gjykatësve që janë aty sepse s’kanë pikë turpi, por i kujtdo që sot nuk ndihet i turpëruar me qeverinë e paturpshme që ka”, shkruan Rama në Tuiter.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *