Pas deklaratës së kryeministrit, i cili refuzon të diskutojë në tryezë me liderin e opozitës çështjen e Fierit, ka ardhur reagimi i Ramës.
Në rrjetin social “Twitter” ai shprehet se deklarata mohuese e kryeministrit është mungesë vullneti për të dalë nga situata.
“Thotë takohemi në çdo orë dhe PS të thotë atë që dua unë. I përsëris, nëse do votën e opozitës ulu në tavolinë. Ballafaqohu me argumentat e opozitës, pa vënë kushte. Berisha kushte prej pengmarrësi për opozitën”, shkruan Rama në Twitter.