Rama: Pas Arenës Kombëtare, radha e stadiumit të Vlorës

Dita

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për ndeshjen e Flamurtarit, por jo vetëm. Në një prononcim për media ai deklaroi se stadiumi i Vlorës do të jetë ai i radhës që do t’i nënshtrohet ndryshimit.

“Ne do vijojmë të bëjmë çmos për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe kam besimin se pas Arenës Kombëtare radhën e ka kompleksi i Flamurtarit”, deklaroi Rama.

Ai shprehu bindjen se, “do bëjmë një kompleks modern ku do përfshihet stadiumi, pallati i sportit dhe mjediset për sportet e tjera”.

Të gjitha këto, “për t’i dhënë rinisë vlonjate mundësinë që të zhvillojë talentin e vetë dhe të vijojmë punën për zhvillimin e gjeneratës tjetër, kur kampionati i futbollit besoj se do të jetë më dinjitoz”, tha Rama.

Share This Article
8 Comments
  • Sikur ta dija,
    Gati projekti dhe per nje kulle tjeter ne Vlore, me te madhe bile.
    Qe ta mbulojne njehere e mire Vloren e lashte nen Pallatet.
    Ku ka leke, ska te ndalur..Para Ediiiii

  • Akoma s’ka përfunduar ai i Shkodrës… Arena e Tiranës ende nuk ka filluar zoti idiot. Po para ca orësh na u hodh Niko Peleshka dhe tha që radhën e ka stadumi i Korçës. Sa stadiume do bësh. Ose më mirë sa vite dashke të rrish në pushtet? Edje një vit kohë ke. Apo do bësh dhe ti si Saliu? Se ke thënë që do jesh i moderuar, s’do ngulesh si trap aty në pushtet, vetë e ke thënë.

  • Per Demin.12 vite do rri ne pushtet Edi Rama sa te jete Sali Berisha ne PD aty eshte Rama.Te pakten ky e filloj punen me stadiumet po Berisha nuk beri gje

  • vazhdo i madh se vlora qyteti me mesdhetar i vendit e do nje stadium eshte folur per fushen e nartes,vloren e kane inat se mbas ardhjes se bazes do behet qyteti kryesor i vendit po ti rruajne Ka….n

  • Partia thote se duhen stadiume per te care bllokaden prandaj do te luajme futboll te gjithe me breket e grisura te Shukriut me ngjyre mavi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *