Rama: Pas 30 vitesh agoni, Piramida do kthehet në një kryevepër të zhvillimit urban

Edona Llukacaj

Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama ka bërë publike në rrjetin social Facebook pamje 3D të projektit të transformimit të Piramidës në kryeqytet.

Në postimin e tij, kryeministri Rama shkruan se Piramida do të kthehet në një “kryevepër të zhvillimit urban”.

“Dhe me projektin e Rilindjes së Piramidës, e cila pas 30 vjetësh agoni, do të kthehet në një tjetër kryevepër të zhvillimit urban, që do të përhapë kudo nëpër botë lajmin e radhës për Tiranën e për Shqipërinë moderne që duam, duke u bërë pikëtakimi i ri i më të rinjve me të ardhmen përmes “Qendrës Rinore për Teknologjitë Krijuese”, si edhe një tjetër zonë tërheqëse për të gjitha moshat, ju uroj një të dielë të bukur”.

e.ll./dita

 

Share This Article
9 Comments
  • Piramida te behet sa me pare, pasi eshte eshte shnderruar ne nje wc publike , turpi kryeqytetit.
    Jepi drejtim urgjent rruges tirane -durres. Trafik i mbushur me aksidente, nuk respektohet asnje sinjalistike. Autostrada me dy korsi si para 25 vjeteve me qindra hyrje dalje qe cdo moment mund te aksidentohesh. Per te huajt eshte horror

  • Edi Rama:

    EDHE ME 30 D PIRAMIDA FAMEKEQE E ENVERIT NE MES TE TIRANES DO TE RREZATOJE LIGESINE E REGJIMIT DIKTATORIAL

    dhe:

    Do t’i kalli daten edhe femijeve ne barkun e nenave kur t’i kalojne prane. Nderkohe qe edhe ne Rusine e Putinit po diskutohet heqja e sarkofagut dhe prishja e mauzoleut te Leninit ne Moske, Edvin Kaqoli kerkon te ngreje me lekat e taksapaguesve shqyptare Piramiden Famekeqe te Enverit si nje rezil i Shqypnise qe po kerkon te antarsohet ne BE.

    PO PSE NUK RIPARON TEATRIN KOMBETAR KUR KE KAQ SHUME LEKA SA T’I HEDHESH BADIAVA PER PIRAMIDEN E ENVERIT, QE ESHTE NJE NDERTESE E MEGALOMANISE BOLSHEVIKE, ASPAK FUNKSIONALE QE MUND TE SHERBEJE VETEM PER HALE PUBLIKE?

    apo:

    Ke vendosur te vjedhesh fonde publike me Bashkim Ulajt&Fushat&Lukuni si tek Unaza e Madhe me fallsifikime dokumentash per tendera te stisur dhe me vjedhje identiteti te Kompanise Prestigjoze Amerikane qe nuk i kap fare Drejtesia e Arta Markut?

    HE MO EDI RAMA QITE QELLIMIN E VERTETE SEPSE LLOGJIKA JOTE ENVERISTE CALON SHUME

  • Ku do ti gjesh Leket,apo me PPP?
    Atehere,sa kulla do te behen perreth Piramidës per te shperblyer PPP dhe veten?
    Mire se i hapem rruge skizofrenit,por e beme edhe Kryeminister!

  • Shyqyr qe Po ben nje gje te mire.
    Eshte nje veper e vecante. Shume e bukur qe meriton te jere aty

    • që ke të drejtë!?ke të drejtë!!
      por problemi është se gjithnjë i bën jo vetëm me paratë tona,jo vetëm se merr meritën sikur i ka bërë ai(që nuk di të dallojë një video të animuar nga një 3D)por dhe me çmime që as alienët nuk do ti pranonin!!
      kjo është lali,budallallëku ynë që dorzohemi kur e dimë që nuk kemi takat!!e gjithnjë themi për “fat po bën diçka”!
      llogarit sikur ti si puntor të kishe një shef që çdo ditë në vëd që të të kërkonte një sasi të caktuar pune të thoshte”të paktën bëri diçka”!
      si do të dilte shefi tënd në fund të muajit??
      me “këpucë të kuqe”??
      ashtu po del shqipëria,me këpucë të kuqe!!dhe kjo falë ne “shefit” që jemi të kënaqur kur puntori ynë,ai thotë se është shërbëtori ynë,bën ndonjëherë sikur punon!!për të vjedhur nuk harron asnjë ditë!!e ti nuk thua “shyqyr që nuk po vjedh”!
      ASNJËHERË!!

  • Pirdh pirdh, nuk i ha me njeri keto o km kokeloqe.
    Me llafe te medha e projekte 3D ne kompjuter ne ja kemi futur dhe Gjermanise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *