Rama: Pas LSI-së, koalicioni do zgjerohet akoma

redaktor

Partia Socialiste prezantoi sot në qytetin e Elbasanit, programin e saj “Për një Rilindje Shqiptare. Kryesocialisti Edi Rama siguroi mbështetësit e PS-së se aleanca parazgjedhore me LSI-në do të bëjë të mundur mbrojtjen e votës më 23 qershor. Lideri i opozitës tha se koalicioni opozitar do të forcohet edhe më tej, ndërsa nënvizoi se zotimet dhe parimet e programit të PS-së nuk do të lëvizin asnjë presje.

“Sot jemi koalicion më i madh, bashkimi ynë me LSI ka ndryshuar vetëm një gjë. Sot vota e fitores sonë është më e mbrojtur nga vjedhja, ndërsa Saliu dhe familja e tij janë më të vetmuar në humbjen e tyre. Por koalicioni ynë do të jetë më i madh deri ditën kur do të regjistrohet për të hyre ne zgjedhje.”- u shpreh Rama.

Shefi i opozitës akuzoi kryeministrin Berisha për keqqeverisje dhe kapje të institucioneve të shtetit, ndërsa shprehu shqetësim për rritjen e kriminalitetit në vend, duke përmendur ngjarjet tragjike të 24 orëve të fundit, të cilat regjistrojnë 5 viktima, të gjitha femra.

“Në harkun e më pak se 24 orëve, 5 gra kanë humbur jetën. Kjo është Shqipëria që ne kemi, Shqipëria qe ne duam të rilindim. Kjo është Shqipëria të cilën në vitin 2005 Saliu dhe PD e morën duke i treguar duart e pastra, tek të cilat fatkeqësisht pati shumë njerëz që besuan, ashtu sikundër marrja e Shqipërisë nga ato duar u bë e mundur, sepse duart tona nuk ishin të bashkuara. Qysh atëherë kur Shqipëria regjistronte 8250 krime në vit, krimi ka marrë përmasa alarmante. 20688 krime vitin e shkuar.”- u shpreh Rama.

Sipas kryesocialistit, “policia e shtetit është një trupë e çoroditur e cila mbron qeverinë nga populli ndërsa kupola e Ministrisë së Brendshme funksionin si pikë ndërlidhjeje me krimin.”

Lideri i opozitës Edi Rama tha se me koalicionin e ri me LSI-në, vota e fitores së socialistëve është më e mbrojtur.

“Sot ne jemi një koalicion më i madh, bashkimi ynë me LSI-në ka ndryshuar vetëm një gjë, sot vota e fitores sonë është më e mbrojtur nga vjedhja. Saliu dhe partia e tij familjare janë më të vetmuar në humbjen e tyre”, – tha Rama para të pranishmëve.

Shefi  i opozitës deklaroi se do deri më 23 qershor, kur vendi do të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, koalicioni i socialistëve do të zgjerohet edhe më.

“Koalicioni ynë do të jetë edhe më i madh deri ditën kur do të regjistrohet për betejën. Angazhimet tona të programit për një rilindje shqiptare, vlerat, parimet dhe zotimet e këtij programi nuk kanë lëvizur as edhe një presje”,- tha Rama.

Share This Article
9 Comments
  • Nuk jam dakort me arsyetimet e Edvin rrumpalles qe se fundemi kerkon te na mbushe mendjen se duke administruar Ai(Edi) hajdutin e vjedhjes vota eshte me e mbrojtur se kurre.Ndersa persa i perket pretendimit qe aleanca do te zgjerohet edhe me ,indirekt na thote se ne kampin e tij do te vije edhe Nano me eskorten .”Kurbani”.

    • Lori do tja cajme piten atij saliut tend te dashur. Shko komento te gazeta jote 55 me shefin tend Fari Balliu. Zhduku ti dhe salistet e tjere nga kjo gazete e cila eshte opozitare me saliun tend. Un nuk them qe mos a lexosh gazeten dita, por thjesh te mos besh pis me komentet e tua te qelbura kete hapsite opozitare.
      Beji te fala sandrit

      • Mos u merzit na mendimet kunder.Po te dish ti se sa e urrej une Sandrin dhe Faron qe me ngjasojne njeri si monster dhe tjetri si derrkuc nuk do te nxeheshe kaq.Rama beri gabim.Humbet aq vota sa fiton.Me rezultante zero.Vetem garanton mos ndeshkueshmerine ndaj shkelesve te ligjit.Ndaj hajduteve qe u kapen me presh ne duar duke vjedhur,te cilet populli i pa me ze e figure.Klase politike me te paafte ,me te inkriminuar se kjo qe kemi mbi krye Shqiperia as ka patur dhe as ka per te patur ndonjehere.Nga kjo jemi zemeruar,nga levizjet nen rrogoz.Tani kujtohet vetem 21 janari.Pse u harrua Gerdeci?Neser dhe 21 janari ka per tu harruar.

  • Edi ka bere gabimin me te madh te jetes se tij me aleancen me lsi duke i dhene oksigjen nje partie te fundosur qe ne cdo sondazh dilte e njejte me pbdnj apo psd dhe tani nuk ka me moral te flasi per rilidhje apo rizgjidhje. His time is over. Votoni AK

  • Per te korigjuar sadopak gabimin per aleancen me LSI-ne (e cila per popullin e thjeshte eshte nje turp i madh), do na ngushellosh pak nese perfshin ne aleance AKZ.

  • Nuk kam objektiv qe te te nderoj mendjen or Lorit pasi eshte e kote ,por do te doja te dija me ke do e zgjeroje kualicionin”Me Meten fitojne te gjithe”, me Nanoistet se amoral politik ska me ne kete vend flas per te majten!Apo mos do ye zgjeroje aleancen me Ajalen e Papandreun?Sa per Faron e 55 me afer tyre eshte lideri yt se sa une or trim.Se fundemi e gezofshe kompiuterin n.q.se ke ,apo shkruan nga ndonje inerkafe? Ciao

  • PS ka 64 deputet dhe nuk i mbron dot votat, vjen hajduti profesionist Iliri i M E T E me 4 deputet dhe mbron Edvinin nga vjedhja e votave. Idiotesia e rradhes e Edvin Piktorit,merr ne shtepi dhe e ben kumbar hajdutin Ilir. Edi kur te presesh thonjte, fto dhe liderin shpirteror, Fatos Nano , qe i re peshqesh ne bixhoz ne kazinote e Parisit dhe pastaj si Grup deputoni ne festivalin nderkamtar te Cirkut ne Monte Carlo, ku do te jeni te sigurt se do te fitoni kupen si Kllaunet e paperseritshem ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *