Rama: Pas shëtitores në Vlorë dhe Sarandë, edhe Shiroka me ‘Lungolago’

Bora Basholli

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga nisja e punës në Shirokë të Shkodrës, vend ku investimet mungojnë prej vitesh.

“Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese. Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *